• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dinamika e plotë e ngjarjes, si u ekzekutua në pritë nga 3 të maskuar ish-efektivi. E qëlluan 14 herë

14:04 : 31/01/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ish-punonjës Policie u ekzekutua dje në një atentat të organizuar nga 3 persona të maskuar, pranë shtëpisë së tij, në Selitë të Tiranës.

Viktima është Arben Bilali, 50 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili gjeti vdekjen rrugës për në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30, kur Bilali sapo kishte zbritur nga makina tip “Hyundai” dhe do të shkonte në shtëpinë e tij. Në këtë moment ai është qëlluar me breshëri, me të paktën 14 plumba, nga një armë automatike.

Ndonëse i ruhej një atentati të mundshëm, pasi i kishte shpëtuar një herë 9 vite më parë, dje atentatorët kishin marrë masat dhe llogaritur gjithçka. Sipas burimeve nga grupi hetimor, autorët e ngjarjes e kanë pritur aty brenda një automjeti “Mercedez Benz S Class”, blu i errët, me targa të huaja. Sapo e kanë parë që po afrohej me makinë kanë hapur zjarr drejt tij, duke e lënë të plagosur rëndë dhe më pas janë larguar. Mësohet se në drejtim të 50- vjeçarit ka qëlluar njëri nga autorët, i cili nuk ka zbritur nga makina.

Ai ka qenë i ulur në sediljen e pasme pas shoferit dhe pa nxjerrë kokën në dritare, ka ulur xhamin duke qëlluar. Dëshmitarët, disa prej të cilëve e kanë transportuar për në spital, kanë deklaruar për Policinë se 50-vjeçari kishte ende shenja jete. Megjithatë, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Lexo edhe:

Begaj e mohoi, PD publikon dokumentet: I biri paguhet 30 mijë euro nga kompania e Presidencës

Gjyqtari Kalaja u vra përpara syve të saj, sekretarja e Apelit rrëfen momentin tronditës

NGJARJA

Salla Operative e Policisë së Tiranës është lajmëruar dje në orën 14:35 për të shtëna të shumta në zonën “Selitë”. Kur shërbimet më të afërta të Komisariatit nr.2 janë nisur drejt vendit të ngjarjes, një tjetër telefonatë e mbërritur në sallë sinjalizonte Policinë se ishte qëlluar ndaj një personi. Kaq mjaftoi që drejt vendngjarjes të niseshin me shpejtësi edhe oficerë të Krimeve të Rënda dhe ekspertë kriminalistë. Burimet thanë se me të mbërritur në vendin ku kishte ndodhur krimi, është mësuar se personi i qëlluar ndërroi jetë rrugës për në spital. Në vendngjarje mbërritën edhe drejtori i Policisë së Tiranës dhe dy zv.drejtorët si dhe prokurori i gatshëm. Viktima Arben Bilali ishte i njohur për Policinë, edhe si ish-efektiv i Forcave Speciale, por edhe si person që i kishte shpëtuar një atentati, 9 vite më parë. Nga ana tjetër, atij i ishin vrarë edhe dy vëllezër, në të njëjtën zonë ku ai u ekzekutua dje.

HETIMI

Burime nga grupi hetimor thanë dje se pista kryesore e vrasjes së Arben Bilalit është ajo e hakmarrjes. Të njëjtat burime thanë se Bilali ishte pjesë e një familjeje, që prej vitesh janë në një hasmëri me një tjetër familje në “Yzberisht” të Tiranës. Prej këtij konflikti, që daton në vitin 1997, numërohen disa të vrarë nga të dyja familjet. Dy prej viktimave janë vëllezërit e Arben Bilalit, Bujari dhe Leonardi. Nga ana tjetër, burimet thanë se është marrë në konsideratë edhe një pistë tjetër, që ka të bëjë me detyrën e bashkëshortes së viktimës. Ajo është prej vitesh oficere e Policisë së Tiranës, së fundmi punon në strukturat e Antiterrorit. /Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Begaj e mohoi, PD publikon dokumentet: I biri paguhet 30 mijë euro nga kompania e Presidencës

17:27 : 15/10/2025
AKTUALITET

Gjyqtari Kalaja u vra përpara syve të saj, sekretarja e Apelit rrëfen momentin tronditës

17:19 : 15/10/2025
AKTUALITET

Rama bën ndryshime në kabinet, emërime dhe shkarkime zëvendësministrash

17:03 : 15/10/2025
AKTUALITET

‘Nuk ka turp më të madh, deklaron dhe dypunësim’, Këlliçi: Begaj noter i qeverisë, të shkarkohet

16:48 : 15/10/2025
SPORT

Ndryshon axhenda, Tirana largohet nga “Selman Stërmasi” për ndeshjen me Teutën

16:41 : 15/10/2025
AKTUALITET

PD kërkoi shkarkimin e Begajt, presidenca: Pretendime të pavërteta, parlamenti të hetojë

16:40 : 15/10/2025
Para

Vrasja e ekstremistit grek në Gjirokastër, Krimet e Rënda shtyjnë me tre muaj hetimet

TË GJITHA

Begaj e mohoi, PD publikon dokumentet: I biri paguhet 30 mijë euro nga kompania e Presidencës

17:27 : 15/10/2025

Gjyqtari Kalaja u vra përpara syve të saj, sekretarja e Apelit rrëfen momentin tronditës

17:19 : 15/10/2025

Rama bën ndryshime në kabinet, emërime dhe shkarkime zëvendësministrash

17:03 : 15/10/2025

‘Nuk ka turp më të madh, deklaron dhe dypunësim’, Këlliçi: Begaj noter i qeverisë, të shkarkohet

16:48 : 15/10/2025

Ndryshon axhenda, Tirana largohet nga “Selman Stërmasi” për ndeshjen me Teutën

16:41 : 15/10/2025

PD kërkoi shkarkimin e Begajt, presidenca: Pretendime të pavërteta, parlamenti të hetojë

16:40 : 15/10/2025

Çfarë është vendkalimi kufitar i Rafah-ut dhe pse është kaq i rëndësishëm?

16:30 : 15/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com