DASHI
Dielli do e privilegjoje tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ju beje te ndiheni për mrekulli. Nuk do keni me debate si me pare sepse te dy palët do toleroni goxha. Beqaret do kenë plot momente pasiononte dhe gjerat do ju ecin ne rrugën e duhur. Me financat duhet te jeni shume me te matur dhe keni për ta pare qe gjendja do filloje te normalizohet shpejt.
DEMI
Te dashuruarit do kenë një dite te kënaqshme dhe pa probleme. Dashurohuni ashtu si ta mendoni se është me mire. Priten takime te rëndësishme gjate kësaj dite për ata qe janë ende vetëm. Ka mundësi qe gjithçka te ndryshoje njëherë e mire për ta. Saturni do ju ndihmoje ne planin financiar dhe do e rigjeni ekuilibrin e munguar. Tashme do ndiheni me te qete.
BINJAKET
Nëse jeni ne një lidhje mos bëni gabim te ëndërroni për persona te tjerë sepse do shkatërroni njëherë e mire çdo gjë te bukur qe keni ndërtuar. Dijeni qe me pas nuk do ketë me kthim mbrapa ne kohe. Beqaret as nuk do duan te bëjnë ndryshime ne statusin e tyre edhe sikur t’iu jepen mundësi te mira. Ne planin financiar rekomandohet shume maturi e përkujdes.
GAFORRJA
Venusi do jete planeti me harmonik qe do ua zbukuroje ditën sot. Do flirtoni ne çdo moment me partnerin dhe do ju duket sikur po dashuroheni nga e para me te. Beqaret do jene me te brishte dhe do kenë frike te dalin neper takimet qe do ftohen. Me sektorin e financave duhet te kujdeseni pak me shume sepse po i late pas dore situata sa do vije e do përkeqësohet.
LUANI
Dielli do ju sigurojë një dite pozitive sot e te mbushur me bashkëpunim. Gjate gjithë kohës do merreni vesh me partnerin dhe nuk do debatoni me te. Beqaret do ndihmohen nga gjithë planetët. Ata do ju krijojnë te gjitha kushtet e nevojshme për te realizuar takimet e ëndrrave. Edhe gjendja e financave ka për te qene me e stabilizuar nga me pare dhe do ndiheni te qete.
VIRGJERESHA
Jeta ne çift do ketë ndikim shume te madh nga planetët gjate gjithë kësaj dite. Here do jeni ne humor te mire dhe here do konfliktoheni për gjera te kota me partnerin. Beqaret do flirtojnë gjithë kohës me disa persona qe ne fakt nuk ja vlejnë. Kujdes mos bëni gabime. Financat menaxhojini me përkujdes ne mënyrë qe gjithçka te ece me se miri. Ju mundeni!
PESHORJA
Gjithçka do ndodhe si me magji sot ne jetën tuaj ne çift dhe emocionet e kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqaret do ndihmohen nga Jupiteri. Ata do afrohen me tepër pranë personit qe pëlqejnë dhe do ja shprehin ndjenjat ne një mënyrë te veçante. Financat do varen nga ju. Po shpenzuat shuma te konsiderueshme menjëherë do përballeni me vështirësi pa fund.
AKREPI
Shume gjera te jashtëzakonshme kane për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. Emocionet do shumëfishohen dhe do ju duket sikur jeni mbi re. Beqaret do jene gati ta pranojnë propozimin e dikujt dhe do fillojnë një lidhje serioze. Gjendja e te ardhurave nuk do jete aq e mire sa mendonit. Lërini për me vone disa investime dhe mos shpenzoni shuma te mëdha.
SHIGJETARI
Dite tejet e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe mund te debatoni ashpër. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes. Nuk do kryeni aspak investime te panevojshme te cilat do mund ta tronditnin situatën.
BRICJAPI
Dite ideale kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin tuaj dhe marrëdhënia ne çift do përmirësohet. Beqaret do jene te arsyeshëm dhe nuk do hidhen ne krahët e te parit qe do i joshe. Ne planin financiar gjendja do jete e qëndrueshme dhe do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme. E ardhmja do jete edhe me e mire.
UJORI
Do i jepni me shume prioritet se kurrë sot jetës suaj ne çift, madje do pranoni te bëni edhe sakrifica qe gjendja te jete sa me e qëndrueshme. Beqaret do jene gjithë ditës ne kërkim te princit te kaltër dhe do mund ta gjejnë atë ne orët e pasdites. Gjendja e financave do mbetet e mire kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
PESHQIT
Dite shume e vështirë kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni keq ne krahët e partnerit dhe do vuani tej mase. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj gjeje vetëm për te qene ne krahët e atij qe duan. Asgjë nuk do i trembe. Gjendja e te ardhurave do jete disi me e qëndrueshme se zakonisht. Nuk do mund te kryeni asnjë lloj shpenzimi qe keni dashur.