• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush është pronarja e agjencisë që u arrestua, qytetarët: Si na mashtroi me biletat

20:20 : 27/11/2018
në AKTUALITET

Një 26-vjeçare është arrestuar disa ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka mashtruar të paktën 11 persona me biletat e avionit.

Marina Tasho është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Tiranës, pasi kishte për t’u kujdesur për fëmijën e saj 3- muajsh. Ndërsa ka premtuar se do t’ua kthejë paratë personave që kanë paguar e prenotuar bileta udhëtimi, madje për këtë arsye ka nxjerrë në shitje edhe shtëpitë.

Tasho është administratore e agjencisë turistike “Tasho’s Travel Agency”, që ndodhet në rrugën “Hoxha Tahsim”, në Tiranë, e cila është e mbyllur që prej datës 22 nëntor. Më poshtë po publikojmë një pjesë të dosjes që Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori për shtetasen e dyshuar për mashtrim.

BILETAT PER NE AMERIKE

Më datë 22.11.2018 ka depozituar kallëzimin shtetasja Rugova P., e cila ndër të tjera ka shpjeguar se ajo kishte prenotuar dhe paguar bileta në agjencinë e Marina Tashos, si fillim për prindërit e saj, për një udhëtim në Paris dhe kishte paguar shumën 41,500 lekë të rinj. Më pas, meqenëse Marina i kishte bërë oferta, ajo kishte prenotuar dhe paguar 8 bileta të tjera për në Paris, përsëri për familjen e saj, në shumën 1600 euro.

Lexo edhe:

Zhvlerësimi i euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Shpërndante kokainë, arrestohet i riu në Vlorë

Gjithashtu, ajo ka deklaruar se në gusht të vitit 2019 kishte një dasmë dhe kishte prenotuar e paguar 17 bileta për në Amerikë, duke i dhënë në dorë Marina Mazes shumën prej 2040 euro. Sipas kallëzueses, meqenëse Marina Maze i kishte thënë se biletat janë me ofertë të mirë kur i prenoton më parë, ajo kishte paguar e prenotuar edhe dy bileta të tjera për në Itali dhe kishte paguar shumën prej 160 eurosh.

Gjithashtu, ajo sqaron se ishte bërë mike me shtetasen Marina Maze dhe ajo i kishte kërkuar edhe një borxh prej 1800 eurosh, që kallëzuesja ia kishte dhënë. Më datë 21.11.2018, e dëmtuara ka parë shumë njerëz pranë agjencisë dhe ka mësuar se Marina Maze kishte mashtruar edhe njerëz të tjerë me biletat e udhëtimit.

BILETAT PER NE HOLANDE

Dy vajza, Elona A. dhe Elda M. kanë sqaruar para oficerëve të Policisë se më datë 26.09.2018, së bashku me disa miq të tyre, shtetasit Martin Ll., Ola H., Stefani M., Ylli H., Redian J. dhe Eneida Gj., kishin organizuar një fundjavë për të shkuar në Amsterdam të Holandës. Pasi kanë rënë dakord midis tyre kanë shkuar te zyra e agjencisë së udhëtimit dhe kanë prenotuar biletat tek administratorja Marina Maze, pasi sipas tyre aty i kishin gjetur biletat me oferta më të lira, 70 euro për person bileta e udhëtimit dhe 90 euro për tri net qëndrimi në hotel për person. Të dy shtetaset e mësipërme kanë rënë dakord që t’i paguajnë shumën prej 160 euro secila, duke ia dhënë shumën e parave shtetases Marina Maze.

Ato sqarojnë se më datë 21.11.2018 kanë komunikuar në telefon me shoqen e tyre Stefania M. dhe ajo u ka thënë se zyra e agjencisë së udhëtimit “Tasho’s Travel Agency” ishte e mbyllur dhe Marina Maze nuk përgjigjej në telefon. Kallëzueset kanë sqaruar se nga interesimi i tyre ka rezultuar se Marina Maze kishte mashtruar edhe njerëz të tjerë këto ditë me biletat e udhëtimit.

Rrethanat dhe faktet e mësipërme i ka sqaruar dhe konfirmuar edhe shtetasja Stefania M. në kallëzimin penal të bërë më datë 22.11.2018 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Më datë 22.11.2018 ka depozituar kallëzim penal edhe shtetasja Zhaneta K., e cila ndër të tjera ka sqaruar se i ka paguar në dorë Tashos shumën prej 350 eurosh për të shkuar vajtje-ardhje për në Amsterdam, së bashku me shoqen e saj Vjollca A., e cila ka paguar po ashtu shumën prej 350 eurosh.

Edhe kjo shtetase, më datë 22.11.2018 ka depozituar kallëzim penal duke sqaruar dhe konfirmuar faktet e mësipërme. Madje ka thënë se ajo ka paguar edhe për prenotimin e biletave për disa shoqe të tjera, shtetaset Pranvera D., Suzana D., Olivia D., Amaris K., Elizabeta B., Etleva S., ku në total Vjollca A. i ka dhënë Marina Tashos shumën prej 2850 eurosh për udhëtimin që do bënin për në Amsterdam së bashku me shoqet e saj. Thëniet e mësipërme janë konfirmuar dhe sqaruar edhe në kallëzimin e bërë po të njëjtën ditë nga Pranvera D..

ARRESTIMI

Policia ka administruar si prova materiale kopje të biletave të udhëtimit, kopje të prenotimeve në hotele e të printuara nga sistemet në lidhje me agjencinë e udhëtimit “Tasho’s Travel Agency”, kopje dhe fatura tatimore të lëshuara nga subjekti i Marina Mazes, të dorëzuara nga të gjithë kallëzuesit. Nga analizimi i fakteve dhe provave të administruara pas konsultimit edhe me prokuroren e gatshme Suela Salavaci, është bërë ndalimi i shtetases Marina Tasho (Maze), 26 vjeçe, nga Elbasani, banuese në Turanë.

Pas ndalimit, pasi u njoh me të drejtat e të ndaluarit dhe të personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, ajo u pyet në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime në prezencë të avokatit Julian Kola. Gjatë dëshmisë së saj, Marina Tasho ndër të tjera shpjegoi se është penduar për veprimet që ka bërë dhe do t’ua kthejë lekët personave që ua ka marrë, pasi ka nxjerrë shtëpinë e familjes në shitje. Gjithashtu, ajo ka sqaruar se këto ditë nuk ka qenë në shtëpi dhe fëmijën e saj të vogël ia ka lënë që të kujdeset vjehrra e saj, V. Tasho.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhvlerësimi i euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

14:55 : 22/07/2025
AKTUALITET

Shpërndante kokainë, arrestohet i riu në Vlorë

14:44 : 22/07/2025
AKTUALITET

Faza e tretë/ Kandidatët për kreun e BKH-së përfundojnë shkruajtjen e esesë dhe testin logjik

14:36 : 22/07/2025
AKTUALITET

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i vdekur në shkallët e pallatit

14:18 : 22/07/2025
AKTUALITET

Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gent Sulës të “Kodrës së Diellit”

14:14 : 22/07/2025
AKTUALITET

Rikonstruksioni i Pallatit të Sportit në Korçë, ankimohet tenderi 2.5 mln euro i fituar nga ‘ERGI’ shpk

13:59 : 22/07/2025
Para

Nuk u paraqit në polici për vrasjen që tronditi ish-bllokun, ja vendimi që është marrë për Elvana Gjatën

TË GJITHA

Zhvlerësimi i euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

14:55 : 22/07/2025

Shpërndante kokainë, arrestohet i riu në Vlorë

14:44 : 22/07/2025

Faza e tretë/ Kandidatët për kreun e BKH-së përfundojnë shkruajtjen e esesë dhe testin logjik

14:36 : 22/07/2025

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i vdekur në shkallët e pallatit

14:18 : 22/07/2025

Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gent Sulës të “Kodrës së Diellit”

14:14 : 22/07/2025

Rikonstruksioni i Pallatit të Sportit në Korçë, ankimohet tenderi 2.5 mln euro i fituar nga ‘ERGI’ shpk

13:59 : 22/07/2025

VIDEO/ Asani shkëlqen në Korenë e Jugut, shënon gol fantastik

13:47 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com