• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ A do të votojë kundër Donika Prelës komisioneri Olsi Komici?!

08:25 : 04/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Komisioneri i Vetingut, Olsi Komici, ka votuar në korrik 2018 për shkarkimin e prokurorit të Korçës, Elsion Sadiku, pasi ky i fundit nuk justifikonte me burime zyrtare të ardhurat e bashkëshortes së tij.

Komisioneri Komici dhe anëtarët e tjerë të trupës gjykuese në rastin “Sadiku” nuk e kanë konsideruar të vlefshme një dokument, lëshuar nga ish-punëdhënësi i bashkëshortes së prokurorit, i cili deklaronte se e kishte paguar zonjën me një pagë më të lartë se sa ishte deklaruar në administratën fiskale.

Komisioneri Komici është përballë të njëjtës situatë me drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, e cila nuk justifikon me burime zyrtare të ardhura disa-vjeçare të bashkëshortit të saj, Vangjel Prela.

Lexo edhe:

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

Në seancës dëgjimore para Komisionit të Vetingut, Donika Prela u mundua të justifikohej se të ardhurat e bashkëshortit të saj janë të mjaftueshme për të rritur pasurinë e familjes. Por, pas konstatimeve të vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs, për mungesën e pagimit të taksave nga Vangjel Prela për një periudhë thuajse 4-vjeçare, prokurorja u rrek të justifikohet se faji ishte i kompanisë “Bruci” shpk, e cila kishte abuzuar me ligjin dhe nuk kishte paguar detyrimet fiskale për bashkëshortin e saj.

Ky debat tregoi qartësisht se Vangjel Prela nuk rezulton të ketë qenë i punësuar zyrtarisht. E, në këto kushte, të ardhurat e tij janë të paligjshme dhe nuk mund të konsiderohen si burim zyrtar për krijimin e pasurisë së familjes Prela.

Për të shpëtuar nga ky “siklet”, Donika Prela ka nxitur ish-punëdhënësin e bashkëshortit të saj, kompaninë “Bruci” për të bërë një deklaratë drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në të cilën administratori i kompanisë pranon se ai ka pasur të punësuar Vangjel Prelën.

Gjithashtu, familja Prela ka paditur në Gjykatën civile të Tiranës kompaninë “Bruci” shpk, me objekt njohjen e viteve të punës dhe pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën e padeklaruar.

Të dyja këto tentativa, si në aspektin ligjor, ashtu edhe në praktikën e Komisionit të Vetingut, janë të dështuara. Në çdo rast, rezulton se Vangjel Prela nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurat e tij, pjesa më e madhe e të cilave janë përdorur për shtimin e pasurisë së familjes së drejtueses së Krimeve të Rënda.

Këtë standart ka mbajtur komisioneri Olsi Komici në rastin e prokurorit të Korçës, Elsion Sadiku. Në vendimin nr. 50, dt. 27.07.2018, Komisioni i Vetingut, ndër të tjera, deklaron për prokurorin Elsion Sadiku:

“Pavarësisht provave dhe sqarimeve të dhëna nga subjekti i rivlerësimit, si: deklarata noteriale e pronarit të klinikës dentare “(***)” dhe të dy klientëve të saj, listës së klientëve të klinikës dentare, fotokopje e librezës së punës së bashkëshortes, sqarimeve të pyetësorëve, etj., konfirmohet fakti se nuk rezulton e provuar me asnjë dokumentacion ligjor, si dhe nga asnjë institucion shtetëror apo privat, që bashkëshortja e subjektit të rivlerësimit, znj. M. S., të ketë qenë e punësuar, punësim për të cilin të ketë paguar detyrimet tatimore, para datës 01.07.2009 e, për rrjedhojë, të ketë përfituar pagesa përpara kësaj date”.

Pra, komisioneri Komici, si edhe dy kolegët e tij, rezulton që e kanë konsideruar “nul” deklaratën e ish-punëdhënësit të bashkëshortes së prokurorit Elsion Sadiku. Tashmë, duhet parë nëse komisioneri do të përsëris të njëjtin qëndrim përballë “deklaratës” së “Bruci” shpk., i cili konfirmon se ka pasur të punësuar Vangjel Prelën edhe në atë periudhë të gjatë kohore, kur për bashkëshortin e Donika Prelës nuk rezulton asnjë dokument zyrtar që të vërtetojë këtë pretendim.

Olsi Komici ishte zv.Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, strukturë nën varësinë e qeverisë para se ai të fitonte pozicionin anëtarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Më parë, emri i tij ishte ndër 9 personat, të cilët morën firmën e Kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e Task-Forces që do të shqyrtonte rregullsinë e titujve të pronësisë në bregdet, një strukturë e drejtuar nga Alket Hyseni, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.

Lajme të lidhura

SPORT

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

21:15 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

21:13 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD përmbys rezultatin në Lezhë, demokratët i “rrëmbejnë” mandatin PS-së

21:11 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD fiton në Tropojë, vijon kryesimin në gjithë Qarkun e Kukësit

21:06 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tensione në qendrën e numërimit në “Vasil Shanto” në Tiranë, shkak një fletë e pavlefshme

20:59 : 12/05/2025
BOTA

Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë nëse do të ishte edhe Trump

20:58 : 12/05/2025
Para

Skandali i plehrave/ Lali Eri i jap 8 mln euro Klodian Zotos së inceneratorëve

TË GJITHA

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

21:15 : 12/05/2025

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

21:13 : 12/05/2025

PD përmbys rezultatin në Lezhë, demokratët i “rrëmbejnë” mandatin PS-së

21:11 : 12/05/2025

PD fiton në Tropojë, vijon kryesimin në gjithë Qarkun e Kukësit

21:06 : 12/05/2025

Tensione në qendrën e numërimit në “Vasil Shanto” në Tiranë, shkak një fletë e pavlefshme

20:59 : 12/05/2025

Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë nëse do të ishte edhe Trump

20:58 : 12/05/2025

Rama largohet nga selia, nuk prononcohet për gazetarët

20:54 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com