• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rreziku që vjen prej PPP-ve

16:37 : 03/02/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Ligji aktual për PPP-të njeh dy mekanizma: E para, qeveria do të vërë në punë një aset publik dhe e hedh në tender. Edyta, koncesioni i pakërkuar kur kompania private “zbulon” një ide e cila nuk i ka shkuar ndër mend qeverisë dhe i duket eksluzive. Ofertuesit i jepet bonus qysh në start. Duhet thënë që ka qenë deri tani eksluzivisht e aplikuar si e vetmja rrugë për PPP-të. Kjo mbyll garën qysh në start dhe paracakton fituesin. Është kërkuar prej kohësh nga Institucionet Ndërkombëtare (FMN, BB & KE) shfuqizimi i ofertave të pakërkuara dhe hapja e garës reale. Së fundmi qeveria ka premtuar se do i shfuqizojë koncesionet e pakërkuara diku nga vera, pas zgjedhjeve lokale. Aasnjë lloj llogari-dhënie për sa më poshtë:

Rrugët me PPP- 1 Km= 3.5 deri në 11 milionë euro.

Milot-Balldrëm: 161.5 milionë euro, në gjatësi 17.2 km, me një kosto mesatare prej 9.3 milionë euro për km.

Lexo edhe:

Rrëzohet një palmë në Durrës, bllokohet qarkullimi

Gjendet e pajetë në qese TikTok-erja 19-vjeçare në Peru

Rruga e Arbrit dhe rruga Thumanë-Kashar të cilat kapin një kosto totale investimi 466 milionë lekë. Kjo e anulluar së fundmi. Por, nëse për rrugën Milot-Balldre, 1 km kushton 9.3 milionë euro, për dy rrugët e tjera kosto është më e ulët në rrugën e Arbrit (5 milionë euro për km) dhe më e shtrejtë për Thumanë-Kashar (11 mln euro/km).

Projekti i katërt, rruga Porti i Jahteve Orikum-Dukat, për të cilën Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi procedurën e prokurimit me një fond 50.5 milione euro.

Në rast se do të ishin zbatuar dy projektet e dytë, të katër projektet së bashku do t’u kishin kushtuar taksapaguesve shqiptarë për 13 vjet, plot 711 milionë euro. Partia Demokratike ka theksuar prej disa muajsh se skema korruptive e koncesioneve dhe PPP-ve ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 3.7 miliardë euro. Ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentoi një dëm prej plot 178 milionë euro për 3 incineratorë buxhetit të shtetit. Gjithashtu raporti i fundit i KLSH ka përmendur nominalisht ka përmendur së fundmi koncesionet dhe PPP-të e viteve të fundit dhe kush i ka marrë.

Një praktikë të ngjashme me projektin 1 miliard euro ka iniciuar edhe E. Veliaj në nivel lokal që ka nisur nga viti 2016 me ndërtimin e 17 institucioneve arsimore në kryeqytet. Afati parashikon 18 muaj për ndërtimin dhe vënien në funksion të projektit dhe 7 vite për mirëmbajtje të objekteve infrastrukturë shkollore. Institucionet arsimore që do të ndërtohen, do të jenë në katër tipologji të ndryshme. Sipas llojit ato ndahen në dhjetë shkolla nëntëvjeçare dhe shtatë shkolla të mesme. Studimi i fizibilitetit ka kategorizuar shkollat në katër tipe. Programi në total ka vlerën totale të parashikuar prej 8.8 miliardë lekësh. Duke qenë një formë PPP, është parashikuar që kostot e investimit të mbulohen fillimisht përmes fondeve të subjektit privat fitues i koncesionit. Shkollat do të ndërtohen njëkohësisht. Bashkia Tiranë do të fillojë të shlyejë kostot e projektit pas 18 muajve, dhe shlyerja do të vijojë për shtatë vite me radhë.

Fillimisht Moody’s me vlerësimin B1 me perspektivë të qëndrueshme por për PPP vlerësim negativ me rrisqe të mëdha për rritjen e mëtejshme të borxhit public dhe së fundmi Standard & Poor me B+ por me të njëjtat vërjetje, kanë evidentuar ndër të tjera: 1. Shkalla e lartë e përhapjes së tyre, 2. Mungesa e kornizës rregullator dhe 3. Funksionimin e ofertave të pakërkuara. Pagesat buxhetore ndaj kompanive që kanë firmosur PPP do të dyfishohen deri në 2021 sipas vetë qeverisë. 18 miliardë lek (14 milionë euro) në 2021 nga 9.4 miliardë në 2018.

Si rregull PPP-të nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave buxhetore tatimore faktike të vitit paraardhës.

Në shkrimin pasardhës do të argumentojmë rreziqet fiskale që vijnë nga PPP-të edhe në ato vende që e kanë kuadrin ligjor dhe rregullator ku e ku më të konsoliduar se ne.

*Shkruar enkas për BoldNews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëzohet një palmë në Durrës, bllokohet qarkullimi

16:00 : 28/06/2025
BOTA

Gjendet e pajetë në qese TikTok-erja 19-vjeçare në Peru

15:49 : 28/06/2025
BOTA

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025
AKTUALITET

Përplasja me armë me të riun/ Policia e Lezhës: Nuk iu bind urdhrave, e qëlluam në gomë

15:22 : 28/06/2025
BOTA

Si e spiunoi Mossad-i programin bërthamor iranian për vite me radhë

15:21 : 28/06/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani
AKTUALITET

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

15:09 : 28/06/2025
Para

FOTO/ Krimi mjedisor në Lagunën e Karavastasë, çfarë ka ndodhur…

TË GJITHA

Rrëzohet një palmë në Durrës, bllokohet qarkullimi

16:00 : 28/06/2025

Gjendet e pajetë në qese TikTok-erja 19-vjeçare në Peru

15:49 : 28/06/2025

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025

Përplasja me armë me të riun/ Policia e Lezhës: Nuk iu bind urdhrave, e qëlluam në gomë

15:22 : 28/06/2025

Si e spiunoi Mossad-i programin bërthamor iranian për vite me radhë

15:21 : 28/06/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

15:09 : 28/06/2025

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com