• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Kryetarja e PS Leskovik zgjidhet drejtoreshë shkolle në kundërshtim me rregullat

21:55 : 27/11/2018
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Emërimi i kryetares së Partisë Socialiste Leskovik, në pozicionin e drejtoreshës së shkollës së mesme “Jani Vreto” të këtij qyteti është bërë në shkelje të udhëzimit nr. 57 për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar.

Emisioni “BOOM” ka zbuluar se Dallëndyshe Kravari, nuk plotëson pikën 1, të këtij udhëzimi, e cila përcakton se kandidati duhet të ketë diplomë të nivelit të dytë, në fushën e edukimit. Titulli i diplomës së saj është punonjës i shkencave politike.

Për këtë vetë drejtoresha e sapoemëruar thotë:

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Diploma ime është në fushën e edukimit, unë kam mbaruar fakultetin e Shkencave Politike, dega Filozofi. Në 85-ën. Kam bërë praktikë mësimore 2 vite shkollore, pra dhe në vit të tretë quhej atëherë dhe në vit të katërt, se jam me sistemin e vjetër. Kam mbaruar që në 85-ën.

Gazetarja: Pra e kuptoj. Kjo diploma juaj është e njësuar thoni juve dhe me nivelin e dytë, por nuk është në fushën e edukimit.

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Në fushën e edukimit jam unë, filozofi.

Gazetarja: Përpara 90-ës kam përshtypjen që nuk ishte futur filozofia në proces mësimor.

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Filozofia në 90-ën , ka qenë filozofia dhe bëhej njohuri të marksizëm -leninizmit. Po të mos kishe notën 8, në atë lëndë nuk shkoje dot në shkollë të lartë.

Gazetarja: Filozofi quhej?

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Quhej njohuri fillestare të marksizëm – leninizmit.

Gazetarja: Drejtoresha, pyetja ime është çfarë ka ndryshuar nga 2016 në 2018?  

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Ndaj figurës sime është hedhur baltë  pa të drejtë.

Gazetarja: Jo, jo çfarë ka ndryshuar nga vlerësimi në 2016-ën në vlerësimin tani?

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Nga vlerësimi, m’u hap dosja.

Gazetarja: Pse nuk hapej dosja juaj?

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Nuk hapej dosja fare.

Gazetarja: Pse?

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Me pretendimin që unë nuk kam titullin mësues.

Gazetarja: Kush e ka interpretuar që ju plotësoni kriterin e ciklit të dytë në fushën e edukimit me këtë diplomë që keni?

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Ne me diplomë të vjetër, ne jemi në ciklin e dytë, cikli i dytë quhet master.

Gazetarja: Jo dakord që jeni, por nuk jeni në fushën e edukimit

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Në fushën e edukimit quhem unë si s`quhem.

Gazetarja: Po shkencat politike nuk janë në fushën e edukimit.

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Moj në shkollë ne bëjmë qytetari, bëjmë filozofi, bëj unë ç`janë partitë politike, ç`janë sistemet e zgjedhjeve, pra unë në shkollë mbuloj këto lëndë; qytetari, mbuloj ekonominë, mbuloj filozofinë dhe nuk bëj politikë, voto për këtë dhe voto për atë. 

Gazetarja: Fakti që jeni dhe kryetare e degës së Partisë Socialiste në Leskovik mendoni se e komplikon një çik çështjen?

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Këtu kam ardhur me meritë, nuk kam ardhur se drejtoi këtë këshillin socialist në Leskovik. Unë këtu jam mësuese dhe nuk jam në fushën që unë t`i shërbej dhe asaj partie.

Gazetarja: Dakord, po jeni edhe drejtoreshë?

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Nëse mua më kërkohet që të jap dorëheqjen, do jap dorëheqjen.

Instituti i Zhvillimit të Arsimit, institucion që inspekton procesin e emërimit të drejtorëve në shkolla, pranon se në raste të tilla, punonjësi i shkencave politike, mund të jetë mësues, sipas udhëzimit për profil të përafërt, por jo drejtues.    

Specialisti i I. ZH. A: Kjo thotë që të ketë diplomë të nivelit të dytë në fushën e edukimit. Shkencat politike janë në fushën e edukimit?

Gazetarja: Nuk është në fushën e edukimit.

Specialisti i I. ZH. A: Nuk është në fushën e edukimit.

Gazetarja: Kështu e kam interpretuar edhe unë, por…

Drejtori: Ka 20 vjet mësuese ajo.

Specialisti i I. ZH. A: Ajo mund të ketë 25, por çështja diplomën që ka është specialiste e shkencave politike.

Gazetarja: Punonjëse e shkencave politike.

Drejtori: Janë këto që kanë mbaruar filozofi o burrë, që kanë dhënë mësim një jetë.

Specialisti i I. ZH. A: Punonjëse e shkencave politike, nuk është mësues. Më përpara kanë qenë diploma të integruara 4-vjeçare. Dhe kjo është e njëvleftshme me këtë të parën.

Gazetarja: Edhe kjo duhet të jetë në fushën e edukimit?

Specialisti i I. ZH. A: Të edukimit, po. Ai mësues vlen, sepse ne kemi udhëzim tonin për profilin dhe ngarkesën thotë, profili i drejtpërdrejt, i përafërt. Pra i përafërt, na duhet për mësues, por jo për drejtor shkolle.

Gazetarja: I njëjti person ka konkurruar edhe njëherë përpara dy vjetësh dhe është bërë një procesverbal i cili thotë…  Është në të njëjtat kushte ë, pra ajo nuk është se ka bërë një master. Nuk plotëson pikën e parë të kësaj shtojce mbi titullin mësues si kriterin bazë të diplomës. E kanë skualifikuar. Tani disa nga këta anëtarët që kanë hedhur firmën këtu, janë po prapë ata që e kanë zgjedhur.

Specialisti i I. ZH. A: Qenka një precedent përpara, tani kanë shkelur dhe precedentin.

Udhëzim nr. 57 në pikën 9 parashikon se drejtori i institucionit publik të arsimit parauniversitar nuk duhet të bëjë pjesë, pas emërimit, në forumet drejtuese të partive politike. Në lidhje me këtë fakt përgjegjësi i zyrës Arsimore Kolonjë pranon se znj. Kravari  i mban aktualisht të dyja pozicionet në shkelje të këtij udhëzimi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025
AKTUALITET

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025
Para

Simpatizantja e flaktë zhgënjehet nga Rama, shkrimtarja Elvira Dones: Ke shuar shpresën e shqiptarëve

TË GJITHA

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com