Nga Elton Laska
Pas Durrësit, Shkodrës, Mallakastrës, Fierit, Elbasanit është radha e Kurbinit për ti realizuar një pritje madhështore Kryetarit të Partisë Demokratike ,Lulzim Basha, njeriu i cili përmes disa betejave të gjata politike mundi ti çirrte maskën e krimit Rilindjes, e cila këto vite qeverisje nuk përfaqësoi as socialistët e as shqiptarët por vetëm interesat e krimit të organizuar.
Kurbini, vatra e demokratëve të betejave të vështira, ditën e hënë në orën 12:30 do dalin për të pritur Lulzim Bashës për ti treguar atij se në 16 shkurt do jemi në ballë të protestës mbarëpopullore kundër këtij narkoshteti, që shtetin u’a dorëzoi bandave dhe shqiptarët po i largon me forcë nga atdheu për të kthyer Shqipërinë në një çiflig të Beut të Surrelit, Edi Rama.
Në 16 shkurt ne do të dalim të protestojmë kundër keqqeverisjes që po rrënon ëndrrat e të rinjve.
Në 16 shkurt Kurbinasit do dalin të protestojnë edhe për Dashamir Jahjën, i cili në qershor të 2018 humbi jetën në rrënojat e ish superfosfatit në Kurbin, teksa mblidhte skrap për të siguruar bukën e fëmijëve.
Janë me dhjetëra të rinj dhe fëmijë nga Kurbinit që çdo ditë rrezikojnë jetën duke mbledhur skrap në rrënojat e kësaj ish uzinë, pasi varfëria i detyron të përballen çdo ditë me vdekjen.
Kurbinasit do dalin në protestë edhe për djemtë e tyre më të mire që skamja i detyroi të braktisin atdheun e të marrin rrugët e Evropës, duke lënë nënat në portë më lot në sy e baballarët me zemër të thyer, motrat e vëllezërit me shpresën se do bëhet më mirë.
Kurbinasit do të dalin në shesh për të gjithë ata të rinj që nuk kanë mundësi financiare të ndjekin shkollën, pasi varfëria i detyron ti bëhen krah familjes.
Do dalim për ata të mitur që nuk shkojnë në shkollë, por dalin rrugës së Kishës Laçit për të shitur qirinj e shkrepëse vizitorëve e besimtarëve me shpresë se do çojnë bukë në darkë në shtëpi.
Në protestë do dalim edhe për ata pensionistë që pensioni nuk u del të paguajnë ilaçet dritat e ujin.
Do dalim për të gjithë ata skamnorë që skemat meskine të Rilindjes i nxorrën nga skema e ndihmës ekonomike.
Do dalim për ata blegtor, bujq e fermerë që detyrohen të hedhin në kanal mundin dhe djersën, pasi shteti do favorizojë disa oligarkë që na sjellin produktet me hormone nga Greqia, Serbia e Maqedonia.
Do dalim për ata tregtarë që taksat dhe haraçi i taksidarëve po i detyron ti vënë kyçin biznesit të tyre.
Aryset që kjo narkoqeveri na jep për të dalë në shesh janë të pafundme ndaj ne nuk duhet të rrimë duarkryq, pasi koha nuk pret dhe Shqipëria nuk pret, pasi nderin asaj do ja kthejmë vetëm ne, bijtë e bijat e saj.