Nga Boldnews.al
Në muajt e fundit të mandatit të parë në krye të Bashkisë më të madhe të vendit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur të “fryjë” më tej administratën, duke e ccuar në 6769 numrin total të punonjësve. Për vitin e ardhshëm, që është edhe elektoral, Bashkia e Tiranës do të shtojë plot 339 punonjës të rinj. Numri i madh i punonjësve që shtohen janë për aparatin e Bashkisë së Tiranës, 31 të tillë dhe 30 të tjerë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore. Bashkia e justifikon rritjen e personelit me kërkesat gjithnjë e në rritje, problematikat, por edhe sfidat për mirëmenaxhimin e territorit të qytetit të Tiranës.
Në tre drejtoritë e punëtorëve të qytetit që meren me pastrimin, mirëmbajtjen do të shtohen 36 punonjës.
Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit 14 punonjës Zhvillimi, administrimi dhe mirëmbajtja e parqeve, mbrojtja e kurorave të gjelbra brenda territorit të Bashkisë së Tiranës janë disa nga detyrat funksionale të APR-së. Këtu përmendim mirëmbajtja e pjesës jugore të PMLAT (bimësi, korsi vrapimi dhe bicikletash, pedonale), realizuar sipas projektit të Bashkisë, mirëmbajtja e parqeve të reja Farkë, Kashar, Vaqarr dhe pyllit orbital me proceset e punës (kositje e barit, prerje ferrash, krasitje të drurëve dekorativë, ujitja e sipërfaqeve të gjelbëra dhe bimësisë dekorative, evadimi i mbeturinave të grumbulluara, kryerja e shërbimeve fitosanitare spërkatja me pesticide dhe herbicide, plehërim kimik).
Gjithashtu shtimi I disa aktiviteteve apo rritja e volumit të punës të proceseve si: Mirëmbajtja e Shesheve rekreative “Luaj Tirana” Shtimi i aktiviteteve rekreative Mbjedhje dhe shtimi i bimësisë Kerkesës në rritje për trajtimin e bimësisë dekorative, Mirëmbajtjen e infrastrukturës Ndaj për të ruajtur e rritur cilesinë e shërbimit per vitin 2019 kërkohet shtim i numrit të punonjësve të kësaj agjensie në total 14 (katërmbëdhjetë) punonjës.
Efektet financiare të aplikimit të shtesës në numrin e punonjësve për vitin 2019, për Agjensinë e Pqarqeve dhe Rekreacionit do të jenë 8,922,168 Lekë.
Qendra Kulturore “Tirana” 10 punonjës QKT gjatë vitit 2018 ka shtuar në mënyre të ndjeshme numrin e shfaqjeve për fëmijë të grupmoshave të ndryshme duke bëre të mundur afrimin e artit tek fëmijët, e sidomos shtimin e dëshires së tyre për t’u aktivizuar në performanca të ndryshme artistike. Aktualisht shtimi i numrit të shfaqjeve ka sjellë si pasojë mospërballimin e punës me punonjësit aktualë të Qendrës Kulturore “Tirana”, ndaj për të ruajtur e rritur cilesinë e numrin e shfaqjeve per vitin 2019 kërkohet shtim i numrit të punonjësve me kohë të plotë të kësaj qëndre, në total 10 (dhjetë) punonjës.
Efektet financiare të aplikimit të shtesës në numrin e punonjësve për vitin 2019, për QKT do të jenë 7,070,770 Lekë.
Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve 190 punonjës Nevojat emergjente pas shtimit të kapaciteteve në kopshtet dhe çerdhet e qytetit të Tiranës, si dhe njëkohësisht ruajtjen e cilësisë së shërbimit në to, propozohet shtimi prej 190 (njëqind e nëntëdhjetë) punonjësish (ku 160 punonjonjës shpenzimet e të cilëve do të mbulohen nga transferta specifike akorduar me ligjin për Buxhetin e Shtetit) dhe 30 punonjës si shtesë në strukturën organizative të QEZHEF-së me synimin rregullimin e situatës në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, kryesisht me focus më të madh tek përmirësimi i cilësisë së shërbimit tashmë edhe në kopshte siç janë punuar këto vite me përmirësimin e çerdheve. Rritja e madhe e frekuentimit të çerdheve dhe të kopshteve ka sjellë nevojën e shtimit të edukatoreve dhe ndihmës edukatoreve që do të rregullojnë aktualisht pjesën e shërbimit.
Efektet financiare të aplikimit të shtesës prej 30 punonjësve për vitin 2019, për Qendrën Ekonomike të Zhvilimit dhe Edukimit të Femijëve do të jenë 19,067,956 Lekë.
Qendra Sociale “Multidisiplinare” 2 punonjës Lidhur me riorganizimin e strukturës organizative të Qendrës Sociale Multidisiplinare, në funksion të cilësisë së shërbimit dhe mbulimit si duhet me profesionistë të procesit të identifikimit, vlerësimit dhe ofrimit të shërbimeve, propozohet një shtesë në stafin profesionist të qendrës, per vitin 2018 konkretisht me 2 (dy) punonjës të shërbimeve sociale multidisiplinare. Kryesisht këta punonjës do të transferohen nga projekti ”Save the Children” që më parë ishte i mbuluar prej tyre për qëndrën, por pas përfundimit të kontratës, Bashkia duhet të vazhdojë ofrimin e shërbimit me fondet e veta.
Efektet financiare të aplikimit të shtesës në numrin e punonjësve për vitin 2019, për Qendrën Sociale Multidisiplinare do të jenë 1,549,484 Lekë.
Klubet sportive 26 persona transferohet pranë Bashkisë ndryshimi i varësisë së Klubit Sportiv Shumësportësh “Partizani” dhe Klubit Sportiv “ Studenti” nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Bashkia Tiranë. Ky numër në total 26 persona transferohet pranë Bashkisë. Duke qënë se ligji i buxhetit 2019 ende nuk është miratuar deri në njoftimin mbi fondet që do të shoqërojnë këtë transferim, në këtë moment sugjerojmë përfshirjen e shtesës së numrit të punonjësve sipas referencave të cituara më lart.
Në Aparatin e Bashkisë së Tiranës 31 punonjës
Efektet financiare 24,292,601 lekë
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore 30 punonjës
Efektet financiare 20, 328,768 lekë
Drejtoria Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit 9 punonjës
Efektet financiare 6,762,784 lekë
Drejtoria Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit 14 punonjës
Efektet financiare 9,496,616 lekë
Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit 13 punonjës
Efektet financiare 8,468,568 lekë
Qendra Kulturore “Tirana” 10 punonjës
Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve 190 punonjës
Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit 14 punonjës
Qendra Sociale “Multidisiplinare” 2 punonjës
Klubet sportive 26 persona 61% të shpenzimeve të buxhetit të bashkisë shkojnë për personelin, që për vitin 2019 parashikohet të rriten me 31% duke arritur në (5.5 miliardë lekë) 5,565,643,353 31