• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parashikimi brenda kampit blu/ Shqiptarët brenda vitit do të votojnë për 2 palë zgjedhje

15:19 : 05/02/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Sipas burimeve nga kampi blu, përfaqësues dhe anëtarë të Partisë Demokratike shprehen entuziastë për protestën e 16 shkurtit, duke e konsideruar atë si ‘deadline’ e qeverisjes së Ramës.
Për Jamarbër Malltezin, qeverisja e Ramës është çështje ditësh dhe se largimin përfundimtar do ta shënojë protesta e paralajmëruar e opozitës. Sipas tij, me 30 qershor të 2019, shqiptarët do të votojnë 2 herë duke zgjedhur drejtuesit e tyre lokalë dhe parlamentarë.
Ai gjithashtu i bëri thirrje kolegëve të tij demokratë, që të mobilizoheshin për tu bërë njësh me kërkesat dhe nevojat e popullit jo vetëm për emergjencat që pritet të lindin më datë 16 shkurt.

Më poshtë një pjesë e intervistës së tij për GSH.

Z.Malltezi, opozita ka ftuar qytetarët në një protestë kundër qeverisë me 16 shkurt. Çfarë do të ndodhë atë ditë…?
Opozita po bashkon qëndrimin e saj me vokacionin e qytetarëve. Po i mbështet qytetarët që përballen me arrogancën e hajdutëve të qeverisë dhe po nis stinën e protestave në bashkëpunim me qytetarët e thjeshtë. Më 16 shkurt, ne ftojmë çdo qytetar të nëpërkëmbur që të protestojë për të drejtat e veta, të protestojë e t’i dëgjohet zëri dhe shqetësimi. Më 16 shkurt, uragani njerëzor do kthejë në pluhur fasadën e qeverisjes.

Çfarë udhëzimesh po ju jepni qytetarëve gjatë takimeve që po zhvillojnë deputetët dhe zyrtarët e lartë të PD-së?
Ejani dhe tregojini vendin atij që ka mbjellë trishtim në këtë vend të bekuar, atij që po largon 400 mijë qytetarë sikur të ketë rënë kolera. A po ju shijon shëndetësia falas? A janë ushqimet më të lira? A ka hapur 300 mijë vende pune apo i përzuri? A di të thuash një premtim të vetëm që ka mbajtur Edi Rama? Padyshim që Rama është i rënë politikisht, ai nuk po prodhon dot më asgjë të re dhe po mban peng vendin. Rama është lakuriq, por (ndryshe nga mbreti i Andersenit që u tërhoq i turpëruar) po këmbëngul se ka petka shumë të bukura, të cilat nuk ia shquan dot njeri, pasi nuk qenkëshin aq të mençur sa ai.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, z.Basha kërkoi mobilizimin e të gjithë demokratëve për të nisur një sezon protestash, të cilat do të kulmojnë me largimin e Edi Ramës. Sa të mundur e shikoni ju këtë?

Lexo edhe:

GJKKO cakton datën për seancën e parë paraprake në ngarkim të Ilir Metës

EMRAT/ Plagosi vëllezërit me thi*ë pas një sherri, arrestohet 29-vjeçari në Paskuqan

Edi Rama, në fakt është deligjitimuar, pasi është kapur në përgjimet e bandave të tij që kanë blerë zgjedhjet me para dhe kërcënime. Pushtetin në Shqipëri e ka krimi i organizuar, trafikantët e drogës dhe përdhunuesit në grup dhe jo PS-ja. Strukturat e PS-së janë atrofizuar dhe inekzistente, anëtarët e PS-së janë të turpëruar para kësaj gjendje. Na del si detyrë historike të nisim stinën e protestave për t’i dhënë dinjitet njeriut të thjeshtë, përfshi anëtarit të PS-së për t’u shprehur haptazi dhe qartë. Ka një pakënaqësi totale me qeverinë e tashme. Banorët e Unazës së Re e kishin votuar, pasi ju ishte premtuar legalizim falas, por u përballën me vjedhje 40 milionë euro për 2 km rrugë sekandare për kompani fantazëm; studentët e inxhinierisë u bënë katalizator i një pakënaqësie totale ndaj qeverisë harbute dhe ligjit anormal; fermerët e Korçës po hedhin mollët në lumë pasi nuk ju shiten, pra kjo qeveri është e fasadës dhe një grupi oligarkësh që ndajnë paratë publike, por jo e qytetarëve. Largimi i Ramës është çështje ditësh nëse PD do shkrihet me qytetarët, do gjejë emërues të përbashkët me shqetësimet e tyre dhe do ofrojë forumin e duhur për t’u shprehur lirshëm.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO cakton datën për seancën e parë paraprake në ngarkim të Ilir Metës

12:09 : 10/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Plagosi vëllezërit me thi*ë pas një sherri, arrestohet 29-vjeçari në Paskuqan

11:59 : 10/09/2025
BOTA

REL: Fyerjet e Vuçiçit ngrenë në këmbë BE-në

11:59 : 10/09/2025
AKTUALITET

Vodhi para në një lokal, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

11:53 : 10/09/2025
AKTUALITET

DETAJE, si ra në ‘grackën’ e SPAK avokati Besart Logu

11:49 : 10/09/2025
BOTA

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë me Izraelin

11:40 : 10/09/2025
Para

Basketbollistja këshillon ministrin: Për të pasur sukses, përmirëso... (FOTO)

TË GJITHA

GJKKO cakton datën për seancën e parë paraprake në ngarkim të Ilir Metës

12:09 : 10/09/2025

EMRAT/ Plagosi vëllezërit me thi*ë pas një sherri, arrestohet 29-vjeçari në Paskuqan

11:59 : 10/09/2025

REL: Fyerjet e Vuçiçit ngrenë në këmbë BE-në

11:59 : 10/09/2025

Vodhi para në një lokal, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

11:53 : 10/09/2025

DETAJE, si ra në ‘grackën’ e SPAK avokati Besart Logu

11:49 : 10/09/2025

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë me Izraelin

11:40 : 10/09/2025

Vjedhje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 3 të arrestuar në Vlorë

11:35 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com