• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali tek Aviacioni Civil, “përvetësohen” 1.5 milionë euro

16:40 : 07/02/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një seri shkeljesh ligjore në Autoritetin e Aviacionit Civil (ACC), të cilat i kanë sjellë shtetit një dëm në rreth 1.5 milionë euro.

“Boldnews.al” ka siguruar një raport të institucionit më të lartë auditues të vendit, në të cilin janë renditur abuzime me ligjin. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, përgjegjës për dëmin financiar në vlerë totale mbi 2 miliardë lekë janë: Drejtuesi aktual i Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri, si edhe paraardhësit e tij, Lilika Radovicka e Flamur Çelaj, si edhe drejtori i financës në këtë institucion, Feim Godo.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se drejtuesit e Aviacionit Civil, në kundërshtim me përcaktimet ligjore, nuk kanë kthyer në buxhetin e shtetit fitimet e nxjerra gjatë aktivitetit të tyre. Por, përkundrazi, sipas KLSH, shumat që duhet të kalonin në depozitat e financave publike, janë mbajtur nga autoriteti në llogari bankare të nivelit të dytë.

Lexo edhe:

Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Ligji për Aviacionin Civil parashikon që ky institucion financohet nga të ardhurat e veta. Por, gjithashtu, përcaktohet se pjesa e fitimit që mbeten në fund të vitit përdoren për të plotësuar detyrimet deri në 3 muajt e vitit të ardhshëm kalendarik. Diferenca që mbetet arkëtohet në llogarinë e Buxhetit të Shtetit.

Pikërisht, ky detyrim nuk është zbatuar dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur në konkluzionin se totali prej 1.5 milionë euro nuk është depozituar për llogarinë e Buxhetit të Shtetit, por është mbajtur në mënyrë abuzive në llogaritë bankare të Autoritetit Civil.

Më konkretisht, në raportin e KLSH-së thuhet: “…Nga ana e strukturave drejtuese të Autoritetit të Aviacionit Civil nuk janë marrë masat për kalimin e këtyre fondeve (fitimit të mbetur pas shlyerjes së detyrimeve) për llogari të Buxhetit të Shtetit…Për pasojë, vlera 102.368.000 lekë, që përbën vlerën e fitimit që nuk është derdhur në llogarinë e Buxhetit të Shtetit për vitet 2016 dhe 2017, përbën të ardhura të munguar, me pasojë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit”.

Gjithashtu, gjatë këtij Auditi, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se edhe fitimet e krijuara para vitit 2016, sërish në kundërshtim me ligjin, nuk janë depozituar në llogarinë e Buxhetit të Shtetit, por janë mbajtur gjendje në llogaritë bankare të Autoritetit Civil, përkundër rekomandimeve të KLSH-së në një raport të mëparshëm.

Më konkretisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit shkruan në raportin e tij se konsiderohet dëm ekonomik “..Gjithashtu edhe vlera 108.990.000 lekë, e cila përbëhet nga fitimi i akumuluar nga periudha para vitit 2016, evidentuar kjo edhe në raportet e mëparshme të KLSH, por që nuk është derdhur në llogarinë e Buxhetit të Shtetit…”.

Pra, sipas konstatimeve të KLSH, drejtuesit e Autoritetit të Aviacionit Civil, për të paktën prej vitit 2016, nuk kanë arkëtuar në llogaritë e Buxhetit të Shtetit, siç i detyron ligji, shumën në një total prej rreth 1.5 milionë euro.

“Për sa më sipër – shkruhet në raportin e KLSH- mbajnë përgjegjësi z. Krislen Keri, Drejtor Ekzekutiv i ACC për periudhën 10.11.2017 e në vijim; znj. Lilika Radovicka, me detyrë Drejtore Ekzekutive e ACC për periudhën 20.01.2017-10.11.2017; z. Flamur Çelaj, me detyrë Drejtor Ekzekutiv i ACC për periudhën 04.11.2016-20.01.2017; si edhe z. Feim Godo, me detyrë drejtor i drejtorisë ekonomike për periudhën objekt auditimi”.

Lajme të lidhura

SPORT

Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

21:26 : 11/07/2025
BOTA

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

21:25 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Prokurori ishte i joni”/ Trafikanti shqiptar zbërthen rrjetin në gjyq

21:24 : 11/07/2025
AKTUALITET

Rruga ‘Goce’ në Krujë, e prishur dhe e bllokuar, banorët pa kalim

21:10 : 11/07/2025
BOTA

Gjermania rrit porosinë për avionët F-35, do të blejë edhe 15 të tjerë nga SHBA

21:09 : 11/07/2025
BOTA

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

20:59 : 11/07/2025
Para
Foto Ilustruese

Vetingu/ KPA jep vendimin, çfarë u vendos për gjyqtarin

TË GJITHA

Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

21:26 : 11/07/2025

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

21:25 : 11/07/2025

“Prokurori ishte i joni”/ Trafikanti shqiptar zbërthen rrjetin në gjyq

21:24 : 11/07/2025

Rruga ‘Goce’ në Krujë, e prishur dhe e bllokuar, banorët pa kalim

21:10 : 11/07/2025

Gjermania rrit porosinë për avionët F-35, do të blejë edhe 15 të tjerë nga SHBA

21:09 : 11/07/2025

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

20:59 : 11/07/2025

Allegri kërkon sulmues, Igli Tare po punon në tre drejtime

20:57 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com