• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aleanca kundër kandidaturës së Beqos: Ka firmosur për shembjen e Teatrit Kombëtar

14:54 : 26/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, KULTURE
Kiço Londo dhe Jonida Beqo

Kiço Londo dhe Jonida Beqo

Zgjedhja e Drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar Eksperimental ka shqetësuar Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit e cila është angazhuar për mbrojtjen e godinës nga shembja.

Në një deklaratë të Aleancës thuhet se përballë drejtorit aktual të Teatrit Eksperimental Kiço Londo është vënë Jonida Beqo.

Me anë të deklaratës, Aleanca mbron kandidaturën e Londos dhe është në kundërshtim për atë të Beqos pasi sipas tyre Beqo është rreshtuar në radhët e artistëve që kërkojnë shembjen e Teatrit Kombëtar.

Më tej në deklaratë sqarohet edhe puna që Londo ka bërë në drejtimin e Teatrit, ku në vetëm 3% buxhet të akorduar nga Ministria për teatrin, TKE prodhon 60% të shfaqjeve teatrore.

Lexo edhe:

PSD e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

‘Shqipëria Bëhet’ në KQZ: Lista e mbyllur u dorëhoq para 11 Majit, mandati t’i kalojë Lapajt

Në këtë mënyrë Aleanca ka dalë kundër kandidaturës së zonjës Beqo për drejtimin e Teatrit Eksperimental e cila aktualisht mban postin e drejtoreshës së Teatrit Metropol.

Deklarata e plotë:

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po ndjek me aq vëmendje sa është e mundur në kuadër të jo transparencës, procesin e përzgjedhjes së drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Dy kandidaturat e përfolura në shtyp në javët e fundit janë zoti Kiço Londo, aktualisht drejtor i këtij teatri dhe zonja Jonida Beqo, aktualisht drejtoreshë e Teatrit të Metropolit.
Kiço Londo është i njohur për publikun e gjerë për angazhimin e tij shumëvjeçar për zhvillimin e skenës teatrore shqiptare dhe edukimin e fëmijëve përmes teatrit e për t’u drejtuar te teatri. Aktualisht sipas të dhënave në dispozicion, rezulton se me 3% të buxhetit të vënë në dispozicion për teatrin nga Ministria e Kulturës TKE prodhon 60% të shfaqjeve teatrot në rang kombëtar, ndërkohë që me detyrim ligjor do të mjaftonte të prodhonte 3% të shfaqjeve.

Për ne si aleancë, Kiço Londo në 10 muajt e rezistencës sonë, ka spikatur me mbështetjen e fortë që i ka bërë kauzës së mbrojtjes së teatrit nga shembja. Nga ana tjetër, zonja Beqo ka spikatur me përfshirjen e saj në radhën e atyre që firmosen për shembjen e teatrit. Kjo gjë bën që përfshirja e saj në proces si kandidate e vetme përballë zotit Londo të shfaqë dyshime për gjithë procesin. Ndërkohë, mbështetja që ka dhënë zoti Londo për kauzën e mbrojtjes së teatrit lë të mendohet që ka qenë me pasoja direkte për të. Ndërkohë që drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, i cili ishte pro shembjes së ndërtesës së teatrit që drejton, mund të faktojë një numër shumë më të vogël shfaqjesh dhe publiku, konfirmohet edhe për një mandat në postin e drejtorit, për zotin Londo kjo as nuk merret në konsideratë që të ndodhë.

Ende është e paqartë se çfarë do të bëhet me Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar Eksperimental dhe gjithë truallin publik pranë tyre. Ende frika ekziston se qeveria nuk është tërhequr nga procesi tërësisht jo transparent dhe autoritar i tjetërsimit të kësaj hapësire dhe me dy drejtorë pro shembjes mund ta çojë deri në fund qëllimin e shpalosur përgjatë këtyre dhjetë muajve.

Për më tej, procesi që në fillesë është i dënuar të paragjykohet. Ai nuk ka qenë i hapur dhe publik për të mirëpritur kandidatura të tjera, është vënë si kriter përjashtues gjuha angleze, që drejtpërdrejt çon në përjashtimin e zoti Londo nga gara dhe mbetjen në të të zonjës Beqo si kandidate e vetme.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon nga qeveria që këtë proces mos ta përmbyllë me ngut e në mënyrë jo transparente sikurse ka vepruar më herët në raste të tjera. Procesi duhet të jetë i hapur, platforma për zhvillim që paraqesin kandidatët të bëhet publike, vlerësimi për përzgjedhjen e kandidatit fitues të bëhet nga një komision me artistë të pavarur e të mirënjohur në skenën teatrore në Shqipëri.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PSD e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

11:34 : 23/07/2025
AKTUALITET

‘Shqipëria Bëhet’ në KQZ: Lista e mbyllur u dorëhoq para 11 Majit, mandati t’i kalojë Lapajt

11:26 : 23/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ SPAK merr të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika të “Sky Tower” në Tiranë

11:22 : 23/07/2025
AKTUALITET

Vodhën mbi 400 mijë euro nga kompania ku ishin të punësuar/ Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

11:21 : 23/07/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ GJKKO shtyn procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes

11:08 : 23/07/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë të kontrabanduara nga Greqia, arrestohen 4 veterinerë

11:01 : 23/07/2025
Para

Renditja e klubeve shqiptare në UEFA-s, Skënderbeu në rënie të lirë, ekipet e tjera në 'vend numëro'

TË GJITHA

PSD e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

11:34 : 23/07/2025

‘Shqipëria Bëhet’ në KQZ: Lista e mbyllur u dorëhoq para 11 Majit, mandati t’i kalojë Lapajt

11:26 : 23/07/2025

Dosja “Veliaj”/ SPAK merr të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika të “Sky Tower” në Tiranë

11:22 : 23/07/2025

Vodhën mbi 400 mijë euro nga kompania ku ishin të punësuar/ Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

11:21 : 23/07/2025

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ GJKKO shtyn procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes

11:08 : 23/07/2025
Foto ilustruese

Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë të kontrabanduara nga Greqia, arrestohen 4 veterinerë

11:01 : 23/07/2025

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gazë

10:56 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com