• Kontakt
Friday, August 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtësia e Re në duart e kunetërve e mikeshave të PS

12:35 : 21/12/2018
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është duke shijuar qumështin e dhive të Kirgistanit, ndërkohë që projekti i tij dhe Soros për të dorëzuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri në duart e Edi Ramës po përparon ndjeshëm.

Reforma në Drejtësi në Shqipëri u ideua, të paktën formalisht, që të eleminonte ndikimin e politikës në gjyqësor dhe prokurori. Por kjo ide fillestare ndryshoi katërcipërisht rrugës, duke përfunduar në një projekt që vendos të gjithë sistemin e drejtësisë nën kontrollin e një njeriu-Edi Ramës, kryeministër aktual dhe kryetar i Partisë Socialiste.

Tashmë po shihet në praktikë se si njerëzit e drejtësisë, nga shkollimi e deri tek ngritja në karrierë, janë në dorë të kunetërve e miqve të zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste.

Lexo edhe:

Horoskopi, 22 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Policia dhe karrotrecët në Himarë bashkëpunojnë për të ‘rrjepur’ emigrantët/ VIDEO

Reforma në Drejtësi parashikon që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e së ardhmes të dalin vetëm nga Shkolla e Magjistraturës. Sipas propagandës qeveritare, vetëm produkti i kësaj shkolle do të arrijë të minimizojë korrupsionin në sistemin e drejtësisë. Por, faktet janë disi më ndryshe. Deri më tani, një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga Vetingut janë ish-studentë të Shkollës së Magjistraturës. Pra, kjo Shkollë nuk e ka gjetur “vaksinën” kundër korrupsionit. Madje, për shumë juristë, korrupsioni nis pikërisht nga Shkolla e Magjistraturës ku, “gjoba” për hyrjen në të thuhet se ka arritur në 150 mijë euro.

Shkolla e Magjistraturës drejtohet nga Sokol Sadushi, mik i Fatmir Xhafaj, njeriu që e mban veten për “babain e Reformës në Drejtësi”, ish-kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe ish-ministër i Brendshëm. Fatmir Xhafaj u përzu nga kabineti qeveritar, pasi kryeministri Edi Rama nuk po e suportonte më tendencën e tij për të marrë sa më shumë pushtet politike.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) drejtohet nga juristi i Soros-it, Gent Ibrahimi, kunati i deputetes dhe eksponentes së lartë të Partisë Socialiste, Mimi Kodheli. KLP ka rol thelbësor në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ky institucion është përgjegjës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, por, sidomos për zgjedhjen e prokurorëve që do të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme Hetimore, SPAK.

Prokurori i Përgjithshëm (i Përkohshëm), Arta Marku, e cila u zgjodh në detyrë në mënyrë antikushtetuese, është në krye të institucionit të Akuzës falë miqësisë së ngushtë me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Njohja mes tyre daton që në periudhën kur Marku qëndronte poshtë deputetit të sotëm në hierarki, kur Manja drejtonte Prokurorinë e Shkodrës.

Maxhoranca e Edi Ramës kontroll pjesën më të madhe të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Në këtë mënyrë, Partia Socialiste ka në dorë jo thjesht karrierën e gjyqtarëve e prokurorëve, por edhe përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dy institucione të cilat janë thuajse inekzistente prej disa muajsh.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili është përgjegjës për renditjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, drejtohet nga gjyqtari i lartë, Ardian Dvorani, një bashkëpunëtor i vjetër dhe i ngushtë i Partisë Socialiste.

Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për karrierën e gjyqtarëve, emërimin, transferimin, komandimin dhe penalizimin e tyre. Pesë nga 11 anëtarët e tij, nga radhët e juristëve jo-gjyqtar, janë zgjedhur në KLGJ vetëm me votat e maxhorancës, në një proces të kundërshtuar forcërisht nga opozita. Pakica e brishtë e njerëzve të qeverisë në KLGJ mund të shndërrohet lehtësisht në shumicë vendimmarrëse, mjafton që të “joshin” të paktën një prej anëtarëve gjyqtarë. Në këtë mënyrë, Partia Socialiste, nëpërmjet njerëzve të saj në KLGJ, do të kontrollojë lehtësisht karrierën e gjyqtarëve

Në mënyrë thuajse identike, Partia Socialiste do të kontrollojë edhe vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Maxhoranca aktuale ka përzgjedhur, vetëm me votat e saj, 5 anëtarët jo prokurorë të KLP. Në rastin e këtij institucioni, Partia Socialiste nuk e ka aspak të vështirë të “rekrutojë” anëtarë nga radhët e prokurorëve. Disa prej tyre janë rreshtuar prej kohësh në krah të Partisë Socialiste.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 22 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:06 : 21/08/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Policia dhe karrotrecët në Himarë bashkëpunojnë për të ‘rrjepur’ emigrantët/ VIDEO

23:04 : 21/08/2025
AKTUALITET

Prekëse! Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

22:52 : 21/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

22:37 : 21/08/2025
AKTUALITET

Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Dukat

22:21 : 21/08/2025
SHENDETI

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit

22:06 : 21/08/2025
Para

“E ke ti fajin!” Shaqiri zbulon mesazhet pas shkarkimit të Mou

TË GJITHA

Horoskopi, 22 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:06 : 21/08/2025
Foto ilustruese

Policia dhe karrotrecët në Himarë bashkëpunojnë për të ‘rrjepur’ emigrantët/ VIDEO

23:04 : 21/08/2025

Prekëse! Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

22:52 : 21/08/2025

Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

22:37 : 21/08/2025

Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Dukat

22:21 : 21/08/2025

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit

22:06 : 21/08/2025

Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati

21:55 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com