• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“Pazar” me Vetingun? Gjykata e Lartë “harron” të shqyrtojë kërkesën për arrestimin e Tahirit

13:01 : 05/12/2018
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Prej më shumë se 5 muajsh, Gjykata e Lartë nuk ka marrë në shqyrtim rekursin e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, e cila kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i dyshuar për bashkëpunim me narko-trafikantët Habilaj.

Në Korrik 2018, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi që t’i heqë masën e “arrestit në shtëpi”, vendosur nga shkalla e parë ndaj Saimir Tahirit. Menjëherë pas këtij vendimi, Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda ushtroi rekurs pranë Gjykatës së Lartë, nëpërmjet të cilit këmbëngul në kërkesën e saj për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Prej asaj kohe, Gjykata e Lartë nuk e ka marrë në shqyrtim këtë kërkesë, pavarësisht se Kodi i Procedurës Penale u jep përparësi shqyrtimit të kërkesave për masa sigurimi.

Është fakt që, prej Korrikut 2018, Gjykata e Lartë funksionon me kapacitete të reduktuara, për shkak të largimit të disa gjyqtarëve, si pasojë e Vetingut. Por, gjithësesi, 4 anëtarët e mbetur kanë shqyrtuar gjatë kësaj periudhe rekurse të ndryshme për masa sigurimi. Vetëm rekursit kundër Saimir Tahirit nuk i ka ardhur radha ende.

Lexo edhe:

Pas ‘Foltores 2’, Berisha mbledh Kryesinë në seli, çfarë pritet

Rrezikon të përplaset nga era e fortë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në radë

“Boldnews.al” verifikoi të dhënat publike në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë lidhur me rastin “Tahiri”. Sipas informacionit, rezulton se rekursi ndaj ish-ministrit të Brendshëm është “në fazën e studimit” dhe relator është Edmond Islamaj. Pra, në bazë të këtij informacioni, rezulton se Gjykata e Lartë nuk e ka marrë në shqyrtim këtë çështje dhe, natyrisht, nuk ka dalë as në përfundimin nëse e pranon ose jo kërkesën e Prokurorisë.

Aktualisht, Gjykata e Lartë funksionon vetëm me 4 anëtarë, dy prej të cilëve janë konfirmuar përfundimisht në detyrë, Medi Bici dhe Ardian Dvorani. Ndërkohë, dy të tjerët, kryetari Xhezair Zaganjori dhe relatori i çështjes “Tahiri”, Edmond Islamaj, u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendim i cili u kundërshtua nga Komisioneri Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Pra, si Zaganjori, ashtu edhe Islamaj, janë ende të paqartë për të ardhmen e tyre në sistemin e drejtësisë. Mesa duket, kjo është edhe arsyeja që ata janë ende të pavendosur për të dhënë një vendim përfundimtar për masën e sigurisë ndaj Saimir Tahirit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas ‘Foltores 2’, Berisha mbledh Kryesinë në seli, çfarë pritet

10:42 : 18/11/2025
AKTUALITET

Rrezikon të përplaset nga era e fortë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në radë

10:41 : 18/11/2025
AKTUALITET

Të miturit në Fier bëhen prindër, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejt!

10:39 : 18/11/2025
SHOW BIZ

Modelja rumune e Only Fans bëhet pjesë e BBVK: S’më pëlqen të fle, për skandal jam gati

10:22 : 18/11/2025
AKTUALITET

‘Fundoset’ banesa në Mat, evakuohet familja me shtatë anëtarë

10:08 : 18/11/2025
AKTUALITET

Përmbytjet prekin edhe Prishtinën, anullohet procesi mësimor

10:01 : 18/11/2025
Para

LAJM I FUNDIT/ Po kalonte rrugën me kufje në vesh, kamioni përplas të riun

TË GJITHA

Pas ‘Foltores 2’, Berisha mbledh Kryesinë në seli, çfarë pritet

10:42 : 18/11/2025

Rrezikon të përplaset nga era e fortë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në radë

10:41 : 18/11/2025

Të miturit në Fier bëhen prindër, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejt!

10:39 : 18/11/2025

Modelja rumune e Only Fans bëhet pjesë e BBVK: S’më pëlqen të fle, për skandal jam gati

10:22 : 18/11/2025

‘Fundoset’ banesa në Mat, evakuohet familja me shtatë anëtarë

10:08 : 18/11/2025

Përmbytjet prekin edhe Prishtinën, anullohet procesi mësimor

10:01 : 18/11/2025

Moti i keq/ AKMC tregon situatën në terren: I dëmtuar aksi Breg Lumi-Theth, Fushë Arrëzi pa drita

09:54 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com