• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji i ri, si merret pa pagesë tapia e tokave me 7501

22:10 : 09/12/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Ligji ri i qeverisë për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë parashikon edhe procedurën e pajisjes me certifikatë pronësie të tokave të përfituara me ligjin 7501.

Në nenin 10 të ligjit janë listuar kriteret që duhet të kenë përfituesit e ligjit 7051 për të marrë certifikatë pronësie pa pagesë. Sipas këtij neni, theksohet se përfitojnë kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, subjektet që plotësojnë njëkohësisht këto kushte: “Kanë qenë legjitimuar për të përfituar tokë sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave nr.255, datë 2.8.1991, nr.452, datë 17.10.1992 apo vendimeve të veçanta, pavarësisht nëse kanë ndryshuar vendbanimin pas datës 1.10.1992. Këtu përfshihen edhe subjektet, që sipas informacionit të Gjendjes Civile, kanë ardhur me banim në territorin e ishndërmarrjeve bujqësore pas datës 1.8.1991, si dhe banorët jopunonjës të ish-kooperativave bujqësore; Subjektet që nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë kooperative apo ndërmarrjeje bujqësore tjetër. Subjektet që përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë paraqitur kërkesë pranë organeve kompetente për plotësimin me AMTP për tokat e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose janë pajisur me aktin e marrjes së tokës në përdorim dhe personat që janë përdorues faktikë të tokës bujqësore”.

Personat që kanë përfituar tokë me ligjin 7501 dhe që ta regjistrojnë atë pa pagesë duhet të përmbushin njëkohësisht edhe kushtet që parashikohen në ligj si: “T’i përkasë një prej zërave të tokës bujqësore; Toka të mos jetë pronë private e të tretëve; Toka të mos u jetë dhënë në përdorim apo me qira të tretëve; Toka të mos jetë objekt i formave të kompensimit fizik, sipas ligjit nr.133/ 2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar; Toka të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje, të të tretëve apo të vetë subjektit kërkues”.

Sipas ligjit, nëse ndalimet e listuara në këtë pikë të ligjit janë të pranishme për një pjesë të sipërfaqes së tokës, kalimi i pronësisë pa shpërblim zbatohet vetëm për pjesën e mbetur.

Lexo edhe:

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

Sipas ligjit, kalimi në pronësi i tokës bujqësore bëhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, sipas listës së përdoruesve të tokës, të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak.

“Njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda 3 muajve, nga hyrja në fuqi e ligjit, përcjellin pranë ASHK-së kërkesat për kalimin në pronësi të tokës bujqësore. Agjencia Shtetërore e Kadastrës saktëson sipërfaqen për kalim pronësie sipas nenit 11, me prezencën e përfaqësuesit të administratës së njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe verifikon plotësimin e kushteve për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore. Pas procesit të verifikimit, ASHK-ja harton listën e përdoruesve faktikë të tokës bujqësore për çdo fshat, të cilën ia paraqet për miratim Këshillit Bashkiak. Nëse brenda 30 ditëve nga administrimi i dokumentacionit, njësia e vetëqeverisjes vendore nuk ka realizuar vendimmarrjen në Këshill Bashkiak, sipas pikës 4 të këtij ligji, atëherë akti administrativ (vendimi) i Këshillit Bashkiak konsiderohet i miratuar në heshtje, sipas përmbajtjes paraprake të propozuar”,theksohet në ligj.

PERFUNDIMI I PAJISJES ME TITUJ PRONËSIE

NENI 10 Kushtet për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore.

1. Përfitojnë kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore, subjektet që plotësojnë, njëkohësisht, këto kushte: a) Kanë qenë legjitimuar për të përfituar tokë sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave nr.255, datë 2.8.1991,nr.452, datë 17.10.1992, apo vendimeve të veçanta, pavarësisht nëse kanë ndryshuar vendbanimin pas datës 1.10.1992. Këtu përfshihen edhe subjektet, që, sipas informacionit të gjendjes civile, kanë ardhur me banim në territorin e ish-ndërmarrjeve bujqësore pas datës 1.8.1991 si dhe banorët jopunonjës të ishkooperativave bujqësore;

b) Nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë kooperative apo ndërrmarrjeje bujqësore tjetër;

c) Përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë paraqitur kërkesë pranë organeve kompetente për plotësimin me AMTP për tokat e ish-kooperativave bujqësore apo ishndërmarrjeve bujqësore ose janë pajisur me aktin e marrjes së tokës në përdorim;

ç) Janë përdorues faktikë të tokës bujqësore.

2. Toka që kalohet në pronësi, pa shpërblim, duhet të përmbushë, njëkohësisht, këto kushte:

a) T’i përkasë një prej zërave të tokës bujqësore;

b) Të mos jetë pronë private e të tretëve;

c) Të mos u jetë dhënë në përdorim apo me qira të tretëve;

ç) Të mos jetë objekt i formave të kompensimit fizik, sipas ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar;

d) Të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje, të të tretëve apo të vetë subjektit kërkues;

dh) Të mos jetë objekt i investimeve strategjike, sipas ligjit nr.55/2015,”Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”;

e) Të mos jetë në përgjegjësi administrimi të institucioneve kërkimore-shkencore. Lista e këtyre pasurive vendoset në dispozicion nga ministria përgjegjëse për çështjet e bujqësisë.

Nëse ndalimet e listuara në këtë pikë janë të pranishme për një pjesë të sipërfaqes së tokës, kalimi i pronësisë, pa shpërblim, zbatohet vetëm për pjesën e mbetur.

NENI 11

Sipërfaqet që kalohen në pronësi pa shpërblim

1. Sasia e sipërfaqes së tokës bujqësore, që kalohet në pronësi pa shpërblim, është:

a) sa sipërfaqja e përcaktuar në aktin e marrjes së tokës në përdorim;

b) sa sipërfaqja e poseduar, kur nuk është miratuar më parë akti i marrjes së tokës në përdorim, por, në çdo rast, jo më tepër se norma për frymë. Norma për frymë llogaritet duke u nisur nga sipërfaqja e lirë në terren, që përmbush kushtet e pikës 2, të nenit 10, të këtij ligji.

2. Nëse sipërfaqja e lirë në terren është më e vogël se ajo e përcaktuar në aktin e marrjes së tokës në përdorim, subjektit i miratohet kalimi i pronësisë, pa shpërblim, vetëm për sasinë e sipërfaqes që rezulton e lirë.

3. Nëse subjekti posedon sipërfaqe më të madhe se ajo e përcaktuar sipas rregullave të pikës 1, për sipërfaqen shtesë zbatohen përcaktimet e shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 9, të këtij ligji.

4. Nëse vendndodhja e sipërfaqes së poseduar efektivisht është e ndryshme nga ajo e përcaktuar në aktin e marrjes së tokës në përdorim, por brenda territorit të fshatit, kalimi i pronësisë, pa shpërblim, dhe regjistrimi kryhen sipas vendndodhjes së sipërfaqes së poseduar, nëse ajo përmbush kushtet sipas pikës 2, të nenit 10, të këtij ligji.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025
AKTUALITET

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025
AKTUALITET

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025
BOTA

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025
AKTUALITET

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025
Para

Zbulon mesazhet e të fejuarit me të dashurën, nusja e kthen ceremoninë në dramë

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com