Juela Hamati është përzgjedhur si përfaqësuese e Shqipërisë për EDYN-në, Rrjetin Evropian të të Rinjve për Demokraci. Ky është është një komunitet të rinjsh, ku përgatiten të jenë udhëheqës në politikë në mbarë Europën dhe Euroazinë. Një projekt i sposorizuar nga USAID që synon të ndihmojë dialogun mes grupeve të ndryshme të rinjsh të angazhuar politikisht.
Vajza e re që në moshën 16-vjeçe ka qenë pjesë e një ngjarje politike të rëndësishme. Që prej asaj dite ajo vendosi të kontribuojë në politikë. Me profesion avokate prej 8 vitesh është shumë aktive në jetën politike.
“Isha në shkollën e Mesme kur një miku im më tha që kryetar bashkie po kandidonte një ri dhe unë doja shumë që qyteti im të ndryshonte. Unë shpresova tek ky i ri që është sot zoti Basha. Fillova të jepja kontributin tim dhe të ndihmoja që ky i ri të fitonte. Ai fitoi në fakt.”, u shpreh Hamati në një intervistë për USAID.
Hamati nuk ngurron të japë edhe një këshillë për të gjitha partitë politike në vend. “Nëse duan të mbështesin qytetarët e Shqipërisë, ne duhet të mbështesin së pari të rinjtë sepese ata janë e ardhmja. Çdo parti duhet të mbështesë të rinjtë, madje edhe duhet të promovojnë të rinjtë. Unë kam edhe një kërkesë për partitë politike: Do ju kërkoja atyre të ndalonin ikjen e trurit që po ndodh në Shqipëri, sepse shumë të rinj të arsimuar po largohen”, shprehet ajo.
Sipas saj ajo që ka rëndësi për këdo është: “Nuk duhet t’i marrin gjërat si të mirëqëna por duhet luftuar për t’i arritur ato”. E bindur në vetvete ajo shprehet se për të zgjidhur problemet duhet që njerëzit të bashkëpunojnë me njëri- tjetrin, se përndryshe nuk nuk shkojnë asgjëkundi. /BoldNews