Ish-kapiteni i Kombetares Lorik Cana është cilësuar nga emisioni “Opinion” si një ndër personazhet më të spikatura të 2018-s.
Nga studio e këtij emisioni. Cana ka tregaur se çfarë e mban në Shqipëri.
“Nga gushti i vitit kaluar po jetoj në Shqipëri dhe do të vazhdoj të jem këtu edhe për disa muaj të tjerë”, është shprehur Cana duke treguar se është fondacioni i tij që e ka kthyer Canën në Shqipëri pasi kishte jetuar për vite në Itali. Cana është i angazhuar në bamirësi dhe ka çelur një fondacion me emrin e tij.
Ndërsa i pyetur për momentet më të vështira kur ishte në fushën e lojës, Cana tha se ka qenë kualifikimi në Europian. “Momenti më i vështirë 3 ditë para se të kualifikohemi”, tha ai.













