• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e studentëve/ Edi Rama zbulon “armikun e brendshëm” të FRESH

15:03 : 26/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste në fillim të kësaj jave u shndërrua në një “gjyq publik” për të rinjtë e Forumit Eurosocialist (FRESH), duke u konsideruar ata si përgjegjës për dështimin e qeverisë së Edi Ramës përballë studentëve.

Mbledhja e drejtuesve të lartë të PS ishte e mbyllur, por burime brenda saj shpërndanë në media se fokusi kryesor i takimit ishte fakti se përse FRESH nuk ka informuar partinë për problemet e studentëve.

Ky “gjyq publik” ishte paradoksal, pasi të rinjve socialistë u kërkohej llogari se përse nuk kishin arritur të mbyllnin zullumet e kryeministrit dhe vartësve të tij, të cilët jo vetëm që nuk kanë punuar për përmirësimin e kushteve të studentëve por, për më tepër, me një ligj klientelist për Arsimin e Lartë, e rënduan rininë universitare me tarifa të papërballueshme.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 13 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

Edi Rama, mesa duket, ka menduar që të përdorë drejtuesit e FRESH si “sigurisë”, e cila “duhet të digjet” për të mbrojtur qeverinë. Por, kjo tentativë nuk besohet se do e shpëtojë qeverinë e Ramës nga kostot e vendimmarrjes së gabuar dhe abuzive.

Burime nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste nuk përmendën që të jetë kritikuar Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ajo personalisht dhe dikasteri i saj janë përgjegjësit formal për hartimin e ligjit abuzit të Arsimit të Lartë. Por, fakti që Nikolla nuk është prekur deri më tani, dëshmon se ajo ishte thjesht një levë për të hartuar ligjin e Arsimit të Lartë, përfitimet e të cilit do i merrnin njerëz të afërt e bashkëpunëtorë “akademikë” me kryeministrin.

Në mbledhje nuk ka pasur asnjë kritikë edhe për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është përgjegjës i drejtëpërdrejtë për mos-ndërtimin e Kampusit Universitar në Tiranë. Në atë territor, për të cilin “Lali Eri” premtoi në fushatë se do ngrinte kampusin, sot është një parkim publik, të ardhurat e të cilit shkojnë në arkat e institucionit që drejton Veliaj.

Në mbledhje, natyrisht, as nuk pritej të kishte kritika për vetë Edi Ramën, i cili është personi përgjegjës për gjendjen e vështirë të studentëve, si edhe për keq-menaxhimin e protestës së studentëve.

Manifestimi paqësor dhe këmbëngulës 10-ditor i të rinjve kryesisht në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit, grisën maskën propagandistike të qeverisjes së Edi Ramës. Ai dëshmoi se problemi i tij më i madh nuk është protesta në vetëvete, por efektet në imazhin e tij, të cilin është kujdesur ta kurojë maksimalisht nëpërmjet medias që e kontrollon thuajse plotësisht.

Ndaj, përgjegjësitë për prishjen e imazhit po synon t’ia ngarkojë të rinjve të FRESH-it, me argumentin absurd që “nuk kanë raportuar për problemet e studentëve”. Ky argument tregon më së miri se qeveria dhe qeverisja e Edi Ramës është shumë larg shqetësimeve dhe problemeve të qytetarëve.

Edi Rama dhe kupola e tij e vogël dhe klienteliste qeveritare ka synuar që, zullumet e tyre të mbulohen nga FRESH. Por, eurosocialistët e Rilindjes nuk kanë arritur të përmbushin këtë detyrë, pasi është një mision i parealizueshëm. Nuk ka pinjoll socialist që të bindi studentët se rritja e tarifës është gjë e mirë. Nuk ka Rilindas të ri që të bindë bashkëmoshatarët e tyre se të jetosh në kushte mesjetare në konvikte është “tendencë”.

E, megjithatë, mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste duket se e gjeti “armikun e brendshëm”-ai është mes Freshistëve, të cilët edhe u keqpërdorën deri në bajatosje në “dialogjet” e Edi Ramës në salla universitare e në studion e Top Show-t.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 13 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/10/2025
RAJONI

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

22:54 : 12/10/2025
BOTA

Gaza si laborator: Teknologjia, politika dhe financat bashkë për një eksperiment global

22:32 : 12/10/2025
RAJONI

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025
BOTA

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025
SHOW BIZ

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk më përfshinë në spotin publicitar!

21:48 : 12/10/2025
Para

Mënyra si duhet ta hamë Panetonen, që s’na e kishte thënë askush

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 13 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/10/2025

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

22:54 : 12/10/2025

Gaza si laborator: Teknologjia, politika dhe financat bashkë për një eksperiment global

22:32 : 12/10/2025

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk më përfshinë në spotin publicitar!

21:48 : 12/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

21:37 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com