• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arta Marku hap garën për KLP, nën pikëpyetje të mëdha. “Lajmin” e dha avokati i PS

18:57 : 27/11/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka vendosur të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nëpërmjet një njoftimi që krijon disa pikëpyetje dhe paqartësi.

Arta Marku njofton të gjithë prokurorët e Republikës së Shqipërisë se duhet të mblidhjen në dt. 11 Dhjetor, ora 9.00, në një kompleks privat në bregdetin e Kavajës, ku do të votojnë për 6 anëtarët prokurorë të KLP-së.

Fillimisht, njoftimi zyrtar i Prokurorisë u shpërnda në rrjetin social facebook nga av. Alfred Balla, anëtar jo-prokuror, i përzgjedhur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë vetëm me votat e Partisë Socialiste para pak muajsh.

Lexo edhe:

“Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin”/ Trump: Sanksionet e BE-së për Rusinë, të pamjaftueshme

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

Disa prokurorë, të kontaktuar nga “Boldnews.al” deklaruan se njoftimin për mbledhjen e kishin marrë fillimisht nga rrjetet sociale dhe më tej, mbrëmjen e së Martës ishin njoftuar zyrtarisht edhe nga Prokuroria e Përgjithshme.

Njoftimi i Kryeprokurores së Përkohshme mban datën 27.11.2018, ditë kur përfundoi procesi i Vetingut për kandidatin e fundit prokuror për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, i cili u konfirmua në detyrë.

Gjithësesi, vendimi i Kryeprokurores së Përkohshme për të thirrur Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve mund të shkaktojë debate proceduriale.

Në fillim të vitit 2017, 19 prokurorë kandiduan për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndër të cilët edhe Arta Marku, e cila në atë kohë ishte prokurore në Shkodër. Pasi u zgjodh në postin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, ajo dha dorëheqjen nga garimi për KLP, duke ulur numrin e garuesve në 18.

Gjatë procesit të Vetingut, 9 kandidaturave u rrëzuan, ndërkohë që pjesa tjetër u konfirmuan. Nga prokurorët e konfirmuar, vendimi për 4 prej tyre është ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik. Konkretisht, ende nuk janë konfirmuar përfundimisht Besnik Muçi, Gentian Osmani, Antoneta Sevdari dhe Arben Dollapaj.

Pikërisht, për këta emra mund të krijohen pikëpyetje dhe debate pas vendimit të Kryeprokurores së Përkohshme për të thirrur Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve.

Ende është e paqartë nëse këta 4 kandidatë do të përfshihen në listën e votimit të kandidatëve prokurorë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Nëse nuk përfshihen, për shkak se nuk janë konfirmuar zyrtarisht me vendim të formës së prerë, atëherë kjo mund të konsiderohet një shkelje e rëndë e së drejtës së tyre për t’u zgjedhur.

Por, edhe nëse përfshihen, askush nuk mund të thotë sot se çfarë do të ndodh nëse ata përzgjidhen si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe më tej të shkarkohen nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të problemeve me Vetingun, siç pretendon Komisioneri Publik.

Këto pikëpyetje do të shuheshin nëse Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, do të zgjidhte që të priste derisa Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) të jepte verdiktin përfundimtar edhe për 4 prokurorët e konfirmuar nga shkalla e parë e Vetingut, por që ende nuk konsiderohen të konfirmuar me vendim të formës së prerë, derisa të shprehet KPA.

Lajme të lidhura

BOTA

“Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin”/ Trump: Sanksionet e BE-së për Rusinë, të pamjaftueshme

12:02 : 15/09/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

11:55 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Temperatura deri në 35°C”, meteorologia bën parashikimin si do të vijojë muaji shtator

11:42 : 15/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Dy të moshuar në Finiq sulmohen në banesë nga grabitës të maskuar, u vjedhin paratë

11:30 : 15/09/2025
AKTUALITET

Rama i beson sërish Gjiknurit “Zgjedhoren”, Klosin e çon te Komisioni i Bujqësisë

11:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, Malltezi i vetmi i pranishëm në seancë

11:18 : 15/09/2025
Para

Kamëz, shpërndahen ndihma për familjet e përmbytura në Zall-Mner,Valias dhe Bathore

TË GJITHA

“Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin”/ Trump: Sanksionet e BE-së për Rusinë, të pamjaftueshme

12:02 : 15/09/2025

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

11:55 : 15/09/2025

“Temperatura deri në 35°C”, meteorologia bën parashikimin si do të vijojë muaji shtator

11:42 : 15/09/2025

EMRAT/ Dy të moshuar në Finiq sulmohen në banesë nga grabitës të maskuar, u vjedhin paratë

11:30 : 15/09/2025

Rama i beson sërish Gjiknurit “Zgjedhoren”, Klosin e çon te Komisioni i Bujqësisë

11:26 : 15/09/2025

Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, Malltezi i vetmi i pranishëm në seancë

11:18 : 15/09/2025

Piramidat online/ Zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Nuk detyruam askënd të investojë…

11:06 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com