• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Urdhri i tre ministrave/ Për herë të parë Viti i Ri do festohet pa fishekzjarre

19:20 : 23/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Boldnews.al

Urdhri për fishekzjarret, ndalohet përdorimi nga qytetarët edhe për Vitin e Ri 2019 do të jetë viti i parë që shqiptarët nuk do ta presin më me shpërthime fishekzjarre. Prej disa javësh në treg është ndalur shitja e lëndëve plasëse piroteknike dhe fishekzjarrët, të cilët nuk do të lejohen që të hidhen as në mbrëmjen e ndërrimit të viteve më 31 Dhjetor.

Pas pas plagosjes së efektives së policisë Ina Nuka me kapsollë gjatë protestës së banorëve të Astirit para Paralmentit, Ministria e Brendshme nxori fillimisht nnjë urdhër që ndalonte përdorimin e kapsollave në Shqipëri. Së fundi, tre ministri ajo e Brendshme, e Mbrojtjes dhe Financave dhe Ekonomisë kanë frimosur një urdhër të përbashkët që synon bllokimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Në urdhër janë përcaktuar masat dhe hapat që do të ndërmerren për ndalimin e hedhjes në tregun e brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil nga publiku i gjerë.

Sipas këtij urdhri, është specifikuar se artikujt që do të ndalohen të hidhen në treg janë: të kategorisë 2 (F2), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura jashtë ndërtesave, kërkon një distancë nga 5 deri në 8 metër nga njerëzit dhe objektet; të kategorisë 3 (F3), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura kërkon një distancë mbi 25 metër nga njerëzit dhe objektet. Ndërkohë sipas urdhrit të 3 ministrive, do të ndalohet prodhimi, importi, eksporti, magazinimi, shitja dhe përdorimi i të gjitha substancave piroteknike dhe fishekzjarrëve, të cilat në përmbajtjen e tyre kanë: squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla.

Lexo edhe:

DW: Përse Trump ndjek një kurs zik zak në konfliktin Izrael-Iran!

KQZ nis sot rinumërimin e votave për 4 qarqe, përfshihen edhe 85 kuti votimi të diasporës

Në urdhër janë përcaktuar rastet kur do të lejohen këto produkte. Kështu është përcaktuar se do të lejohen të përdoren vetëm nga subjekte të licencuara për përdorimin e lëndëve plasëse, piroteknike dhe fishekzjarrë, në raste festash kombëtare apo lokale të organizuara nga institucionet publike, evente festive, ose në rast festash familjare (dasma, ditëlindje), e në të gjitha rastet do të lejohen vetëm pas vënies në dijeni të Komisariatit të Policisë, që mbulon zonën. Pas plagosjes së efektives Ina Nuka, Ministria e Brendshme u ka kërkuar të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese.

Sipas Ministrisë së Brendshme, provat eksperimentale vërtetuan se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.

URDHËR

Nr. 661, datë 13.12.2018

 

PËR NDALIMIN E HEDHJES NË TREG TË LËNDËVE PIROTEKNIKE DHE FISHEKZJARRËVE PËR PËRDORIM CIVIL, QË RREZIKOJNË SIGURINË PUBLIKE, JETËN DHE SHËNDETIN

E QYTETARËVE

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr. 102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 7 dhe të pikës 3, të nenit 7/1, të ligjit nr. 9126, datë 29.7.2003, “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse dhe lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligji nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

URDHËROJMË:

Ndalimin e hedhjes në tregun e brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil nga publiku i gjerë:

  1. a) Të kategorisë 2 (F2), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura jashtë ndërtesave, kërkon një distancë nga 5 deri në 8 metër nga njerëzit dhe objektet;
  2. b) Të kategorisë 3 (F3), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura kërkon një distancë mbi 25 metër nga njerëzit dhe objektet.

 

  1. Ndalimin e prodhimit, importit, eksportit, magazinimit, shitjes dhe përdorimit të të gjitha substancave piroteknike dhe fishekzjarrë të cilat përmbajnë squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla.

 

  1. Komisioni i Dhënies së Licencave, pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, në Ministrinë e Mbrojtjes, të ndalojë prodhimin me qëllim shitjen për treg të brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil, të kategorisë 2 (F2) dhe të kategorisë 3 (F3).

 

  1. Komisioni i Dhënies së Licencave, pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, në Ministrinë e Mbrojtjes, të rishikojë licencat e importit dhe prodhimit të cilat janë në fuqi, për ndalimin e hedhjes në tregun e brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil, të kategorisë 2 (F2) dhe të kategorisë 3 (F3).

 

  1. Artikujt piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil, të kategorive 2 (F2) dhe 3 (F3) lejohen të përdoren vetëm nga subjekte të licencuara për përdorimin e lëndëve plasëse, piroteknike dhe fishekzjarrë, në raste festash kombëtare/lokale të organizuara nga institucionet publike, evente festive, ose në rast festash familjare (dasma, ditëlindje), pas vënies në dijeni të Komisariatit të Policisë, që mbulon juridiksionin territorial ku do të zhvillohet aktiviteti.

 

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve në Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, si dhe Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, ndërveprojnë ndërmjet tyre me plane të përbashkëta bashkëpunimi.

 

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve/Ekspertë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave, si dhe Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij urdhri, të ngrenë Task-Forcën, e cila të ushtrojë kontrolle për verifikimin e kushteve në linjat e prodhimit dhe të magazinimit të subjekteve të licencuara për prodhim, import/eksport të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrë, sipas fushave të përgjegjësisë.

 

  1. Task-Forca të përbëhet me nga një përfaqësues, të:
  2. a) Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, kryetar;
  3. b) Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, anëtar;
  4. c) Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, anëtar;
  5. d) Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, anëtar;
  6. e) Repartit të Inspektim Shpëtim-Minierave, anëtar.

 

  1. Ngarkohen strukturat vendore të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, për të kontrolluar dhe verifikuar kushtet e transportit, magazinimit dhe të shitjes në dyqanet sipas juridiksionit territorial dhe fushave të përgjegjësisë, në përputhje me parashikimet e urdhrit nr. 229, datë 8.5.2015, të ministrit të Punëve të Brendshme “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e të përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”.

 

  1. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve në Ministrinë e Mbrojtjes, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij urdhri, të bëjë njoftimin e subjekteve të licencuara për import dhe prodhim të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrë. Subjektet e licencuara mund të tërheqin nga tregu dhe të magazinojnë artikujt e përcaktuar në pikat 1 dhe 2 të këtij urdhri, me qëllim përdorimin e tyre, sipas pikës 6, të këtij urdhri ose eksportin e tyre.

 

  1. Bllokimi, magazinimi dhe trajtimi i artikujt piroteknikë dhe fishekzjarrë që ndalohen sipas këtij urdhri, të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi të institucioneve përgjegjëse.

13.Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave, si dhe Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

  1. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij urdhri, të përballohen nga institucionet e përcaktuara në pikën 13 të tij.
  2. Urdhri i përbashkët publikohet për mediet e shkruara dhe vizive nga Ministria e Brendshme.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

MINISTRI I BRENDSHËM

Sandër Lleshaj

MINISTRI I MBROJTJES

Olta Xhaçka

MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË

Arben Ahmetaj

Lajme të lidhura

BOTA

DW: Përse Trump ndjek një kurs zik zak në konfliktin Izrael-Iran!

08:25 : 17/06/2025
AKTUALITET

KQZ nis sot rinumërimin e votave për 4 qarqe, përfshihen edhe 85 kuti votimi të diasporës

08:18 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kush jep shtëpinë me qira ditore do paguajë taksat e Bashkisë së Tiranës si biznes, bazuar në xhiro

08:15 : 17/06/2025
AKTUALITET

Në 2024, popullsia e re në moshë u tkurr me madhësinë e Kavajës, 29 mijë të rinj më pak

08:12 : 17/06/2025
BOTA

Sa janë të realizueshme kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor dhe bllokada në Hormuz?

08:09 : 17/06/2025
Shkrime promocionale

“Getaway Magazine”: Shqipëria, sekreti më i mirë i ruajtur i Mesdheut

08:08 : 17/06/2025
Para

“Fyese dhe anti-njerëzore propaganda e Ramës me efektiven Nuku” reagon ish-Presidenti

TË GJITHA

DW: Përse Trump ndjek një kurs zik zak në konfliktin Izrael-Iran!

08:25 : 17/06/2025

KQZ nis sot rinumërimin e votave për 4 qarqe, përfshihen edhe 85 kuti votimi të diasporës

08:18 : 17/06/2025

Kush jep shtëpinë me qira ditore do paguajë taksat e Bashkisë së Tiranës si biznes, bazuar në xhiro

08:15 : 17/06/2025

Në 2024, popullsia e re në moshë u tkurr me madhësinë e Kavajës, 29 mijë të rinj më pak

08:12 : 17/06/2025

Sa janë të realizueshme kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor dhe bllokada në Hormuz?

08:09 : 17/06/2025

“Getaway Magazine”: Shqipëria, sekreti më i mirë i ruajtur i Mesdheut

08:08 : 17/06/2025

Mbi 27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës

08:05 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com