Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri. Sipas Manjanit, nuk kishte asnjë surprizë lidhur me emërimet e ministrave të rinj.
“Qeveri me robt e shpisë. Zgjidhi paranojën e vet por jo punët e vendit. Socialistët të rrojnë e ta kujtojnë Partinë Socialiste, se dhe Erion Braçe vetë u bë rilindas”, shprehet Manjani në një shënim në Facebook.
Ja potimi i plotë:
Asnje surprizë.
Qeveri me robt e shpisë. Zgjidhi paranojeni e vet por jo punët e vendit.
Socialistet të rrojnë e ta kujtojnë Partine Socialiste, se dhe Erion Brace vetë u be rilindas.
Kriza do te jetë edhe më e thellë, pervecse ekonomike tashmë edhe politike.