Gjatë paradites së sotme, rreth 800 pasagjerë kanë mbërritur në portin e Vlorës nga Italia për të kaluar festat e fundvitit.
Porti i Vlorës ditën e sotme ka pasur fluksin më të madh të hyrjes që nga koha e sezonit veror.
Emigrantët shprehen se ka qenë një udhëtim i gjatë dhe i vështirë pasi kanë qëndruar 10 orë në det për shkak të detit me dallgë.