E maskuar thuajse sikur të mos donte ta njihte askush, por në të njëjtën kohë me shumë ngjyra dhe guxim në veshjen e saj. Kështu është dukur sot Majlinda Bregu e cila që prej 1 janarit të 2019-ës është shpërngulur në Sarajevë, pasi mori në dorëzim postin e ri si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, shumë shpejt pasi u afrua dukshëm me kreun e qeverisë Edi Ramën.
Edhe pse gjatë gjithë muajit Bregu e ka bombarduar Instagramin me foto dhe momente nga puna e saj e përditshme, look-u i saj i ri me ngjyra të ndezura, një palë sandale ortopedike dhe kombinime të guximshme duket sikur nuk ka shumë lidhje me një zyrtare të lartë. Madje, për të gjithë ata që nuk e njohin, do të mendonin se bëhet fjalë për një blogere.
Me sa duket, shoqëria e me Ramën ka ndikuar ndjeshëm në stilin e saj, edhe pse duhet pranuar që goxha pozitivisht në këtë rast.