• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Dalin në dritë faktet/ Bashkia e Tiranës, 103 tenderë të dyshimtë për 6 muaj

12:11 : 11/12/2018
në EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Bashkia e Tiranës, si bashkia më e madhe në vend, ka zhvilluar numrin më të lartë të tenderëve pas implementimit të reformës territoriale, ku sipas shifrave rezulton se nga 19.549 tenderë në 61 bashki, 2355 të tillë i përkasin Bashkisë së Tiranës, që përbëjnë 12 për qind të tyre. Por, ajo që bie në sy është fakti se sipas të dhënave të publikuara nga openprocurement.al rezulton se 392 tenderë të Bashkisë së Tiranë, pra rreth 17% e tyre, janë të dyshimtë për shkaqe të ndryshme, sipas përkufizimit të termit “të dyshimtë” në udhërrëfyesin e Bashkimit Europian mbi Mashtrimet në Prokurimet Publike.

Porta Vendore ka zhvilluar një analizë mbi tenderët e Bashkisë së Tiranës, ku rezulton se pavarësisht se ka realizuar vetëm 12 për qind të tenderëve në total, vlera e kontraktuar nga subjektet e ndryshme, krahasuar me totalin për 61 bashkitë e vendit, rezulton se në përqindje është shumë më e lartë se ajo për numrin e tenderëve, konkretisht rreth 29% të vlerës totale të parave që janë shpenzuar nga tenderët në 61 bashkitë e vendit.

1/3 e tenderëve, të dyshimtë
Porta Vendore ka analizuar 6 muajt e parë të vitit 2018, duke vlerësuar sesa tenderë të realizuar nga Bashkia e Tiranës, rezultojnë me një problematikë të caktuar. Nga analizimi i shifrave të publikuara nga openprocurement.al rezulton se në 6 muajt e parë të vitit 2018, Bashkia e Tiranës ka zhvilluar 488 tenderë, me fond limit rreth 4.4 miliardë lekë të reja. Nga ky fond rezulton se rreth 3.9 miliardë lekë janë fituar nga 242 subjekte të ndryshme për 350 tenderë të shpallur fitues. Por, pikërisht këtu nisin pikëpyetjet mbi tenderët e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, pasi rezulton se nga 350 tenderë të shpallur fitues nga Bashkia e Tiranës, pothuajse 1/3 e tyre hyjnë në kategorinë “RedFlag” (flamur i kuq), sipas udhërrëfyesit të BE-së mbi Mashtrimet me Prokurimet Publike, për shkak të informacioneve që sjellin dyshime për realizimin e tyre. Konkretisht, një shënim me RedFlag është një fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione të tjera që mund të tregojnë një shqetësim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve antikorrupsion. BE ka parashikuar në kategorinë RedFlag shumë forma për ekspozimin e parregullsive të mundshme, duke filluar që nga mungesa e konkurrencës; mungesa e garës, nëpërmjet negocimit të drejtpërdrejtë; shtesa kontrate pa përfunduar ende faza e parë e kontratës, skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit dhe anulim i tenderit dy ose më shumë herë. Madje, këto janë theksuar edhe nga projekti openprocurement.al sa i përket tenderëve të zhvilluar nga pushteti vendor.

Shkeljet e mundshme
Nga verifikimi i realizuar nga Porta Vendore për tenderët e Bashkisë Tiranë në 6 muajt e parë të vitit 2018, rezulton se me RedFlag janë shënuar 103 tenderë. Në 94 prej 103 tenderëve rezulton që ose janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues përveç fituesit, ose ka pasur mungesë konkurrence, pasi ka konkurruar vetëm një subjekt i vetëm. Konkretisht, në 51 të tillë është kualifikuar vetëm fituesi, ndërkohë që në 43 tenderë të tjerë ka konkurruar vetëm një subjekt. Ligji shqiptar i lejon këto lloj procedurash, pra me një konkurrent të vetëm, por sipas udhërrëfyesit të BE-së mbi mashtrimet në prokurimet publike shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokumenti në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste.

Lexo edhe:

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

Tenderë me negocim
Ndërkaq, 7 tenderë të tjerë që janë përzgjedhur në këtë analizë rezultojnë se janë zhvilluar nga Bashkia e Tiranës me negocim të drejtpërdrejtë, pavarësisht se kanë qenë me fond limit mbi 50 milionë lekë të reja. Pra bëhet fjalë për tenderë, që sipas përcaktimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike janë mbi kufirin e ulët monetar dhe realizimi i tyre me negocim të drejtpërdrejtë bëhet vetëm në raste të veçanta, të përcaktuar qartë në ligjin për Prokurimet Publike, por edhe në udhëzimin e nxjerrë nga APP më 8 janar 2018. Tenderë me negocim të drejtpërdrejtë, pavarësisht vlerës, janë cilësuar të dyshimtë edhe nga udhërrëfyesi i BE-së. Por çfarë kanë qenë këto raste të veçanta për Bashkinë e Tiranës?! Nga verifikimi rezulton se 7 procedurat e identifikuara janë realizuar nga Bashkia e Tiranës për blerje ushqimesh, për ruajtje dhe siguri të vlerave monetare, për shërbimin e internetit në bashki dhe për shërbimin e pastrimit. Madje, në 4 raste, tenderët janë fituar në vlerën mbi 99% të fondit limit, ndërsa në 3 raste mbi 98% të fondit limit dhe po të vërehet në tabelën e nxjerrë nga Porta Vendore rezulton se të 3 këto procedura janë fituar nga e njëjta kompani.

Në foto: Tabela me tenderët e zhvilluar me negocim të drejtpërdrejtë

Po ashtu, 1 rast nga 103 të tillë është shënuar me RedFlag, pasi rezulton se tenderi është anuluar dy ose më shumë herë, ndërkohë që një rast tjetër ka të bëjë me shtesë kontrate, pa përfunduar ende faza e parë e kontratës.

Por, me gjithë dyshimet për shkelje të mundshme, ajo që dallohet më së shumti në analizimin e 103 tenderëve është fakti se këto kompani, kanë arritur të marrin të gjitha bashkë mbi 90 për qind të fondit limit (Shih tabelën). Vetëm në pak raste vihet re se ka pasur oferta më të vogla se 90 për qind e fondit limit, duke ngritur dyshime sesi këto kompani kanë dhënë oferta kaq pranë fondit limitë procedura të hapura dhe kanë qenë me kaq fat për të fituar përballë kompanive që kanë dhënë oferta më të vogla, ku këto të fundit në të gjitha rastet e analizuara nga Porta Vendore janë skualifikuar për mungesë dokumentacioni.

Tenderët e dyshimtë

51 janë për skualifikim të operatorëve
43 mungesë konkurrence
7 negocim i drejtpërdrejtë mbi 50 milionë lekë
1 anulim i tenderit dy ose më shumë herë
1 shtesë kontrate

Rreth autorit:
Elisa Gjerani, Kryeredaktore e platformës “Porta Vendore”, është gazetare me eksperiencë 10-vjeçare, e cila ka punuar në disa media kombëtare dhe vizive në funksione të ndryshme dhe është fituese e çmimeve të ndryshme për gazetarinë investigative dhe sociale. Ajo ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka Master Shkencor për Drejtim dhe Menaxhim Mediash. Prej disa vitesh është përfshirë edhe në projektet e shoqërisë civile.

/ Porta Vendore.al/

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025
AKTUALITET

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025
RAJONI

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025
SPORT

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025
AKTUALITET

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025
Para

Kamion me drogë në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi i mjetit

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com