• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 24 Dhjetor

08:59 : 24/12/2018
në HOROSKOPI

‘Ditë e re kismet i ri’, thotë një shprehje e urtë shqiptare. Për ditën e hënë, astrologët parashikojnë surpriza dhe përmirësim të ndjeshëm në çdo aspekt të jetës suaj.

Horoskopi i ditës së hënë, 24 Dhjetor:

Dashi-Keni qenë tejet impulsiv gjatë kësaj periudhe, por kjo e hënë sjell me vete edhe nevojën për tu qetësuar. Nga kjo ditë e tutje, duhet të organizoheni më mirë dhe do të shihni se planet do të zbatohen qetësisht. Dashuria që keni do shërbejë si burim frymëzimi, pavarësisht vështirësive të kaluara në çift.

Demi-Gjatë kësaj të hëne duhet të bëni kujdes ndaj asaj që thoni. Dikush të cilin e konsideroni të afërt mund t’iu kthehet kundër. Mendojini mirë fjalët para se ti nxirrni nga goja. Shmangni përfshirjen në debate të personave të tretë. Kjo ditë sjell një takim interesant me një person nga e shkuara, gjë që do ju bëjë nostalgjikë. Duhet të ruani qetësinë përballë çdo situate dhe mbani parasysh se si ju dhe parnteri/ja keni kaluar jo pak vështirësi dhe se bashkë jeni më të fortë.

Lexo edhe:

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe fqinjin, dënohet me burgim të përjetshëm Taulant Malaj

Supremacia ajrore e SHBA-së, Kina ngre grup pune për studimin e avionëve amerikanë

Binjakët-Fuqia juaj e brendshme do ju mundësojë që të dominoheni nga mendime pozitive. Do të jeni në gjendje që të shikoni disa anë të problemeve tuaja. Ky është momenti për të shëruar dhe rikuperuar çdo raport që keni. Planetet do ju kthjellojnë më së miri, sa që do kuptoni se është më mirë që ti lini mënjanë mëritë e vjetra dhe të rindërtoni jetën bazuar në situatën aktuale. Problemet do të shfaqen para syve dhe ju do të kuptoni se i keni fryrë më shumë nga ç’duhet.

Gaforrja-Gjatë kësaj dite mund të diskutoni disa probleme të rëndësishme me të afërmit tuaj. Mundohuni të jeni të dashur dhe të sjellshëm në bisedat që do të bëni. Nëse nuk arrini që të menaxhoni situatën, lëreni pezull për momentin por mos e teproni. Merrni pjesë në takime të cilat do ju përmirësojnë humorin. Do e keni të vështirë që të gjeni kohën e duhur për ti dedikuar partnerit. Angazhimet profesionale mund të marrin pjesën më të madhe të kohës suaj. Sigurohuni që ti shprehni ndjenjat partnerit/es, dhe do të shihni se sa mirë do të ndjeheni të dy.

Luani-Do të jeni të mbushur me energji pozitive gjatë gjithë ditës. Megjithatë, duhet të mbani nën kontroll impulset, në mënyrë që të mos ju dalë nga kontrolli ndonjë situatë. Është mirë, që të jeni më të shoqërueshëm, por me njerëzit që ua do zemra. Do të argëtoheni pafund, në sajë të një takimi romantik. Mendoni mënyrat më të mira për të lumturuar partnerin/en tuaj.

Virgjëresha-Miqësia do të jetë tema e kësaj të hëne. Do mund të takoheni me miq të vjetër dhe do rigjeni një harmoni që ju ka munguar prej kohësh. Nga ana tjetër, një mik/e, mund të tregohet i ashpër me ju, por e ka veç për të mirën tuaj. Në raportin në çift parashikohet që të ketë keqkuptime. Ndoshta keni vepruar me qëllim të mirë, por nuk keni marrë atë që prisni. Keni nevojë për shumë durim, për ta zgjidhur këtë situatë.

Peshorja-Ka shumë mundësi që të takoni një person të së kaluarës gjatë kësaj dite dhe pikërisht ky person do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen tuaj. Duhet të jeni gati për të pranuar një ndihmë, pa e kërkuar. Nëse ambienti që ju rrethon duket në paqe, nuk ka arsye për të provokuar tensione. Duhet të jeni të aftë që ta kanalizoni energjinë tuaj në drejtimin që duhet. Bëni mirë që të thelloheni në mendime.

Akrepi-Kjo e hënë sjell një sërë mundësish të cilat duhen kapur fluturimthi. Shqyrtojini mirë të gjitha opsionet, pasi ky është momenti në të cilin duhet të hapni shumë dyer. Megjithatë surprizat nuk do jenë gjithmonë të pëlqyeshme. Kjo e hënë është tejet e favorshme, për gjithë ata persona që janë vetëm dhe që me gjasë do të takojnë një person special i cili premton shumë. Ndërsa për gjithë ata që janë në një lidhje prej kohësh, kjo është dita për të kuptuar se sa serioze është ajo.

Shigjetari-Gjatë kësaj dite do të jeni tejet konfuz dhe të përfshirë në kaos. Teksa reja do të ulet, do të zbuloni edhe arsyen. Merrni kohën që ju duhet për të menduar më mirë. Një ndryshim i papritur, do ju orientojë më mirë në jetën tuaj. Ky është një moment tejet i vështirë. Nëse raporti në çift nuk shkon mirë, kjo do të thotë që lidhja nuk premton. Ka ardhur koha që të vazhdoni rrugën tuaj vetëm. Nuk ka asnjë arsye për tu lidhur pas diçkaje që nuk ju bën mirë.

Bricjapi-Kjo e hënë do të nisë tejet pozitive. Yjet ju mbështesin maksimalisht, ndaj mundohuni që të mbyllni planifikimet tuaja brenda mesditës. Është mirë që mbrëmjen ta lini të lirë, në mënyrë që t’ia dedikoni aktiviteteve relaksuese. Mund të përballeni me diçka të papritur. Mund të përballeni me diamantin tuaj, pikërisht kur nuk e prisni. Është mirë që të mos humbni durimin dhe do të shpërbleheni.

Ujori-Parashikohet një ditë mjaft me fat për të lindurit e kësaj shenje. Merrni më shumë kohë për veten në mënyrë që të zgjidhni problemet me të cilat po përballeni. Do të lini mbresa të mira në vendin e punës dhe do të fitoni më shumë besim, Mund të shijoni një ditë të mbushur me argatin. Mos e neglizhoni një lidhje vetëm sepse ndodhet nën presionin e shoqërisë. Mendohuni mirë çfarë ju lumturon vërtetë dhe nëse nuk është ky/kjo personi i duhur, ka ardhur koha që të bëni përpara.

Peshqit-Kjo e hënë do të jetë e shoqëruar me konfuzion. Do të jeni të paduruar përballë një detyre të rëndësishme. Këshillohet që të prisni dhe të mos çoni përpara asnjë negociatë të rëndësishme gjatë kësaj dite. Kjo e hënë do të kalojë pa problem, por duhet të ruani gjithmonë një rezervë nën mëngë, për çdo situatë vështirësie. Disa pavendosmëri tuajat do ju ndihmojnë që të kuptoni më mirë arsyet e partnerit/es gjatë javëve të fundit. Ndërsa personat që janë vetëm, parashikohet që të kenë njohje interesante.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe fqinjin, dënohet me burgim të përjetshëm Taulant Malaj

19:05 : 27/06/2025
BOTA

Supremacia ajrore e SHBA-së, Kina ngre grup pune për studimin e avionëve amerikanë

19:00 : 27/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

18:50 : 27/06/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Trump

18:43 : 27/06/2025
AKTUALITET

Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

18:35 : 27/06/2025
Para

Rama mbledhje të jashtëzakonshme me kryesinë, ja çfarë pritet të ndodhë

TË GJITHA

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe fqinjin, dënohet me burgim të përjetshëm Taulant Malaj

19:05 : 27/06/2025

Supremacia ajrore e SHBA-së, Kina ngre grup pune për studimin e avionëve amerikanë

19:00 : 27/06/2025

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025

Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

18:50 : 27/06/2025

SHBA/ Gjykata Supreme kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Trump

18:43 : 27/06/2025

Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

18:35 : 27/06/2025

Si i përdori SHBA-ja bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

18:33 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com