Kryetari i PD u prit nga banorë të Krujës me thirrjen “Rama ik”. Pasi u njoh edhe në këtë qytet me situatën ekonomike të tyre, Basha tha se 1/3 e krutanëve janë larguar për faj të keqqeverisjes së Edi Ramës.
“Shembull më të mirë se Kruja për të folur për rezultat pozitiv të bashkimit, nuk ka. Të gjithë bashkë ju ftoj më 16 shkurt në Tiranë. Në Krujë nuk pash një turist, një blerës të trokasë në dyqane. Ka vende me klimë shum më të keqe se Shqipëria, ku sezoni turistik nuk pushon 12 muaj në vit. Ndërkohë që në Krujë mezi presin muajt e verës. Sezoni i kaluar ishte i mjeruar. Më thanë se 6-7 vite më parë, gjysma e klientelës ishte lokale, apo bashkëkombasin nga Kosova he diaspora. Gjysma të huaj si konsumatorë kryesorë. Sot situata është krejt ndryshe. Jo vetëm që nuk ka turistë për 1/3 e popullsisë së Krujës ka ikur, shumica prej tyre të rinj. Banda që sot qeveris shkaktare e kësaj situate”, tha Basha.
“Edi Rama ju ka marrë ju 2 miliard euro më shumë. Ky që do të ulte taksat për 97% të shqiptarëve. Ai i ka marrë këto taksa duke rritur çmimin e energjisë, çmimin e naftës, taksat, a i ktheu ato? Në investime dhe shërbime? Ai ka bërë masakër me të pamundurit. Kruja hyn në numrin më të madh të familjeve në nevojë. Ka hequr qindra familje, 23 mijë me statistika në të gjithë Shqipërinë, por në fakt është dyfish. Ata jetojnë sipas BE-së, 45% e familjeve shqiptare jetojnë me më pak se 5 mijë lek të vjetra në ditë. Ku jemi këtu në xhungël? 2 miliard taksa të parave tuaja ju e dini përse nuk kanë ardhur për spitale e shkolla, sepse këto para i ka vjedhur Edi Rama me bandën e tij të hajdutëve në qeveri dhe me oligarkët”, deklaroi kryedemokrati.
Basha u ndal edhe te plani i Partisë Demokratike.
“Në krahun tonë në programin ekonomik, kemi këshilltarët më të mirë të CDU-së. Për ne, për mua si Lulzim Basha prioritet është: Punësimi: Mirëqënia për shqiptarët. Ne i kemi zgjidhjet për ju, dhe jemi gati që ta vëmë në funskion, me votën tuaj. Ne kemi vizionin, planin dhe kemi vendosmërinë që të fillojmë t’ju shërbejmë prej ditës së parë kur të na besoni me votë qeverisjen e vendit. Prej ditës sonë të parë nafta dhe benzina do të jetë 300 lek më pak për litër, për çdo shqiptar. Do ta heqim taksën ‘Rama’ mbi karburantin. Ato miliarda që sot i marrin 5 oligarkë dhe i ndajnë me Edi Ramën, që do t’i çojmë për rritjen e pensioneve, rrogave, financim energji, ne mënyrë që shqiptarët të mos e paguajnë më shtrenjtë se çdokush tjetër në Ballkan, dhe që familjet në ndihmë ekonomike të marrin 200 KË e parë falas. Ne do të mundësojmë që përmes uljes së taksave, që biznesi mos të mbyllet me 50 të tilla në ditë, por të hapjen dhe të rrisin punësimin. Kemi plane dhe jo premtime. Kemi ekspertët më të mirë, Florion Mimën dhe Çlirim Gjatën. Ne kemi vizionin, planin dhe kemi vendosmërinë që të fillojmë t’ju shërbejmë prej ditës së parë kur të na besoni me votë qeverisjen e vendit. Institucionet janë kapur nga krimi dhe korrupsioni. Prej 5 vitesh e kemi thënë përpara Bashkisë së Krujës që është monument i kriminalizimit. Nuk e thotë vetëm PD, por e thonë edhe dokumente zyrtare se edi Rama nuk është më kryeministër i shqiptarëve, por i votave të vjedhura, bandave dhe krimit. Zëri i Amerikës ka publikuar të dhënat dhe i ka rikthyer Edi Ramës fjalorin e Enver Hoxhës, që i thotë Zërit të Amerikës, kazan. Zgjidhja politike e opozitës është kjo: Qeveri kalimtare që do të përgatisë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe do të zhbllokojë integrimin europian të Shqipërisë . Edi Rama ka urrejtje për njerëzit dhe është i verbuar bashkë me oligarkët, për të vrarë shpresën, për të thënë se ky vend nuk bëhet. 500 vjet më parë. Një popull i vogël i qëndroi fuqisë më të madhe ushtarake, politike dhe ekonomike, të bashkuar, sepse kjo u jepte kurajo për të luftuar”.
“Sot ka ardhur koha t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit që të shporrim të keqen e të rikthejmë vendin në binarët e normalitetit. Këtu në vendin tonë të krijojmë vende pune, rritje konsumi, të rikthejmë shpresën. Na duhet ndihma juaj. Institucionet dhe prokurorinë i ka kapur krimi. Në vend që të hetojnë dhe arrestojnë Vangjush Dakon me shokë, Damian Gjiknurin me shokë dhe të gjithë politikanët e tjerë që janë kapur në flagrancë duke vjedhur vota, kërcënojnë gazetarët që e shpalosën tek Zëri i Amerikës. Nuk ka më mjete për ta zgjidhur këtë krizë politikisht. Koha e fjalëve ka mbaruar, ka ardhur koha të merrni në dorë fatin tuaj! Asnjë qeveri dhe asnjë parlament nuk është sovran i këtij vendi. Tani po e thotë bota se Edi Rama dhe qeveria e tij janë produkt i krimit dhe jo votës së shqiptarëve. Zgjidhja politike e opozitës është kjo: Qeveri kalimtare që do të përgatisë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe do të zhbllokojë integrimin europian të Shqipërisë”, u shpreh kreu i PD.