• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama ikën në Vlorë për t’i shpëtuar revoltës së Tiranës, Vlora e “fundos” në det…

12:14 : 19/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ndërsa Tirana zien nga protestat e studentëve, kryeministri shmang çdo përballje me ta dhe ikën në Vlorë, në një takim me pedagogë partiak dhe FRESH-istë që krahas kartës së anëtarësisë së PS-së, mbajnë në xhep edhe atë të studentit, por situata ishte ndryshe nga çfarë e mendonte.Në “Vlorën heroike” të kryeqeveritarit që përdhosi Monumentin e Pavarësisë i veshur me çitjan e pelerinë, në Vlorën e “Lungo Mares” fasadë të kryeministrit, kishte studentë që e bënë të dilte nga vetja, ose më saktë të tregonte tipin e vërtetë të një arroganti emocional, që nuk pranon kritika, e për më shumë nuk merr asnjë përgjegjësi. Të rinjtë reaguan ashpër ndaj Ramës, duke protestuar ndaj tij me frazën: “Plotëso tetë pikat ose ik”…

Nuk qe i vetmi qëndrim, pasi studentët njëri pas tjetrit i çorrën maskën një sharlatani lëvizës. I treguan papunësinë e prindërve, vështirësitë e jetësës, tarifat e rritura të shërbimeve, taksat e shtuara. Fytyra e kryeministrit herë zverdhej e herë nxihej, jo nga përgjegjshmëria e shtetarit (sepse këtë nuk e ka pasur dhe nuk do e ketë), një zagar plak, nuk mund të bëhet më gjuetar…, por Ramës i ra mitit propagandistik. Iu shemb edhe Vlora e “majtë”, aty ku ai është deputet, aty kun ë mendje e konsideron bastion votash, por iu kthye në “hambar hallesh”.

Padyshim ky skenar nuk ishte menduar nga Rama, që zgjodhi Vlorën për të bërë monologun e tij, pa e kuptuar se edhe aty të rinjtë si në të gjithë vendin kanë të njëjtin shqetësim: “Paguajnë shumë për tu arsimuar dhe marrin pasigurinë në vend të dijes”. Çdo vit me vështirësi paguajnë tarifat e studimit, por përfundojnë në duart e bordit drejtues, ku pjesë janë administratorët e emëruar nga qeveria.

Studentët shohin arrogancën qeveritare në çdo hap që hedhin, fasadën në vend të thelbit, shqipërinë 3D të kryeministrit në vend të realitetit të varfërisë, korrupsionit qeveritar, oligarkisë që ka futuar duart deri në xhepat e studentëve.

Lexo edhe:

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve

Probleme te Vllaznia, dy sulmues rrezikojnë ndeshjen e kthimit në Europë

Djallëzia e kryeministrit shkoi deri në atë pikë që zgjodhi Vlorën për të marrë duartrokitje, por gjeti Vlorën e protestës, ashtu si në çdo qytet tjetër universitar. Rama kërkoi sot një formë ikjeje nga protestat e vërteta që kanë bllokuar Tiranë prej 15 ditësh, por mëkatet e kryeqeveritarit virtual, nuk i lau dot as uji i kripur i detit Jon në Vlorë.

Diversioni që po bën në takime të fshehta me pedagogë që mbledhin studentë me motivin e diskutimit të halleve të fakulteteve përkatëse dhe nga “prapaskena” fusin si klloun të shfaqjes kreun e qeverisë. Kjo ndodhi në fakultetin e Gjeologji Minierave dhe të Bujqësorit në Tiranë, ku i paftuari nga studentët del në skenë me mikrofon në duar dhe gjunjëzohet për dialog, kundër frymës studentore që për më shumë se dy javë i kanë shembur qeverinë vetëm me parulla, meme dhe qëndrimin e pastër: “Plotëso tetë pikat, nuk ka dialog me një  kryeministër i pabesueshëm”.

“Sot jemi në një sallë kaq të ngrohtë, sikur t’i bënim mësimin në salla kaq të mira?! Duhet të kupton ju zotëri, se që të gjitha pikat janë të qarta, të shkruara e zeza në të bardhë. Komunikim ka nevojë për mesazhin, kanalin dhe marrësin… Mesazhi ato 8 pika, kanali mënyra si kemi zgjedhur ta japim këtë mesazh, marrësi jeni ju…”-deklaroi një student që më pas në shenjë revolte u largua nga salla, duke lënë aty vetëm FRESH-istët duartrokitës.

Kryeministri defakto i rënë nga pushteti, po bën xhiron e fundit nëpër Shqipëri me shpresën se edhe këtë herë propaganda mund ta nxjerrë nga llumi ku ka futur vendin. Këtë herë nuk ka përpara qytetarë të përvuajtur që gëzohen nese Rama bën shoë, por brezin e ri studentor që në dy javë revoltë i treguan vendit kush është Shqipëria e vërtetë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve

14:59 : 26/07/2025
SPORT

Probleme te Vllaznia, dy sulmues rrezikojnë ndeshjen e kthimit në Europë

14:58 : 26/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në malin e Shpiragut, rrezikohen disa fshatra! Banorët: Jemi të frikësuar për shtëpitë!

14:37 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, në hetim 72-vjeçari

14:32 : 26/07/2025
Para

Çakërdiset kryeministri/ Rama iu flet studentëve të Vlorës për plumba ballit

TË GJITHA

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve

14:59 : 26/07/2025

Probleme te Vllaznia, dy sulmues rrezikojnë ndeshjen e kthimit në Europë

14:58 : 26/07/2025

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025

Zjarri në malin e Shpiragut, rrezikohen disa fshatra! Banorët: Jemi të frikësuar për shtëpitë!

14:37 : 26/07/2025

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, në hetim 72-vjeçari

14:32 : 26/07/2025

Lista e Lacios, Sarri mund të sakrifikojë Hysajn

14:17 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com