• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Nuk i shërbyen, shqiptari tmerron mjekët me sëpatë në dorë

16:53 : 27/12/2018
në RAJONI

Me sëpatë në dorë, një qytetar nga Kosova me inicialet R.H gjatë ditës së djeshme ka hyrë në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit. Meqë mjekët në këtë qendër nuk i kishin ofruar shërbim vajzës së tij dy vjeçare, për shkak të grevës në institucionet shëndetësore në gjithë vendin, ai i revoltuar i ishte vërsulur mjekut kujdestar, të cilin donte ta sulmonte me sëpatë, raporton portali “Zëri.info”.

Ai nuk ka qëlluar mjekun kujdestar fatmirësisht, por vetëm tavolinën e zyrës dhe është larguar, por është arrestuar nga policia me vonë. Edhe pse kishin shpëtuar nga dëmtimet fizike, personeli mjekësor në këtë qendër mjekësore është tmerruar nga ajo që ka parë.

Auto Sss1545923533

Shaban Azizi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit ka thënë për “Zërin” se  kanë reaguar menjëherë duke e arrestuar të dyshuarin. Ai ka shpjeguar në detaje se si kishte ndodhur e gjithë ngjarja.

“Gjatë ditës së djeshme në mbrëmje nga ora 19:00 një qytetar e ka dërguar një fëmijë në ambulantë dhe pasi që kanë pasur mjekët grevë, ata i kanë thënë që jemi në grevë dhe ai është nervozuar dhe ka tentuar ta sulmojë mjekun me sëpatë, por nuk i ka shkaktuar asnjë lëndim. Ka tentuar ta sulmojë vetëm mjekun kujdestar, sepse ai nuk i ka ofruar ndihmën atij dhe ai është revoltuar dhe i ka mëshuar tavolinës. Policia ka reaguar menjëherë, e ka arrestuar atë. Ai është ndalur për 48 orë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër për këtë rast është informuar edhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemajli.

Lexo edhe:

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

Balluku shmang llogaridhënien për “Llogaranë”, Bardhi: Fshihet sepse e di çfarë ka bërë!

“Është e vërtetë që në vendin e punës është sulmuar mjeku. Ata si punëtorë shëndetësorë iu kanë përgjigjur grevës së sindikatës së shëndetësisë dhe si pasojë e mosofrimit të shërbimit për raste të caktuara kanë ardhur deri në një konflikt. Për fat pasoja fizike nuk ka pasur, përpos inventarit që është dëmtuar dhe i ka shkaktuar trauma stafit të ambulancës. Me këtë rast policia i ka intervistuar edhe mjekun edhe personin që i ka sulmuar”, ka thënë ai.

Xhemajli ka thënë se edhe pse mjekët janë në grevë, ata duhet të ofrojnë shërbimet emergjente.

“Edhe gjatë ditës së djeshme ne i kemi vizituar mjekët, me rastin e grevës që në raste emergjente të ofrojnë shërbime dhe të kenë kujdes me sjelljen ndaj pacientëve. Mendoj që sindikata e mjekëve duhet të jetë më vigjilente për të mbrojtur stafin dhe për të arritur qëllimet e tyre”, ka thënë ai.

Zyrtarja për Informim në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini, ka thënë se për R.H brenda afatit ligjor do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Departamenti i Përgjithshëm, ka pranuar kallëzimin penal nga Policia e Kosovës, ndaj të dyshuarit R.H., i cili dyshohet se në qendrën shëndetësore në fshatin Zhegër, ka sulmuar mjekun kujdestar. Prokurori i Shtetit, menjëherë ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Gjithashtu, ndaj tij brenda afatit ligjor do të ushtrohet edhe Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan, me qëllim të sigurimit të të pandehurit në procedurë penale”, ka thënë ajo.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

16:11 : 12/11/2025
AKTUALITET

Balluku shmang llogaridhënien për “Llogaranë”, Bardhi: Fshihet sepse e di çfarë ka bërë!

16:10 : 12/11/2025
RAJONI

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

16:03 : 12/11/2025
RAJONI

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025
AKTUALITET

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi

15:51 : 12/11/2025
AKTUALITET

Afera e “Llogarasë”/ Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

15:47 : 12/11/2025
Para

Studimi/ Bie numri total i lindjeve, rritet përqindja e fëmijëve që bëhen nëna

TË GJITHA

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

16:11 : 12/11/2025

Balluku shmang llogaridhënien për “Llogaranë”, Bardhi: Fshihet sepse e di çfarë ka bërë!

16:10 : 12/11/2025

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

16:03 : 12/11/2025

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi

15:51 : 12/11/2025

Afera e “Llogarasë”/ Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

15:47 : 12/11/2025

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com