Boca Juniors ka diskutuar me Jose Mourinho për mundësinë për t’u bërë trajner i klubit argjentinas, raporton TNT Sports.
Mourinho kohët e fundit e thirri drejtorin e futbollit të Bocas, Nico Burdisso për ta përgëzuar atë për rolin e tij në klub dhe si pjesë e asaj bisede, “Special One” ka marrë ofertë për të drejtuar klubin e njohur.
Trajneri portugez sapo u largua nga Manchester United në një intervistë të fundit, tha se dëshiron të jetojë një jetë normale deri në kthimin e tij eventual në rolin e trajnerit.
Kujtojmë që Boca Juniors është njëri ndër ekipet e preferuara të portugezit.