Nga Boldnews.al
Ende pa u shuar jehona e dëbimit të ambasadorit iranian në Tiranë dhe këshilltarit të dytë të po kësaj ambasade, të tjera fakte dalin në lidhje me veprimtarinë e tyre, synimi i së cilës mbeteshin akte të forta terroriste në vendin tonë.Dëbimi i ambasadorit Iranian Gholam Mohammadinia dhe Moustafa Roudaki Këshilltar i Dytë është bërë pas informacioneve të sakta, mbi një sulm të mundshëm terrorist, e përqëndruar ndaj organizatës MEK (Muxhahedinëve, që janë vendosur në Shqipëri). Për qeverinë iraniane ata konsiderohen si armiq të pushtetit dhe shpesh janë vënë në shënjestër nga autoritete shtetërore iraniane.
Gjithçka ka nisur një vit më parë në Ambasadën iraniane në Vjenë të Austrisë, ku ka dyshime të forta dhe informacione konfidenciale shprehen se Roudaki nxiti planin e dështuar terrorist për të eleminuar drejtuesit e oraganizatës MEK, gjatë një aktiviteti në Paris Francë, ku ishin të ftuar dhe disa personalitete shqiptare.
Moustafa Roudaki dyshohet se ishte shefi i zyrës së shërbimit inteligjet iranian MOIS në Tiranë, i kamufluar si diplomat. Burime konfidenciale shprehen se ka qenë në krye të operacioneve të fshehta kundra organizatës MEK në Shqipëri, duke mos përjashtuar dhe përgatitjen e operacioneve për eleminimin fizik të anëtarëve të kësaj organizate në vendin tonë.
Diplomati iranian qëndron në vendin tonë prej më shumë se një viti, por para se të merrte funksione diplomatike në Shqipëri, Roudaki ka qenë funksionar i ambasadës iraniane në Vjenë, nga ku u organizua dhe plani i dështuar terrorist për të eleminuar drejtuesit e oraganizatës MEK. Për këtë ngjarje u arrestua dhe një diplomat Iranian i atashuar në ambasadën e Vjenës.
Më 22 mars të këtij viti, autoritete shqiptare të antiterrorist ndaluan dy gazetarë iranianë për të cilët kishte të dhëna dhe dyshime serioze se ishin të përfshirë në përgatitjen e një sulmi ndaj ororganizatës MEK. Ata u ndaluar në ambientet e jashtme të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, pak përpara nisjes së ceremonisë festive të Sulltan Nevruzit. Pas marrjes në pyetje, dy personat e dyshuar si pjesë e shërbimit sekret iranian, por të kamufluar në rolin e “gazetarëve”, pasi u morën në pyetje nga autoritetet tona u dëbuan menjëherë nga Shqipëria.
Që pas vendosjes në Shqipëri të anëtarëve të organizatës MEK, vendi ynë u kthye në qendër të vemendejs së Iranit. Fillimisht duke rritur profilin e personelit diplomatik ndër të cilët përfshihet ambasadori Gholam Mohammadnia. Ai është një ndër njerëzit e besuar të Ministrit të Jashtëm iranian. Ndërkohë, veç diplomacisë, vëmendjen ndaj Shqipërisë e ktheu dhe shërbimi inteligjent Iranian, duke sjellë si Këshilltar të Dytë të Ambasadës Moustafa Roudaki, një figurë e lartë e shërbimit sekret, që kishte mundur të infiltrohejedhe në abasadën iraniane të Vjenës, e më pas në Shqipëri. Irani zyrtar konsiderion si rrezik potendcaj për sigurinë kombëtare organizatën MEK, ndaj nuk kanë ngurruar të ndërmarrin dhe operacione për eleminim fizike kudo ata ndodhen në Gjermani, Holandë, Francë, Suedi etj. Duket se sulmet e organizuar nga shërbimet inteligjente iraniane po kthehen në një shqetësim real për vendet e Bashkimit Eurpian institucionet e sigurisë të të cilëve kanë parandaluar disa sulme.
Institucionet e sigurisë iraniane së fundmi po identifikohen me organizatat terroriste pasi në atentatin e dështuar në Francë tentuan të përdornin ekspolziv ndaj një aktiviteti të organizatës MEK ku veç drejtuesve të kësaj të fundit, merrnin pjesë personalitete të larta nga vende të ndryshme përfshi dhe Shqipërinë.
Në fundt të muajit qershor dhe fillim të muajti Korrik u parandalua një sulm terrorist ndaj organizatës MEK. Sulmi do të kryhej nga një çift me origjinë iraniane, të cilët u ndaluan nga autoritetet Belge me akuzën se po përgatitnin një atentat në Villepinte, në Francë. Të ndaluarit synonin të godisnin gjatë një takimi të një grupi të opozitës “Muxhahedinët e popullit iranian”, aktivitet ku ishin të pranishëm dhe autoritete shqiptare. Gjatë kontrollit policia gjeti 500 gramë eksploziv TATP dhe një detonator në makinën e tyre.
Ndërkohë, në Francë u ndaluan persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtor të çiftit iranian, ndërsa në Gjermani u ndaluar edhe një person-kontakt i çiftit, diplomati Assadollah Assadi, i cili punonte në ambasadën iranian në Vjenës, Austri, ambasadë në të cilin ka punuar para se të vinte në Shqipëri dhe Mostafa Roudaki.
Autoritetet franceze nuk kishin dyshim se komploti ishte përgatitur nga shërnimet MOIS ndaj për këtë ngjarje dëbuan një diplomat iranian, i cili ishte një agjent sekret nën koperturë diplomatike. Gjithashtu dhe autoritetet Holandeze dëbuan dy shtetas iranian të akredituar në ambasadën iraniane në Hollandë. Së fundmi edhe Shqipëria ka dëbuar si persona të padëshiruar dy dioplomatët Iranian në vendin tonë, për të cilët ka të dhëna dhe dyshime të forta se kishin vënë në shënjestër anëtarët e MEK që janë vendosur në Shqipëri në vitet e fundit.