• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Horoskopi për 3-10 dhjetor dhe hëna e re në shigjetar (Efektet te çdo shenjë)

16:50 : 03/12/2018
në NDRYSHE

Vendosja dhe aspektet planetare gjatë kësaj jave do të jenë relativisht të pasura. Mërkuri më në fund kthehet në kurs të drejtë duke sinjalizuar dhe fundin e një periudhe të gjatë të planetëve të shpejtë në kurs retrogradë, por njëkohësisht ristabilizon komunikimin dhe iu jep fund anulimeve dhe keqkuptimeve.

Ngjarja e madhe që përfshin pothuajse gjithë aspektet e javës dhe që do të ndikojë tek ne është Hëna e Re në shenjën e Shigjetarit në 7 dhjetor. Është momenti të jetojmë atmosferën festive të dhjetorit, për të cilën na predispozon dhe Hëna e Re.

Ëndërroni dhe besoni në mrekullitë apo organizoni një event festiv. Përsa i përket çështjeve praktike dhe negociatave ekonomike, Hëna e Re nuk është e përshtatshme pasi nuk do të kemi konceptim real të situatës dhe si pasojë ekziston rreziku i mashtrimit, por është mjaft e përshtatshme për çështje artistike dhe shpirtërore.

Energjia jonë do të jetë në nivele të ulëta dhe do të jetë shumë e theksuar tendenca t’i shmangemi realitetit. Aventurat, dashuria dhe romantizmi do të kenë vendin e parë në jetën tonë sentimentale. Ndikohen kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Shigjetarit, Peshqve, Virgjëreshës dhe Binjakëve, të lindur në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.

Lexo edhe:

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

DASHI

Hëna e Re në shenjën miqësore të Shigjetarit do të jetë e favorshme për ju duke ju ofruar mundësinë jo vetëm të kaloni momente të këndshme dhe relaksuese me të dashurit tuaj, por edhe për t’u marrë me interesa të reja intelektuale dhe hobi apo për të organizuar një udhëtim. Periudha në çdo rast është e favorshme, krijuese dhe fati është në anën tuaj, por pa munguar problemet e vogla në mjedisin profesional dhe familjar. Kujdesuni për qetësinë dhe çlodhjen duke ulur ritmin e jetës së përditshme, pasi energjia juaj nuk do të jetë në nivelin që ju jeni mësuar zakonisht.
Këshillë: Shmangni prapaskenat dhe aventurat sentimentale.

DEMI

Paraja dhe dashuria do të kenë fjalën e parë në jetën tuaj të përditshme me Hënën e Re në shenjën e Shigjetarit. Dëshira për dashuri do të ngrihet dhe marrëdhëniet tuaja do të rinovohen, duke përmirësuar kështu dhe mënyrën e komunikimit. Sektori financiar do të jetë mjaft i favorizuar këtë herë, por ka nevojë për vëmendje në lëvizjet tuaja, pasi ekziston mundësia të bini viktimë e një mashtrimi. Në fushën profesionale planifikoni mirë hapat tuaj dhe fati është me ju.
Këshillë: Mos tregoni dhe bisedoni të gjitha sekretet me miqtë tuaj.

BINJAKËT

Hëna e Re në 7 dhjetor ju ballafaqon me probleme në biznesin tuaj, por edhe në sektorin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit. Propozime të reja që mund t’ju bëhen nuk do të kenë rezultatet e dëshiruara dhe zhgënjimi do të jetë i pashmangshëm në të ardhmen e afërt, kështu që përpiquni t’i shikoni gjërat sa më realisht duke shmangur optimizmin e tepruar. Në çdo rast, në lidhje me fushën tuaj profesionale, pavarësisht nga vështirësitë dhe prapaskenat do të arrini të dilni fitues. Përsa i përket jetës sentimentale një dashuri romantike ose një aventurë do të përjetoni në këtë periudhe kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.
Këshillë: Kujdes ju të lindurit rreth datave 4/6 deri në 7/6 në marrëveshjet dhe çështjet kryesisht financiare.

GAFORRJA

Puna është në qendër të interesit tuaj këtë herë dhe është e mundur që të bëni një udhëtim për arsye pune, i cili nuk do të ketë rezultatet që prisni apo dëshironi lidhur me sektorin ekonomik. Sidoqoftë në sektorin profesional, fati është me ju dhe do të keni mbështetjen e njerëzve të rëndësishëm në plotësimin e detyrës suaj. Në fushën sentimentale, e cila është e favorizuar në këtë periudhë, do të tregoni ndjenjat dhe dashurinë që keni brenda jush, pavarësisht nga fakti se disa herë mund të keni ndjenja xhelozie dhe pasigurie.
Këshillë: Shikoni gjërat realisht në sektorin e biznesit, duke shmangur rrezikun dhe impulsin.

LUANI
Jeni duke kaluar një periudhë krijuese dhe plot fat, por njëkohësisht familja, shtëpia dhe fëmijët tuaj ju preokupojnë në mënyrë të veçantë. Por këto ditë, sidomos me Hënën e Re te Shigjetari, problemet me të dashurin/ën dhe fëmijët tuaj nuk do të mungojnë, gjë që mund të ndikoj negativisht në psikologjinë tuaj. Për sa i përket sferës ekonomike dhe të biznesit, mirë është të mos nënshkruani asnjë marrëveshje, veçanërisht për çështje ekonomike, duke shmangur njëkohësisht çdo lloj investimi apo huamarrjeje. Mos u mposhtni nga kërkesat e larta të punës dhe në përgjithësi të situatës, pavarësisht se nuk do të jeni në formë shumë aktive dhe do të keni tendenca të shmangni përgjegjësitë.
Këshillë: Përjetoni që tani magjinë e Krishtlindjeve me fëmijët dhe familjen tuaj.

VIRGJËRESHA
Mërkuri tashmë në kurs të drejtë do t’ju jap mundësinë jo vetëm për të përmirësuar komunikimin, por dhe për të organizuar projektet tuaja personale dhe profesionale. Hëna e Re në shenjën e Shigjetarit nuk është dhe aq e favorshme për ju, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Problemet në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja mund të ndikojnë drejtpërdrejt në psikologjinë tuaj, por jetoni romancën e ditëve përsa u përket marrëdhënieve tuaja dhe shmangni marrëveshje të reja në sferën profesionale për momentin. Veçanërisht të ndikuar janë të lindurit rreth datave 5/9 deri në 8/9.
Këshillë: Stolisni sa më bukur ambientin tuaj për Krishtlindjen.

PESHORJA
Sektori ekonomik ju preokupon veçanërisht në këtë periudhë dhe në fakt arrini të rritni fitimet tuaja, pavarësisht nga intensiteti i jetës së përditshme dhe i biznesit si dhe i pengesave që hasni në këtë drejtim. Studioni tërësisht situatën, takimet dhe diskutimet nëpërmjet të cilave do t’ju bëjnë një propozim të ri dhe vlerësoni saktë nëse propozimi ka baza reale. Në të njëjtën kohë, ulni ritmet e jetës të përditshme dhe kujdesuni për shëndetin tuaj, pasi lodhja, gripi apo një e ftohtë mund t’ju nxjerrin jashtë loje.
Këshillë: Bëni një udhëtim duke lënë mënjanë jetën tuaj të përditshme.

AKREPI
Është e qartë se nuk do të jeni në gjendje të bëni planifikimin e duhur të financave tuaja, madje ekziston mundësia të doni të bëni veprime mbresëlënëse për të treguar bujarinë ndaj të dashurës suaj, prandaj kini kujdes në lëvizjet thjesht për sensacion. Në fushën sentimentale gjërat janë mjaft të favorshme dhe përmes komunikimit dhe shprehjes së ndjenjave do të shtroni çështje delikate, që do t’ju udhëheqin në rrugën e harmonisë dhe të dashurisë. Ndërsa në biznes do të gjendeni përballë negociatave me pikë kryesore problematike financat tuaja.
Këshillë: Kujdes në “sportet e shtrenjta” dhe lojërat e fatit.

SHIGJETARI
Fati është sigurisht me anën tuaj, vetëm se këtë herë dhe sidomos me Hënën e Re në shenjën tuaj në 7 dhjetor, gjërat nuk do të jenë pikërisht ashtu si i perceptoni, kryesisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës rreth datave 5/12 deri në 8/12 . Shmangni sjelljen e ekzagjeruar me anëtarët e familjes dhe i kushtoni vëmendjen e duhur negociatave të biznesit. Në fushën sentimentale, pavarësisht nga libido e ulët, duke kombinuar kujdesin, romantizmin dhe dashurinë do të përjetoni momente të veçanta dhe përrallore. Mjaft të favorizuar jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës.
Këshillë: Organizoni një udhëtim jashtë vendit për festat.

BRICJAPI
Jeni duke kaluar një periudhë sociale mjaft intensive, përmes së cilës do të gjeni një punë ju të interesuarit apo do të arrini qëllimet tuaja të dëshiruara. Përfitoni nga kjo periudhë duke reflektuar dhe duke bërë plane dhe ëndrra, por të jeni të kujdesshëm për të mos u larguar krejt nga realiteti. Së fundmi, kujdesuni për shëndetin tuaj dhe mbroni sistemin imunitar.
Këshillë: Mos neglizhoni orët e gjumit dhe pushoni, nëse është e nevojshme.

UJORI
Nuk ndaloni fare dhe jeni në lëvizshmëri të vazhdueshme, veçanërisht në lidhje me biznesin apo punën tuaj. Kontaktet tuaja sociale do të rriten në masë të madhe dhe miqtë tuaj do t’ju bëjnë surpriza dhe do t’ju ofrojnë përvoja të bukura. Kujdes duhet të tregoni në financat tuaja, veçanërisht me Hënën e Re te Shigjetari, duke mos përjashtuar mundësinë që lëvizje të gabuara t’ju nxjerrin jashtë programit të buxhetit tuaj. Të njëjtën vëmendje kërkojnë dhe bashkëpunimet tuaja profesionale, duke bërë mjaft të qarta kushtet financiare dhe marrëveshje sa më të mira të mundshme.
Këshillë: Kujdesuni për çlodhjen tuaj.

PESHQIT
Përpiquni që të mos mposhteni para vështirësive, duke mos neglizhuar detyrat dhe duke mos shmangur përgjegjësitë që ju takojnë. Sektori profesional është shumë premtues këtë herë, mjaft që të trajtoni çështjet me guxim dhe diplomaci për të arritur rezultatin e dëshiruar. Në të njëjtën kohë, Hëna e Re do t’ju ofrojë një udhëtim të bukur dhe momente të ëmbla, romantike, sentimentale. Ndërkohë kjo periudhë është veçanërisht e favorshme për ju artistët e shenjës dhe disa prej jush të do të shihni që punën dhe veprën juaj do të dalë në sipërfaqe dhe do të arrijë në krye.
Këshillë: Përjetoni magjinë e Krishtlindjeve që tani.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

15:34 : 25/07/2025
AKTUALITET

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

15:28 : 25/07/2025
AKTUALITET

Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4 të arrestuar

15:27 : 25/07/2025
AKTUALITET

Maserati shpërthen në flakë pranë tunelit të Skërficës/ PAMJE

15:19 : 25/07/2025
AKTUALITET

U arrestua si bashkëpunëtore në krim, kjo është gruaja e viktimës në Fier

15:12 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Delvinë merr përmasa të mëdha, shkon në 11 numri i banesave të djegura në Senicë

15:05 : 25/07/2025
Para

Fëmijët shqiptarë në ISIS, në Zvicër fillon gjyqi ndaj të rinjve radikalë

TË GJITHA

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

15:34 : 25/07/2025

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

15:28 : 25/07/2025

Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4 të arrestuar

15:27 : 25/07/2025

Maserati shpërthen në flakë pranë tunelit të Skërficës/ PAMJE

15:19 : 25/07/2025

U arrestua si bashkëpunëtore në krim, kjo është gruaja e viktimës në Fier

15:12 : 25/07/2025

Zjarri në Delvinë merr përmasa të mëdha, shkon në 11 numri i banesave të djegura në Senicë

15:05 : 25/07/2025

Izraeli arreston brenda xhamisë Myftiun e Madh të Jeruzalemit

14:56 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com