• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

A e ke takuar Ervin Matën? Ja dëshmia e Elvana Gjatës për të dashurin

17:00 : 30/11/2018
në SHOW BIZ

Elvana Gjata ka marrë kërcënime nga persona të panjohur disa ditë pas ngjarjes, ku u përfshinë i dashuri i saj Ervin Mata dhe djali i dajës së saj Mevjol Bilo, ky i fundit i dyshuar si autor i vrasjes.

Ky fakt konfirmohet nga burime të Policisë së Tiranës, që ndër të tjera thanë se janë marrë masa për mbrojtjen këngëtares dhe të familjes së saj. Vetë Elvana ka konfirmuar në Polici, se para se të ndodhte ngjarja më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut, nuk ka pasur probleme dhe as nuk është kërcënuar.

Të njëjtat burime konfirmuan se disa ditë më parë, konkretisht pasditen e së shtunës, ajo është paraqitur vetë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka dhënë dëshminë e saj, e cila në fakt kërkohej me detyrim prej më shumë se një muaji. Këngëtarja ka deklaruar se nuk i njeh asnjë nga personat e përfshirë në konflikt dhe se nuk ka qenë në lokal as para dhe as në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Duke shpjeguar në këtë formë edhe arsyen pse kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj, me të cilin ajo thotë se bashkëjetonte prej një viti dhe ka shkuar për t’i dhënë çelësin e shtëpisë. Më ketë argument ajo ka shpjeguar edhe largimin e saj nga Shqipëria disa orë pas ngjarjes, si një udhëtim të planifikuar më parë dhe nuk kishte mundësi për ta shtyrë.

Lexo edhe:

Trajneri i ri te Vllaznia, zbulohen dy kandidatët për stolin

Mori vetëm një mandat në Tiranë, reagon Adriatik Lapaj

Për këtë arsye i ka dhënë çelësin Ervin Matës, pasi nuk do e takonte më gjatë asaj nate. Ndërsa e pyetur nëse ka pasur komunikime me Matën gjatë kësaj kohe që ai është i shpallur në kërkim, ajo ka mohuar të ketë folur me të dhe ka deklaruar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij.

Kthimi në Shqipëri

Pas verifikimit të sistemit TIMS, rezultoi se këngëtarja 31-vjeçare ishte larguar nga Shqipëria vetëm pak orë pasi ndodhi krimi, pa dhënë më parë shpjegime në Polici. Kjo ishte edhe arsyeja pse u bë shpallja në kërkim policor, pasi dëshmia e Elvana Gjatës ishte e rëndësishme për grupin hetimor dhe mund të ndihmonte në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burimet thanë se rreth orës 05:00 të mëngjesit të datës 5 tetor, pak orë pasi u vra me armë zjarri 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato, këngëtarja ka fluturuar nga Rinasi në drejtim të Austrisë. Më 5 nëntor, pas përfundimit të afatit 30-ditor, u shua shpallja në kërkim policor, por nga ana tjetër u la porosi në pikat kufitare, që në momentin kur të konstatohej në hyrje të territorit shqiptar, të shoqërohej për të dhënë dëshminë e saj.

Më datë 23 nëntor, në orën 00:31, ajo ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit nga Vjena dhe në momentin e parë kur është përballur me Policinë Kufitare, i është bërë e qartë që duhej të paraqitej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ajo ka dhënë aprovimin se do të paraqitej sa më parë dhe kështu ka ndodhur. Pasditen e datës 23 nëntor, Elvana Gjata ka shkuar vetë në Polici, ku ka dhënë shpjegimet e saj për aq sa ka pohuar se di rreth natës kur ndodhi krimi.

Kërkimi

Në materialin që Policia ka referuar në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e dy personave të ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të Redi Popeskut tek ish-Blloku, përveç provave të gjetura në vendngjarje, renditen edhe veprime të tjera hetimore. “Nga ana jonë është bërë sekuestrimi i DVR-ve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes, si dhe të gjitha provave materiale, si edhe të gjitha vendimet e ekspertimeve përkatëse për këto prova materiale. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim policor i shtetasve, Elvana Gjata, 31 vjeç, etj.”, thuhet në dosjen e referuar në Prokurori.

Burimi: Gazeta Panorama

Lajme të lidhura

SPORT

Trajneri i ri te Vllaznia, zbulohen dy kandidatët për stolin

19:19 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mori vetëm një mandat në Tiranë, reagon Adriatik Lapaj

19:11 : 14/05/2025
RAJONI

Presidenti i Këshillit Evropian zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë! Takohet me presidenten, Vjosa Osmani

19:08 : 14/05/2025
AKTUALITET

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

19:07 : 14/05/2025
SPORT

Vllaznia e vajzave drejt një tjetër titulli kampion, i bashkohet Partizanit në finale

19:01 : 14/05/2025
SHOW BIZ

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP

18:55 : 14/05/2025
Para

Shqiptari përdhunon adoleshenten greke dhe më pas...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Trajneri i ri te Vllaznia, zbulohen dy kandidatët për stolin

19:19 : 14/05/2025

Mori vetëm një mandat në Tiranë, reagon Adriatik Lapaj

19:11 : 14/05/2025

Presidenti i Këshillit Evropian zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë! Takohet me presidenten, Vjosa Osmani

19:08 : 14/05/2025

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

19:07 : 14/05/2025

Vllaznia e vajzave drejt një tjetër titulli kampion, i bashkohet Partizanit në finale

19:01 : 14/05/2025

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP

18:55 : 14/05/2025

Merz premton: Gjermania do të ketë ushtrinë konvencionale më të fortë në Evropë

18:50 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com