• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do bëj lek me ty,…”, e përdhunuara 12-vjeçe tregon tmerrin

20:30 : 10/02/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e së premtes disa institucione të drejtësisë, arsimore dhe lokale, të cilat kanë lënë në mëshirë të fatit një vajzë të abuzuar seksualisht në moshën 12-vjeçare.

Vajza, sot 16-vjeçare, ka treguar të gjithë ngjarjen e vitit 2014. Ajo ka akuzuar organet e drejtësisë se nuk i dhanë dënimin e merituar personit që e lëndoi.

Vajza ka deklaruar se djali që e kërcënoi se do ta çonte prostitutë në Maltë bëri vetëm dy vite burg dhe sot është i lirë. Pas ngjarjes së rëndë, familja e minorenes është kërcënuar me dhjetëra telefonata, ndërsa policia dhe prokuroria kanë pushuar kallëzimet me pretendimin se nuk përbënin vepër penale.

Në vitin 2016 vajza i është drejtuar me një mesazh ministrit të Brendshëm në atë kohë, Saimir Tahiri dhe pavarësisht një interesimi të Policisë së Beratit sot ajo është e pambrojtur. I është drejtuar edhe linjës kombëtare të këshillimit të fëmijëve, por nuk ka marrë zgjidhje.

Gazetarët e “Fiks Fare” kanë shoqëruar vajzën edhe te drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Donofrosë të Bashkisë Ura Vajgurore. Në bisedë e sipër, drejtori ka pranuar se vajza ka probleme sociale, madje ka qenë edhe objekt trafikimi.

Lexo edhe:

Motra bën denoncim në polici, zhduket i moshuari në Tiranë

“Monopol dhe korrupsion”/ PD: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar

Por ai nuk ka pranuar që asaj t’i jepte shpërnguljen në një shkollë tjetër. Madje, me një arrogancë të theksuar i ka deklaruar se nuk i jepte të drejtën për t’u transferuar në një shkollë tjetër.

Denoncimi shokues për Fiks Fare

Vajza, emrin i së cilës nuk është publikuar nga redaksia e “Fiks Fare”, iu drejtua emisionit për të denoncuar disa padrejtësi. Ankesat e para kishin të bënin me drejtorin e shkollës 9-vjeçare të fshatit Donofrosë në Bashkinë Ura Vajgurore, Myrteza Bode.

Vajza tha:

“Më ka bërë të braktisur nga shkolla, më ka thënë se unë dal nga ora e mësimit dhe largohem, hipi në makinë, dua të drejtën time. Këto fjalë drejtori ia ka thënë inspektorit të policisë. Unë dua të drejtën time. Kërkoj pse ma kë bërë këtë padrejtësi. Kërkoj rikthimin në shkollë dhe që shteti të marrë masa”, tregoi vajza, e cila rrëfeu edhe historinë e saj të dhimbshme.

Unë jam bërë viktimë e abuzimit seksual në moshën 12-vjeçare. Personi që më kërcënoi më thoshte se do të më çonte prostitutë në Maltë, më thoshte të gjeja edhe ndonjë kushërirën time. Me ty do bëj lekë, më thoshte. E denoncova por policia nuk i mori për bazë denoncimet.

Ajo tregoi edhe ditën e abuzimit.

“Isha në një dyqan në fshatin ku banoj, në Slanicë të Urës Vajgurore. Ky person erdhi me një makinë ngjyrë gri dhe më mori me forcë. Gjërat që kisha blerë më ranë nga dora. Me ty do të bëj lekë, më thoshte. Më çoi në Cukalat dhe më kërcënonte. Do të të vras familjen, thoshte”.

Ajo tha gjithashtu se personi kishte qenë me njerëz të tjerë në makinë dhe se kur ishte kthyer në shtëpi nuk u kishte thënë prindërve për sa kishte ndodhur.

Vajza tregon më tej:

“Ishte ora 12 e gjysmë e natës. Mami kishte dalë nga shtëpia. Kur zbrita nga makina ai më shtyu, por mami nuk pa gjë. Unë e gënjeva mamin, i thashë se kishte qenë kushëriri. Të nesërmen telefonova Policinë e Fierit, në orën 09:00. Ia tregova ngjarjen një kushërirës time dhe ajo më tha se isha minorene”.

Ajo shtoi se, personin që e kishte abuzuar e arrestuan 10 minuta pas kallëzimit dhe gjatë dëshmisë ai e kishte kërcënuar sërish.

“Kam dëshmuar për këtë person. Sapo dola nga komisariati ai më bënte ca shenja. Kam për të të vrarë, thoshte”.

 

Etiketa: 12 vjecaredenoncimrrefimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Motra bën denoncim në polici, zhduket i moshuari në Tiranë

10:27 : 23/06/2025
AKTUALITET

“Monopol dhe korrupsion”/ PD: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar

11:17 : 22/06/2025
AKTUALITET

Shqetësime për marrëdhëniet seksuale tek të miturit/ Shtohen me 50% rastet dhe veprat penale

15:38 : 15/06/2025
AKTUALITET

Shteti si “makineri zgjedhore”, OSBE/ODIHR dhe BE denoncuan qeverinë për qindra milionë euro

22:00 : 11/06/2025
AKTUALITET

Devoll, 42-vjeçarja shantazhon një burrë: Më jep para që të mos publikoj fotot

15:23 : 11/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Denoncimi i 21-vjeçares: Më kanë hapur profil fals për të më prishur imazhin

10:55 : 11/06/2025
Para

Monopoli në shëndetësi/ Ja lidhjet e fshehta mes PPP të hemodializës dhe laboratorëve…

TË GJITHA

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

17:43 : 27/06/2025

Krijuesi i OpenAI: Zuckerberg ofron mbi 100 milionë dollarë për të përvetësuar stafin tim

17:37 : 27/06/2025

Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE

17:30 : 27/06/2025

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

17:14 : 27/06/2025

Zyrtare/ Laçi prezanton trajnerin e ri, kurbinasit i besojnë stolin portugezit Amorim

17:08 : 27/06/2025

Ukraina kërkon takim Zelensky–Putin pas bisedimeve për çështje humanitare

17:07 : 27/06/2025

Ylli i Barcelonës bën një hap pas, pranon ulje page për të rinovuar kontratën

16:52 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com