• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta e Ramës për të sfumuar protestën

20:40 : 16/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kur mijëra studentë bllokuan Ministrinë e Arsimit, kryeministri Edi Rama nga zyra e tij e ndjeu veten në grahmat e fundit të pushtetit. I ra “thelbi” i qeverisjes që për të është propaganda, (piari), afishimi i një Shqipërie virtuale, që zhvillimin e konceptonte me videot 3D në kokën e kryeqeveritarit. Studentët po e luftonin me armën e tij, me meme e parulla ironike, batuta që shembnin mitin Rama dhe frymën tallëse të një qeverisje po aq qesharake.

Protesta në dukje po sfumohet, fryma ka mbetur, por Rama përdori metoda çarëse e përçarëse, trysnie e vëtofrimi, pranimi dhe qasje. Fillimisht për të fituar kohë, e më pas për të venitur një revfoltë që është shumë më e madhe se disa kërkesa ekonomike. Rama ndezi makinerinë e tij të propagandës, duke qëmtuar emër për emër çdo personazh student që artikolohej publikisht kundër qeverisjes dhe këmbënguljes për plotësimin e tetë kërkesave.

Për të, kryesore ishte çarja e protestës masive, duke ofruar dialogun me studentët. Arriti deri në atë pikë sa me stilin e një “kllouni” të veshur me kostum kryeministri, lëshonte mesazhe flirti në këmbim të dialogut.

Kryeministri nuk “luftoi” vetëm në pjesën vituale që aq shumë e dëshiron, por sulmoi studentët me krahëmarrje. Po tenton t’i armiqësojë studentët me stafin pedagogjik, (që edhe ata mbajnë mëkatin e tyre përballë të rinjve të revoltuar), por është shumë herë më i vogël se ai i kryeministrit. Po denigron rektorë e dekanë, gjithashtu FRESH-istët e tij si “grupi i gatshëm” janë në terren për të çmontuar protestën, për t’i dhënë asaj konotacion politik.

Lexo edhe:

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

Rama nuk e pati problem që disa FRESH-istë të tij ti merrte si “Pionerët e Enverit” për t’i përdorur në një show publik, që edhe emrin e kishte “Top Show”. Disa adoleshentë të trembur që ankoheshin se po i masakronin në rrjetet sociale, ata herë shtireshin si studentë “të lirë” e herë si partiakë që po mbronin shefin e tyre në ditë të vështira. Beteja e Ramës nëpër studio televizive, duke u lutur që ta ftonin dhe pse jo rritur “tarifën” për maniatët e mediave vizive, pati anën e saj të flirtit, por vetëm me oligarkët, nuk mundi të trulloste mendjet e protestuesve. Rama provoi…

Teksa poshtë zyrës së tij studentët nuk e shuan frymën e protestës, kryeministri urdhëroi policë me uniform që tu “sekuestronin” edhe drutë e zjarrit për tu ngrohur, tu kontrollonin atë pjatë supë që u sillnin qytetarët. Frymë terrori gjatë natës dhe dashamirës e “babaxhan” në facebook gjatë ditës. Mohoi se janë proceduar penalisht 25 protestues, mes tyre edhe profesori Edmond Tupe dhe artisti Robert Aliaj, por faktet e tradhëtuan kur vetë policia shpërndau për mediat njoftimin e nisjes së procedimit penal.

Shantazhi i hapur, më pas flirti…, apo mohimi edhe i së dukshmes ishin pjesë e mendjes së trazuar të kryeministrit që në pamje të parë ngjan se e përçau protestën, të paktën për nga numri.

Gjithsesi betejën ende e ka të humbur ku fryma e revoltës, për më tepër e lindur nga mijëra studentë në mbarë vendin nuk mund të fiket as me propagandën e dalë boje që organizohet nga Fuk(g)sat e tij. Një tjetër revoltë e madhe e dalë vëtishëm, pa organizim politik e ndikim partiak nga ana e studentëve do ishte funeral politik i kryeministrit. Ai deri më tani ka “fituar” betejën me studio televizive ku janë të ftuar analistë, por lufta është në tjetër vend, përballë studentëve që i kanë vendosur distancën: “Prano tetë kërkesat, nuk ka dialog”.

Një sjellje e goditur dhe mjaft efikase nga ana e studentëve, që ia kanë bërë të qartë se nuk mund të bëjnë dialog me një kryeministër që tenton të blejë përfaqësitë, që nëse nuk i blen ka gati shantazhin, e nëse edhe ajo nuk funksionon, ka gati “grupin e gatshëm” të FRESH-istëve që me teserën e partisë në xhep dhe me maskimin si studentë po i japin dorën për herë të fundit idhullit të tyre.

Kryeministër…! Fitove pak kohën, por luftën me studentët e më pas me gjithë shoqërinë jo politike, e ke të humbur ende pa nisur. Këtë herë as televizionet sado që i kanë hapur dyert nuk e ndihmojnë në kaosin e tij. I ka mbetur vetëm të postojë “foto flirti” në facebook, që e shumta marrin disa like nga administrata dhe “pionierët e partisë”.

Lajme të lidhura

SPORT

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025
AKTUALITET

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025
BOTA

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025
SPORT

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025
BOTA

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025
Para

Bashkimi i madh/ Çfarë pritet të ndodhë nesër me protestën e studentëve

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com