• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk iu pëlqente jeta në qytet, kërcënimet e çiftit në Berat nuk ishin marrë seriozisht nga fëmijët

10:52 : 30/11/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Beratit. Një çift të moshuarish u gjetën të vdekur,ndërkohë që dyshohet se janë hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonin. Ngjarja është raportuar rreth orës 07:00 në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”.

Kanë qënë shërbimet e patrrullës të parët që kanë konstatuar se çifti i moshuar ndodhej pa jetë në tokë dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë. Policia identifikoi çiftin nga banorët e lagjes dhe konfirmoi se ata ishin bashkëshortët: Kujtim dhe Këze Agalliu, përkatësisht 78 dhe 70-vjeç.

Nga krqyrja e trupave në vendin e ngjarjes dhe hetimet paraprake policia deklaroi se,ata kanë humbur jetën pas hedhjes nga kati i tetë i pallatit ku jetonin. Çifti Agalliu,mësohet se në muajin Qershor të këtij viti ishin zhvendosur nga fshati Qerreshnik i rrethit të Beratit drejt lagjes “30 Vjetori”, ku fëmijët i kishin blerë një banesë në katin e tetë të një pallati të ri të sapopërfunduar,në anë të rrugës nacionale Berat-Skrapar,pranë lagjes Uznovë.

Që pas vendosjes në këtë banesë çifti mësohet se kishte jetuar vetëm dhe për ta kujdesej gjatë ditës një grua,që paguhej nga fëmijët e çiftit Agalliu. Dy djemtë e familjes mësohet se jetonin në Itali,ndërsa një djalë tjetër i tyre dhe vajza jetonin në Greqi. Me kursimet e punës së tyre, fëmijët kishin blerë banesën për prindërit që të jetonin në qytet, por duket se çifti nuk e ka pëlqyer jetën e re dhe nuk ka dashur të largohej nga fshati.

Lexo edhe:

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

Burri mësohet se vuante prej dy vitesh nga probleme të shëndetit mendor dhe skizofrenia, për të cilat kurohej me medikamente prej 2-vjetësh, ndërkohë që gruaja i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale,pasi ishte konstatuar me tupor.

Edhe pse për ta kujdesej prej muajsh dikush,burrë e grua duket se nuk janë ndjerë mirë në shtëpinë e tyre të re dhe kanë kërkuar të rikthehen në fshat, gjë që e pohojnë edhe familjarët e tyre të largët. Sipas hetimeve të para dyshohet se ka qënë burri ai që ka hedhur nga ballkoni gruan e tij duke e shtyrë atë dhe më pas është hedhur dhe vetë.

Burime nga të afërm të çifti në vendngjarje konfirmojnë se,çifti prej kohësh ka deklaruar se do të vetëvritej nëqoftëse nuk i kthenin në fshat por duket se askush nga fëmijët nuk e ka menduar seriozisht këtë kërcënim.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, Kujtimi vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe nga skizofrenia, gjë që vihej re çdo ditë në bisedat e tij që kishin lidhje vetëm me fshatin dhe tokën ,pasi Kujtimi ende mendonte se ndodhej në fshat. Policia ka marrë në pyetjë banorë të lagjes, ndërkohë që pritet të pyeten edhe të tjerë të afërm, gjë e cila do të zbardhë përfundimisht këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë që nga hetimet e para, sipas policisë, flitet qartë për një vetvrasje në kushtet e depresionit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025
AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025
SHOW BIZ

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025
BOTA

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025
Para

‘Shpërthen’ keq portieri i Realit: Nuk është e drejtë çfarë po ndodh me mua!

TË GJITHA

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com