• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkesat e studentëve/ Rama prezanton paketën, por injoron tre pika. Loja e pisët me tarifat…

15:21 : 19/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në platformën “Shqipëria që duam” është krijuar një faqe, që për të dokumentuar atë që kryeministri Edi Rama e quan “Pakti për Universitetin”. Në këtë platformë janë publikuar pikat e kërkuara nga studentët, për të cilat është hapur diskutimi. Nga 8 pikat, 2 prej tyre kanë afat zbatimi fundin e janarit 2019, ndërsa të tjerat më vonë.

Kërkesat e stundetëve

Por, ajo që bie në sy, është se hidhen poshtë 3 nga kërkesat e studentëve: Rritja e buxhetit për Arsimit në 5 përqind të GPD-së si dhe dy kërkesa të tjera të studentëve për rritjen e përfaqësimit të tyre në vendimmarrje në mënyrë të barabartë me pedagogët apo anëtarët e qeverisë në bordet e universitet.

Rama, në takimet që ka zhvilluar me studentë, ka artikuluar qartë se këto 3 pika nuk mund të realizohen ashtu siç i kërkojnë stundetë. Këtë qëndrim, e shfaq edhe në dokumentin e publikuar.

Lexo edhe:

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë

Evazive lihet edhe ulja e tarifave. Do përfitojnë vetëm studentët që kryejnë studimet bachelor, apo edhe ata në master. Në takimet që ka zhvilluar, Rama ka artikuluar se stundetët e masterit nuk do përfitojnë ulje tarifash.

Dokumenti prezantuar nga Rama

PIKA 1

● Tarifat të paguhen nga qeveria nga 100% deri në 50% me shkallëzim.
● 100% për studentët me mesatare 9 deri në 10, për studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe për të verbërit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë. Këto dy kategori mund të kenë edhe një bursë prej 100 USD.
● 75% për studentët me mesatare 8 deri në 9
● 50% për studentët me mesatare 6 deri në 8

(50% po ashtu me mesatare më të ulët se sa 6, por deri në fundvitin akademik 2019-2020. Kjo bëhet për një mundësi të barabartë në një start të ri dhe për këtë arsye asnjë student, pavarësisht mesatares, nuk do të paguajë më shumë se sa 50% të tarifës deri në vitin e ardhshëm akademik).

Skema e shkallëzimit meritokratik është ende në diskutim dhe të gjithë janë të ftuar të kontribuojnë me mendimin e tyre

Afati i zbatimit: Janar 2019

PIKA 2

● Të krijohet një faqe online, ku të publikohen të gjitha buxhetet dhe shpenzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë dhe çdo IAL-i publik. Faqja të shërbejë edhe si një platformë, për ekspozimin e akteve të korrupsionit apo të shkeljeve të çdo lloji në universitet.

Afati i zbatimit: Janar 2019

PIKA 3

● Çdokush që ka njohuri për një praktikë ndërkombëtare, ku pesha e votës së studentëve në zgjedhjet në universitet është siç kërkohet në këtë pikë, është i lutur ta bëjë publike. Momentalisht po punohet për ta adresuar këtë pikë, duke parë me detaje çështjen e përfaqësimit të studentëve në vendimmarrje, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

Afati i vendimit: Janar 2019

PIKA 4

● Transparenca e titujve shkencorë është aktualisht një detyrim ligjor i Universitetit. Sidoqoftë po punohet për një propozim konkret si më poshtë, që meriton të diskutohet.

● Biblioteka Kombëtare të ngrejë një portal të unifikuar, ku të hidhen të gjitha doktoraturat.

Të digjitalizohen doktoraturat që janë në letër (hardcopy). Kontrolli antiplagjiaturë i tyre të kryhet nëpërmjet një software-i të posaçëm dhe të gjitha rastet e dyshuara t’i kthehen Komisioneve të Posaçme Universitare për rivlerësim.

● Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë nga ana e saj, të nisë Verifikimin e Kritereve të Ligjshmërisë për titujt akademikë.

Afati i fillimit të zbatimit: Mars 2019

PIKA 5

● Qeveria të shkarkojë të gjithë anëtarët e bordeve të emëruar nga MASR. Anëtarët e rinj të emërohen nëpërmjet një procesi të hapur, ku figura publike dhe ekspertë me profil të lartë, të zgjidhen rojtarë të interesit publik në administrimin e Universiteteve. Po hulumtohen praktikat më të mira ndërkombëtare për të parë mundësinë që njëri prej anëtarëve të vijë nga trupa studentore.

Afati i zbatimit: Shkurt 2019

PIKA 6

● Marrëveshja e nënshkruar në nëntor me Qendrën e Shërbimeve Arsimore Franceze, për ta bërë kartën tonë pjesë të European Student Card (ESC) është një bazë shumë e mirë për finalizimin e këtij procesi

Të miratohet VKM me shërbimet që do të ofrohen me çmim të reduktuar për studentët. Të fillojë procesi i pajisjes me Kartën e Studentit dhe të pajisen të gjithë studentët.

Afati i zbatimit: Shtator 2019

PIKA 7

● Të përfundojë procesi i blerjes dhe vënies në dispozicion të studentëve të Bibliotekës Universitare Digjitale. Të gjitha Universitetet në vend do të kenë akses në bibliotekën elektronike universitare, si dhe në databazën kombëtare të doktoraturave.

Afati i zbatimit: Mars 2019

PIKA 8 

● Të nisë vlerësimi i performacës për çdo IAL në vend, ku elementët kyç do të jenë:
– Sondazhi Kombëtar i Studentëve për çdo pedagog, program mësimor; departament e fakultet;
– Vlerësimi i Produktit Kërkimor për çdo department, fakultet dhe IAL;
– Vlerësimi i jashtëm i cilësisë, në përputhje me ”Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë”.

Afati i fillimit të zbatimit: Mars 2019

Shënim: Gjithë sa më lart është në fazën e diskutimeve në grupet e punës, të cilat mirëpresin çdo sugjerim. Ndërkohë, më poshtë çdo individ i interesuar, është i ftuar të kontribuojë me opinione, ide, sugjerime a kërkesa për Universitetin në tërësi dhe universitetin apo fakultetin e tij në veçanti.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025
SPORT

Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë

22:23 : 09/05/2025
AKTUALITET

Sa mandate do të marrë PD? Berisha: Jam i bindur për fitoren

22:21 : 09/05/2025
AKTUALITET

Banorët e Lenies në Gramsh në protestë: Punimet për hidrocentralet na lanë pa rrugë dhe ujë!

22:16 : 09/05/2025
AKTUALITET

Plagosi të dashurën dhe më pas vrau veten! Viktima, stilisti i njohur shqiptar

22:15 : 09/05/2025
BOTA

Dhjetëra të mitur të vrarë dhe të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

22:12 : 09/05/2025
Para

Kryeprokurorja/ Fundi i ëndrrës një-vjeçare pushteti, arrogance e paaftësie

TË GJITHA

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025

Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë

22:23 : 09/05/2025

Sa mandate do të marrë PD? Berisha: Jam i bindur për fitoren

22:21 : 09/05/2025

Banorët e Lenies në Gramsh në protestë: Punimet për hidrocentralet na lanë pa rrugë dhe ujë!

22:16 : 09/05/2025

Plagosi të dashurën dhe më pas vrau veten! Viktima, stilisti i njohur shqiptar

22:15 : 09/05/2025

Dhjetëra të mitur të vrarë dhe të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

22:12 : 09/05/2025

A do te udhëtojë Berisha në SHBA? LaCivita: Nuk flas në emër të DASH

22:05 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com