Luka Modric është fituesi i “Topit të Artë 2018”.
Kroati i cili zhvilloi një vit fantastik, duke marrë një sër trofesh individual dhe ekuipor, u zgjodh si futbollisti më i mirë i vitit 2018 nga revista franceze “France Football”. Një trofe që e vendos 33 vjeçarin përkrah magjistarëve të futbollit, si George Ëeah, Mattias Sammer, Zinedine Zidane, Ronaldo Fenomeni, dhe dy jashtëtokësorëve, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Pikërisht, Modric “thyen” mitin e argjentinasit dhe portugezit, që kanë fituar 10 edicionet e fundit (5 herë secili) të këtij trofeu mjaft prestigjoz. Vetëm vendi i dytë për fituesin në fuqi, Cristiano Ronaldon, me sulmuesin e Juventusit që nuk arriti të sfidojë talentin e ish-shokut të tij te Reali i Madridit.
Podi plotësohet nga një tjetër yll madrilen, por ndryshe nga Modric e Ronaldo, ai aktivizohet me rivalët e tyre, Atletico-n. Antoine Griezmann nuk i mjaftoi fitorja e Kupës së Botës, Europa League, apo Superkupës Evropiane, duke u kënaqur me shkallën më të ulët në pod.
Vit për tu harruar për Lionel Messin që nuk shkoi më shumë se vendi i 5-të në këtë rënditje speciale. “Pleshti” nuk fitoi thuajse asgjë gjatë vitit që po përgatitemi të lëmë pas, duke qëndruar shumë larg rivalit të “Los Blancos”, madje dhe treshes finaliste.
Zbulimi i vitit 2018 ishte padyshim Kylian Mbappe. “Djaloshi i Artë” i Francës dhe PSG-së ishte fantastik gjatë këtij viti, por pavarësisht kësaj, 19 vjeçari u pozicionua vetëm në vendin e katërt.
“Top 10” u plotësua nga Mohamed Salah, Raphael Varane, Eden Hazard, Kevin de Bruyne dhe Harry Kane.
Klasifikimi:
5. Lionel Messi (Barcelona)
6. Mohamed Salah (Liverpool)
7. Raphael Varane (Real Madrid)
8. Eden Hazard (Chelsea)
9. Kevin de Bruyne (Manchester City)
10. Harry Kane (Tottenham)
11. N’Golo Kante (Chelsea)
12. Neymar (PSG)
13. Luis Suarez (Barcelona)
14. Thibaut Courtois (Chelsea/ Real Madrid)
15. Paul Pogba (Manchester United)
16. Sergio Agüero (Manchester City)
17. Gareth Bale (Real Madrid)
18. Karim Benzema (Real Madrid)
19. Roberto Firmino (Liverpool)
20. Ivan Rakitic (FC Barcelone)
21. Sergio Ramos (Real Madrid)
22. Edinson Cavani (PSG)
23. Sadio Mane (Liverpool)
24. Marcelo (Real Madrid)
25. Alisson Becker (Liverpool)
26. Mario Mandzukic (Juventus)
27. Jan Oblak (Atlético Madrid)
28. Diego Godin (Atlético Madrid)
29. Isco (Real Madrid)
30. Hugo Lloris (Tottenham Hotspur)
Topi i Artë për femra- Ada Hegerberg
Trofeu KOPA (Topi i Artë për të rinj)– Kylian Mbappe