• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Llaxorja që nuk pushon nga mëngjesi në darkë…

22:15 : 27/11/2018
në OP-ED

Nga Luçiano Boçi

E kam fjalën për llaxoren tonë që na sillet çdo ditë nëpër këmbë e nëpër jetë. E na detyron revoltën e poshtshënuar. Llaxorja nuk pushon nga mëngjesi në darkë.

Nis pi kafen herët e papritur të shfaqet llaxorja, që ta ngec kafen në fyt. Shkon në punë, llaxorja po aty prezent, me shkresa e pa shkresa, me urdhra absurdë e me hajdutëri, batërdi e harbutëri.

Ke drojë të hysh në fcb, sepse e ke gjithmonë prapa faqes me gjuhën e saj të gjatë, pa kut e pa moral, pa din a pa imam.

I bërtet Kadriut, i hakërrehet Sabriut, përkëdhel Domenikën.

Lexo edhe:

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

E ç’nuk sajon llaxorja!? Kë nuk mban në gojën e ligë e kë nuk shan. Vdes për intrigën, e qan hipokrizinë, është njëshe për kollare. Mjeshtre e dallaveres, simbole e mashtrimit, ylle e babëzisë. Del shëtitje, ajo të del kudo përpara. Shkon në teatër, të shpifet befas. Zbret në bulevard, të ndez dritat e kryekazinosë.

Hap televizorin, aty e ke në çdo kanal, duke llomotitur pa pikë e presje serinë e batutave, si seriale turke, duke u ngrefur dhe shkrefur, duke kruar kokën, hundën, por dhe kurrizin që ka filluar t’i hajë shumë.
Llaxorja nuk di të ndalet.
Llaxorja nuk përmbahet.
I duket vetja Konicë, Nol e harron që është bë kaqol.
Mgjs një ditë njerëzit vendosën që llaxoren ta vendosin në krye të punëve, me dëshirën e shpresën se do harronte zanatin e vjetër, përsëri e përsëri ajo nuk ndryshoi.

I prenë kostumet e fundit me rrobaqepës special, hipur çarterave personalë e përsëri llaxore mbeti.

Ia mbushën e i mbushi xhepat e thasët plot me para e prapë llaxorja nuk hoqi dorë nga profesioni i saj i lloqeve. E ulën në tavolina të fisme, por nuk ndryshoi e nuk ndryshoi, sepse sipas dëshmitarëve miq të kohërave të kaluara, në mes që në mes të dhomës vazhdon ta bëjë e ta lejë. Pështyn, ndyn, jargavit, qurravit pa pushim 24 orë në 24.

Ndërkohë si e çmeritur bërtet ekraneve, kur i plasin të vërteta para syve: “Shpifjeeeee, shpifjeeeee”!!!! Majë plehut të pushtetit të vet rri e rrëmon në plehra, për të gjetur aty ndonjë nga ato “dy gishta letrash”, kundër miqve e nderbërsve të vet të dikurshëm që i shtruan rrugën e pushtetit.

Sepse llaxorja nuk ka as mirënjohjen më minimale dhe as turpin më të vogël. Tani llaxorja vret e pret, gjëmon e bubullon, vjedh e grabit pa ju dridhur zëri e qerpiku. Dhe pse dikur, vetëm kuiste para mikrofonit dhe me duart që i dilnin tepër, ngrinte rripin e pantallonave.

Nuk ka nevojë më as për mentorin, as për kryeredaktorin, sepse si balerin modern, piruetat 360 gradëshe, dhe hapjet e portave të budallallikut i ka shndërruar në mënyrë sjellje dhe mjet ekzistence, sepse në delirin e tij malinj të gjithë i duken tashmë kadrinj. Llaxorja ka kapërcyer çdo kufi, çdo normë, çdo moral.

Me një laps hedh në rrugë për të bërë një minirrugë, mijëra njerëz. Nën histerinë e pushtetit prish pa një pa dy shtëpi e katandi e po kaq kollaj pastron para, mbjell krim, vret shpresa e shkatërron të ardhmen.
Nga goja e ndyrë ka kaluar tek ligjet e ndyra, tek veprimet e ndyra, tek shteti i ndyrë, tek drejtësia e zgjyrosur.

Sepse cdo gjë nis në fillim nga fjala…
Për eurot e oreksit te vet, llaxorja jo vetëm llap, por dhe kafshon objekte historike, trashëgimi kulturore. Zapton ekrane, hyn nëpër kazane, fal dete e bën adete.

Ndërsen policë ndaj hallexhijve të lënë mes katër rrugëve, shpall dëshmorë telefonash, tërheq zvarrë nëna, gra e fëmijë, burgos ish të burgosur politikë.

Madje thyen me përdhunë gishta adoleshentësh e në shenjë hakmarrje e prangos tinëzisht njerëz për t’i përkulur.

Shantazhon qytetarët e thjeshtë, i hakërrehet kundërshtarëve politikë e mediatikë, pa e kuptuar që huri i pushteti ku është ulur është me majë.

Llaxorja ka dalë nga shinat – bërtasin njerëzia e ditur, po pak po e dëgjojnë.
Kështu ka qenë gjitmonë – thonë miqtë e vjetër, por pak po e besojnë. Megjithatë kallaji ka filluar të shkrijë dhe nën të, bakri i ndyshkur po shfaqet dita-ditës.

Ato që e ngritën aty ku është, nuk po e durojnë më dot e sot e shohin si kryeveprën më të shëmtuar të profesionit të tyre.

Kanë rënë pishman. Por llaxorja e di mirë që pishmanin e merr era, karrikja mbetet. E karrikja për të është më e shtrenjta, më e mira dhe më e bukura. Për të i bën të gjitha.

Prandaj, për “t’i mbyllur gojën” llaxores, nuk mjaftojnë vetëm shkrimet, vetëm faktet e “lumturive” të para të tij e as vetëm kapërcimi e anashkalimi i kazanëve që me lugën e drunjtë, ai i komandon nga zyra e vet me kosh brenda e jashtë. Nuk mjafton as “ta varësh prej gjuhe”.

Për “t’i mbyllur gojën” llaxores nuk duhet t’i fusim shuk topin e basketbollit, por duhet ti heqim karriken, sepse ajo është spina që furnizon me ligësi cdo folje e veprim të tij.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

11:04 : 14/05/2025
AKTUALITET

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Tiranë/ Vdesin dy të rinj, njëri 23 dhe tjetrit 18 vjeç

10:40 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
Para

Bode zgjedhje e qeverisë në BSH, flet Berisha: “Për inat të sime vjehrre….”

TË GJITHA

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

11:04 : 14/05/2025

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Tiranë/ Vdesin dy të rinj, njëri 23 dhe tjetrit 18 vjeç

10:40 : 14/05/2025

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com