• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nostradamusi” Muç Nano: Protesta e studentëve mund të përfundojë si gjëja më qesharake në histori

09:50 : 19/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE

Monologu i kësaj të marte i Mustafa Nanos në emisionin “Provokacija” është fokusuar në protestën e studentëve. Në këndvështrimin e tij Mustafa Nano e sheh protestën e studentëve konfuze, që nuk ka një grup udhëheqës e përfaqësues, që nuk pranon asnjë ndikim politik nga jashtë e që nuk pranon negociata mbi kërkesat që janë bërë.

Ai u bën apel studentëve që të ndryshojnë strategji për të mos u bërë qesharakë.

“Duhet të krijoni një leadership. Dhe duhet t’i besoni këtij leadershipi. Nëse nuk keni besim te njëri tjetri, dhe duket që nuk keni, kërkoni mbështetje nga pedagogët, apo nga jashtë. E nëse nuk ua mbush syrin e mendjen askush nga jashtë, atëherë merrnin vendimin për ta mbyllur protestën. Mbylleni ashtu si e nisët”– shprehet Nano.

Monologu i plotë i Mustafa Nanos në Provokacija:

Kur nisi protesta e studentëve, të gjithë u vunë në mbështetje të saj. Ishte një festival solidariteti. Kurrë nuk ishin parë ndonjëherë shqiptarët të binin në një mendje mbi një gjë të caktuar, dhe ja, erdhët ju, të dashur studentë, për t’i bërë ata së bashku. Por nuk u bënë me ju, ngaqë pëlqyen qëllimet e protestës. Jo, u bënë me ju, ngaqë gjysma (socialistët) pëlqyen faktin që ju po protestonit në mënyrë paqësore, dhe nuk kërkonit rrëzimin e qeverisë. Madje, as rrëzimin e ministres nuk kërkonit.

Lexo edhe:

Mister në Itali, trupi i një shqiptari gjendet i karbonizuar në makinë, faktet që ngrenë dyshime për krim

Memaliaj/ 26-vjeçarja e paralizuar dergjet në shtrat, mjekët “vizitë” me WhatsApp, s’i japin kemp të plotë

As tani nuk e kërkoni. Ndërsa gjysma tjetër (demokratët) ju mbështetën, ngaqë ju vendosët të mos negocjonit me qeverinë, e me kryeministrin Rama, i cili po ju qurravitet prej 14 ditësh. Nuk është parë ndonjëherë ndonjë kryeministër që t’u përgjërohet protestuesve për një takim. Çfarë nuk do të jepte për këtë takim! Edhe gjithë qeverinë do jepte, po t’ia kërkonit. Por ju nuk ia kërkoni. Sepse ju nuk doni që protesta të keqkuptohet, apo të përdoret, duke harruar se në ka një gjë që ka krijuar hapësirë për përdorimin e protestës është ky merak i juaji për të mos u përdorur.

E dini? Unë personalisht kam frikë se edhe ju vetë jeni bijtë e bijat e prindërve tuaj, dmth edhe ju jeni demokratë e socialistë. Gjysma juaj do donin që kërkesat të plotësoheshin, e që qeveria të mos dëmtohej asnjë çikë. E gjysma tjetër as që do t’ia dijë fare për kërkesat; ata duan thjesht dëmtimin apo rrëzimin e kësaj qeverie. Organizimi i kësaj proteste, dhe vendimet që janë marrë prej jush, janë frut i kësaj balance forcash. Dhe kështu kemi këtë protestë konfuze që nuk ka një grup udhëheqës e përfaqësues, që nuk pranon asnjë ndikim politik nga jashtë e që nuk pranon negociata mbi kërkesat që janë bërë.

Hej studentë, ka rrezik që e gjithë protesta të përfundojë si gjëja më qesharake që është prodhuar ndonjëherë në skenën publike shqiptare. Dhe do të ishte traumatike për të gjithë ata që protestën tuaj e kanë pagëzuar me emra të fismë. Prandaj, duhet të ndryshoni strategji. Duhet të krijoni një leadership. Dhe duhet t’i besoni këtij leadershipi. Nëse nuk keni besim te njëri tjetri, dhe duket që nuk keni, kërkoni mbështetje nga pedagogët, apo nga jashtë. E nëse nuk ua mbush syrin e mendjen askush nga jashtë, atëherë merrnin vendimin për ta mbyllur protestën.

Mbylleni ashtu si e nisët, me një lajmërim të varur në derën e fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit a të arkitekturës, ku të thuhet: Të dashur studentë, ju njoftojmë se sot në orën 16.00 do mblidhemi para ministrisë së arsimit (për qejf të socialistëve), apo kryeministrisë (për qejf të demokratëve), për të deklaruar fundin e protestës. Qëllimi konsiderohet i paplotësuar. Dhe i paplotësueshëm. Fituan ato që fitojnë gjithnjë këtyre anëve. Partitë. Sepse në Shqipëri askush nuk mund të fitojë kundër tyre.

Nuk ka rrugë tjetër? Në fakt, ka edhe një rrugë tjetër. Ju duhet të ngriheni kundër vetë partive, kundër rendit të prishur të gjërave, kundër sistemit të korruptuar që ka korruptuar çdo gjë. Vetëm kështu do të kishin kuptim edhe kanosjet që ju po bëni me grevë urie, me bllokime rrugësh, e me përshkallëzime të tjera, për të cilat keni folur. Nëse nuk keni gjë kundër sistemit, dhe deri tani e keni pasur merak të tregoni se nuk keni gjë kundër sistemit, atëherë shkoni negocjoni me kryeministrin, merrni çfarë keni kërkuar të merrni, dhe kthejuni auditorëve. Shfaqja mbaroi. Nesër rikthehet jeta normale. Poshtë studentët! Rroftë sistemi! /abcnews.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mister në Itali, trupi i një shqiptari gjendet i karbonizuar në makinë, faktet që ngrenë dyshime për krim

14:40 : 18/10/2025
AKTUALITET

Memaliaj/ 26-vjeçarja e paralizuar dergjet në shtrat, mjekët “vizitë” me WhatsApp, s’i japin kemp të plotë

14:24 : 18/10/2025
BOTA

Kosova pranohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

14:10 : 18/10/2025
AKTUALITET

E rëndë në Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

13:57 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

13:46 : 18/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

13:31 : 18/10/2025
Para

Studentët përzënë Ramën nga Tirana, kryeministri ia mbath në Vlorë

TË GJITHA

Mister në Itali, trupi i një shqiptari gjendet i karbonizuar në makinë, faktet që ngrenë dyshime për krim

14:40 : 18/10/2025

Memaliaj/ 26-vjeçarja e paralizuar dergjet në shtrat, mjekët “vizitë” me WhatsApp, s’i japin kemp të plotë

14:24 : 18/10/2025

Kosova pranohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

14:10 : 18/10/2025

E rëndë në Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

13:57 : 18/10/2025

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

13:46 : 18/10/2025

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

13:31 : 18/10/2025

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

13:21 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com