Xhihadisti francez, Peter Cherif, i dyshuar se ka qenë një nga organizatorët e atentatit në gazetën satirike Charlie Hebdo, në janar të 2015 në Paris, është kapur në Xhibut dhe tani është në duart e policisë franceze.
Lajmin e bën të ditur e përjavshmja Marianne, e cila citon burime nga qeveria.
Burri, një 36 vjeçar, ishte mik i vëllezërve Kouachi, autorë të masakrës në redaksi. I njohur si Abou Hamza, ai ishte në arrati që prej 2011. Cherif ishte një nga terroristët e shumtë më të kërkuar në botë, shkruan Marianne.