• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Apartamenti 141 m2 në Tiranë”, Komisioneri Publik ankimon vendimin e vetingut për kryegjyqtaren e Krujës

17:04 : 31/01/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Institucioni i Komisionerëve Publik ka ankimuar sot vendimin e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, për kryegjyqtaren e Krujës, Alma Kolgjoka.

Sipas institucionit të vetingut, i kryesuar nga Darjel Sina, ka mospërputhje të fakteve me deklaratat e Kryetares së Gjykatës së Krujës.

Në argumentet ligjore, Komisionereve Publik ka evidentuar dy rrethanë sipas të cilave ka mospërthurje me pretendimet e Kolgjokës.

“Komisioni, lidhur me këtë pasuri, ka arsyetuar se, citoj: “Gjithashtu, gjatë hetimit të thelluar, nga gjendja e akteve në dosje, trupi gjykues konstatoi se babai i subjektit, me anë të kontratës së shitblerjes me rezervë ligjore, ka blerë një apartament me sipërfaqe 141.87 m², në vitin 2012. Trupi gjykues edhe në këtë drejtim verifikoi rrethanat nëse subjekti mund të vishej me ndonjë kualifikim të mundshëm si “person i lidhur” apo “personi tjetër i lidhur”, në kuptim të nenit 3, pika 14, dhe nenit 32, pika 4, të ligjit nr. 84/2016. Në këtë drejtim, trupi gjykues konstatoi rrethanat se subjekti i rivlerësimit ka lidhur martesë në vitin 2011 dhe ka dalë me certifikatë më vete me familjen e saj të re, dhe në kuptim të ligjit nr. 84/2016, në periudhën që babai i saj ka blerë apartamentin (viti 2012), nuk e kualifikon atë si “person të lidhur” apo “personit tjetër të lidhur”, në mënyrë që të bëhej vlerësimi i burimeve të ligjshme për këtë pasuri. Trupi gjykues arrin në këtë konkluzion edhe për sa kohë nga hetimi administrativ nuk i rezultoi ndonjë rrethanë tjetër ligjore, që mund të lidhte subjektin e rivlerësimit me ndonjë kontribut/shpenzim të mundshëm të saj mbi këtë pasuri”, thuhet në një argument të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Lexo edhe:

Probleme për Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet në stërvitje

Altin Goxhaj: Si të rinjtë po rekrutohen për të shpërndarë drogë, pas skemës qëndron Policia

Por sipas Komisionerëve Publik këto pretendime nuk përputhen me situatën faktike të gjetur në dokumentacionin e dosjes së kryegjyqtares së Krujës.

“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, konkluzioni i mësipërm nuk përputhet me situatën faktike bazuar në dokumentacionin e administruar në dosje të Komisionit, pasi rrethanat ligjore që paraqiten për këtë pasuri janë të tilla që e lidhin subjektin e rivlerësimit, znj. Kolgjoka në marrëdhënie interesi që rrjedh nga një interes pasuror me z. *** ***, së paku sipas dy rrethanave faktike. 12.1. Rrethana e parë, subjekti i rivlerësimit, znj. Kolgjoka, ka deklaruar përbërje familjare për vitet 2008, 2009, 20107 të njëjtë me z. *** dhe, nën regjimin e ekonomisë familjare të prezumuar, derisa nuk është provuar e kundërta, ka kontribuar në krijimin e kësaj pasurie.

12.2. Rrethana e dytë, subjekti i rivlerësimit, znj. Kolgjoka, në pyetësorin standard nr. 1, datë ***.3.2018, si dhe në shpjegimet e datës ***.10.2018, deklaron qëndrimin me ditë në shtëpinë e prindërve, për shkak të afërsisë së shkollës së të bijës, si dhe kujdesit për të birin, rrjedhimisht është në kushtet e përdorimit të sendit të paluajtshëm, apartament, për të cilin duhej bërë hetim i plotë dhe i gjithanshëm.

Më cilësimin si person tjetër të lidhur të z. *** ***, Komisioni do të duhej të verifikonte edhe përmbushjen e detyrimit ligjor të justifikimit të ligjshmërisë së burimit të krijimit të pasurisë, apartament me sipërfaqe 141,87 m2 , me vendndodhje në Tiranë.
Sjellim në vëmendje të Kolegjit se, për kuptimin e kategorisë së personave të tjerë të lidhur, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka arsyetuar se, citoj në një rast të ngjashëm: “Trupi gjykues thekson se në ligjin nr. 84/2016, neni 3, pika 14, parashikohet rrethi i personave të tjerë të lidhur, të cilët kanë ose kanë pasur lidhje interesi me subjektin e rivlerësimit, që rrjedh nga një interes pasuror ose çdo marrëdhënie tjetër biznesi. Nga ky përkufizim i përmbledhur del qartë që nuk përjashtohen familjarët të cilët nuk janë të përfshirë në certifikatën familjare, por që mund të kenë interesa pasurorë apo lidhje afektive me subjektin e rivlerësimit. Gjithashtu, sipas nenit 32, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 84/2016, subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të kanë detyrimin që të paraqesin të gjithë dokumentacionin që justifikon vërtetësinë e deklarimeve, por edhe ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurisë së tyre”, thuhet në argumentin e Komisionerëve Publik.

Lajme të lidhura

SPORT

Probleme për Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet në stërvitje

20:14 : 14/07/2025
AKTUALITET

Altin Goxhaj: Si të rinjtë po rekrutohen për të shpërndarë drogë, pas skemës qëndron Policia

20:11 : 14/07/2025
AKTUALITET

17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen/ Familjarët fshehën armë, babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës

19:58 : 14/07/2025
BOTA

Valët e të nxehtit shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në shtetin europian

19:56 : 14/07/2025
SPORT

Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro

19:53 : 14/07/2025
AKTUALITET

Satelitët mln euro të Ramës s’mjaftojnë, Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

19:41 : 14/07/2025
Para

Eksperti gjerman: Studentët në gjendje skandaloze, ku shkojnë paratë e BE?

TË GJITHA

Probleme për Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet në stërvitje

20:14 : 14/07/2025

Altin Goxhaj: Si të rinjtë po rekrutohen për të shpërndarë drogë, pas skemës qëndron Policia

20:11 : 14/07/2025

17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen/ Familjarët fshehën armë, babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës

19:58 : 14/07/2025

Valët e të nxehtit shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në shtetin europian

19:56 : 14/07/2025

Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro

19:53 : 14/07/2025

Satelitët mln euro të Ramës s’mjaftojnë, Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

19:41 : 14/07/2025

Spikati me 9 gola sezonin e kaluar, Flamurtari i rinovon kontratën sulmuesit

19:39 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com