• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grupimi “DHJETOR 90” mbështet protestën e studentëve: Kauza juaj do dështonte nëse…

12:38 : 18/12/2018
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Grupimi “DHJETOR 90” ka dalë në mbështetje të studentëve të cilët protestojnë për më shumë se një javë për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Ne e kemi vlerësuar dhe cmuar kushtin ultimativ që ju i keni vënë qeverisë; Jo negociata-Plotëso kërkesat.  Ky kusht ultimativ tregon seriozitetin, pjekurinë dhe vendosmërinë tuaj për të realizuar në mënyrë shtërruese 8 kërkesat. Dialogu me arrogancën, me monologistët, me muret e ftohta të pronarit të bunkerit në Surrel do të ishte dështimi i kauzës tuaj”, thuhet në një deklarate për mediat të grupimit “DHJETOR 90”.

Deklarata e plotë

Grupimi “DHJETOR ‘90” si një bashkësi idealistësh që nuk është pajtuar kurrë me padrejtësitë dhe arrogancën e qeverive, si një grup njerëzish që e cmojnë lirinë dhe demokracinë, që e respektojnë dhe velerësojnë institucionin e protestës përgjatë këtyre dy javeve ka mbështetur pa asnjë rezerve protesten e studenteve të universiteteve të Shqipërisë.
Kërkesat tuaja jo vetëm që janë të drejta dhe plotësisht të realizueshme por ato janë minimaliste aq sa në hierarkinë e nevojave të Maslout ato shtrihen në rendin e parë, tek nevojat bazike të mbijetesës fiziologjike.
Ne e kemi vlerësuar dhe cmuar kushtin ultimativ që ju i keni vënë qeverisë; Jo negociata-Plotëso kërkesat.
Ky kusht ultimativ tregon seriozitetin, pjekurinë dhe vendosmërinë tuaj për të realizuar në mënyrë shtërruese 8 kërkesat. Dialogu me arrogancën, me monologistët, me muret e ftohta të pronarit të bunkerit në Surrel do të ishte dështimi i kauzës tuaj.
Gjithashtu ne e kemi vlerësuar maksimalisht thirrjen dhe qëndrimin tuaj për tu distancuar nga politika e vjetër, për të qendrua larg poltikës së korruptuar, larg poltikaneve të qokave, larg partive që janë përgjegjëse të drejtëpërdrejta për këtë gjendje kolapsi të shoqërisë shqiptare. Që protesta juaj të prekë suksesin e plotë Ju duhet të vazhdoni ti mbani larg politikanët që i kanë futur duart në xhepat e prindërve tuaj, ti mbani larg politikanët që po i detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin e tyre, ti mbani larg politikanët që ditën dalin nëpër konferenca shtypi në mbështetje tuaj dhe natën flirtojnë me njëri tjetrin duke ndërruar karriget e pushtetit.
Ne ish-studentët dhe pedagogët e Dhjetorit të 90-ës në atë dhjetor të largët lirie dhe shprese sakrifikuam dhe bëmë gjithcka që Shqipëria të ndahej nga diktatura. Me vendosmëri, kurajo dhe guxim të jashtëzakonshëm ja dolëm ta thyenim diktaturën, ti jepnim Shqipërisë pluralizmin politik, t’ja celnim rrugën drejt Europës dhe zhvillimit.
Por produktet e atij dhjetori heroik ne i dorëzuam në duar të pasigurta dhe të dyshimta. Ndaj e cmojmë fort qëndrimin tuaj të prerë që ti mbani larg politikanët që janë përgjegjës për kolapsin politik, ekonomik dhe social që ka mbërthyer vendin prej kohësh.
Liria, demokracia, energjia dhe zhvillimi që cliroj Dhjetori i brezit tonë është konsumuar plotësisht, është koha për një Dhjetor të ri. Këtë Dhjetor e kemi parë te projektuar në sytë tuaj këto dy javë. Mos u ndalni, mos u dekurajoni, qëndroni , jeni shpresa e vetme, vetëm ju mund ta thyeni Trekëndëshin e Djallit, Trekëndëshin e të keqës, Trekëndësin e Bermudës shqiptare, Trekëndëshin Rama-Basha-Meta.
Ne s’duam, dhe s’mund t’ju mësojmë por gjithë eksperiencën tonë të gabimeve, lëshimeve dhe tolerimeve do t’jua vemë në dispozicion, që ju ta fitoni kauzën tuaj, kauzën tonë, kauzën e shqiptarëve të lirë dhe të ndershëm.
Shqiptarët janë me ju, idealistët janë me ju, njerëzit që e cmojnë lirinë dhe demokracinë janë me ju. Grupimin “DHJETOR ‘90” do ta keni mbështetje për cdo sakrificë.

Lexo edhe:

“Pjesën më të madhe e marrin koncesionet”/ Tabaku: Ky nuk është buxheti i shqiptarëve, por i pakicës!

Buxheti 2026/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe kujdes me koncesionet

KRYETARI
Bislim AHMETAJ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pjesën më të madhe e marrin koncesionet”/ Tabaku: Ky nuk është buxheti i shqiptarëve, por i pakicës!

12:08 : 10/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe kujdes me koncesionet

12:03 : 10/11/2025
AKTUALITET

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen

11:52 : 10/11/2025
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

11:47 : 10/11/2025
AKTUALITET

Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës

11:32 : 10/11/2025
SHOW BIZ

Pagesa deri në 60 mijë euro nata, kush janë këngëtaret më të paguara

11:29 : 10/11/2025
Para

Rama ofendon studentin: Deklaratën me shkrim ta harrosh! 1 metër e 20 ti...

TË GJITHA

“Pjesën më të madhe e marrin koncesionet”/ Tabaku: Ky nuk është buxheti i shqiptarëve, por i pakicës!

12:08 : 10/11/2025

Buxheti 2026/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe kujdes me koncesionet

12:03 : 10/11/2025

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen

11:52 : 10/11/2025

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

11:47 : 10/11/2025

Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës

11:32 : 10/11/2025

Pagesa deri në 60 mijë euro nata, kush janë këngëtaret më të paguara

11:29 : 10/11/2025

Abuzimi me burimet publike në zgjedhje/ Gonzato: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

11:08 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com