• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërbëhet “Forca e Ligjit” Xhafaj-Marku në Prokurorinë e Tiranës

15:12 : 03/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Struktura “Forca e Ligjit” në prokurorinë e Tiranës është shpërbërë, vetëm një vit pasi Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku dhe ish-mininistri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nënshkruan marrëveshjen për ngritjen e njësive të posaçme që kishin në fokus luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Forca e Ligjit” u krijuar me propagandë të madhe, por rezultatet e saj ishin thuajse inekzistente. Për këtë arsye, kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka vendosur shkrirjen e saj dhe krijimin e një strukture që ka ekzistuar edhe më parë, sektorin kundër korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe krimeve kompjuterike.

Në bazë të këtij ndryshimi, ish-“Forca e Ligjit” tashmë do të inkorporohet në strukturën e re, e cila do të ketë një numër më të lartë prokurorësh. Ende nuk është përcaktuar drejtuesi i seksionit të ri, por burime nga Prokuroria e Tiranës deklarojnë për “Boldnews.al” se pritet të formalizohet emri i prokurorit Ndini Tavani.

Lexo edhe:

Zbuloni 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

“Forca e Ligjit” është një strukturë, e cila fillimisht u krijuar nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në nëntor 2017. Rreth 3 muaj më pas, në Shkurt 2018, Xhafaj nxiti Kryeprokuroren e Përkoshme, Arta Marku, për të nënshkruar një marrëveshje, në bazë të të cilës institucioni i Akuzës krijoi njësi të posaçme në rrethet kryesore të vendit.

“Forca e Ligjit”, gjithnjë sipas deklarimeve publike, kishte edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Madje, në ceremoninë e inagurimit të saj, në Ministrinë e Brendshme, ishin të pranishëm edhe dy zyrtarë të FBI-së amerikane, të cilët, sipas Xhafajt, do të asistonin policinë shqiptare.

Por, këta dy ekspertë të FBI-së, përveçse u shfaqën në takimin pompoz inagurues, nuk u dukën më në Shqipëri. Ata ishin oficerë të zyrën rajonale të Byrosë Federale Amerikane me seli në Rumani, të cilët mbaruan mandatin e tyre në Mars 2018. Prej asaj kohe, “Forca e Ligjit” nuk është asistuar, të paktën publikisht, nga agjentët e FBI.

Nuk është e qartë se përse mbëshetja e FBI-së, sipas deklarimeve të Xhafajt në atë kohë, nuk është më e pranishme në strukturën “Forca e Ligjit”. Por, mungesa e një suporti ndërkombëtar është e dukshme tek rezultatet e pakta të kësaj strukture në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Forca e Ligjit”, siç duket, nuk solli asgjë të re në aspektin hetimor të Prokurorisë, e, për këtë arsye, drejtuesja e institucionit të Akuzës së kryeqytetit ka vendosur që të zgjerojë objektin e njësisë, për të rritur efiçensën e prokurorëve.

Shefja e Prokurorisë së Tiranës ka ndërmarrë gjithashtu edhe disa ndryshime të reja në stafin mbështetës të saj. Imeraj ka vendosur të ndryshojë thuajse të gjithë shefat e seksioneve. Në bazë të këtyre ndryshimeve, drejtuesit e rinj të seksioneve janë: Elsa Miha tek seksioni i “Vjedhjeve”, Kolë Hysenaj tek “Antitrafiqet”, Ledina Rizo tek seksioni i “Ekzekutimeve të vendimeve penale”, Ervin Karanxha tek seksioni i krimeve të kryera nga të miturit dhe Kreshnik Ajazi tek seksioni i krimeve kundër Pronës.
Shefat e rinj të seksioneve iu bashkohën zv.drejtuesve Marjeta Zaimi dhe Genc Qana, të cilët kanë pasur këto pozicione në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Ina Rama dhe u rikthyen pasi mori detyrën Arta Marku.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Zbuloni 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

18:17 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

18:17 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Maqedonia e Veriut fiton në transfertë, merr kreun e grupit

18:10 : 09/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Drejtësia sot është një vegël në dorën e Edi Ramës

18:04 : 09/06/2025
SPORT

Vlerat e reja në treg, lojtari më i shtrenjtë në botë kushton 200 mln euro

18:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

U rrëzua dhe pësoi dëmtime në kokë, shpëtohet turistja spanjolle në Himarë

18:03 : 09/06/2025
Para

DOKUMENTAT/ "Veliaj nuk i ndahet offshoreve! Ja kush është i paracaktuari i kryebashkiakut për ti dhënë parkingjet publike të Tiranës"

TË GJITHA

Zbuloni 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

18:17 : 09/06/2025

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

18:17 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Maqedonia e Veriut fiton në transfertë, merr kreun e grupit

18:10 : 09/06/2025

Abilekaj: Drejtësia sot është një vegël në dorën e Edi Ramës

18:04 : 09/06/2025

Vlerat e reja në treg, lojtari më i shtrenjtë në botë kushton 200 mln euro

18:03 : 09/06/2025

U rrëzua dhe pësoi dëmtime në kokë, shpëtohet turistja spanjolle në Himarë

18:03 : 09/06/2025

Ismajli tërheq vëmendje në merkato pas rënies së Empolit, 3 klube po ndjekin shqiptarin

17:56 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com