• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga “lideri i Ballkanit” tek shfaqjet populiste: Taktikat e Ramës për të mbuluar skandalet në vend

21:40 : 26/11/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Aludimet se qëndron së bashku me Thaçin, pas projektit të ndarjes së Kosovës të kamufluar me tezën e “korrigjimit të kufijve”, të proklamuar nga vetë presidenti i Kosovës, duket se e kishin “rrënuar” imazhin e kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë.

Por kjo nuk e ka penguar Edi Ramën që ditën e sotme në mbledhjen mes dy qeverive të mbante një fjalim pompoz ku sulmoi ashpër Serbinë, kritikoi BE-në dhe foli për një projekt të bashkimit të shqiptarëve në 2025-n.

Me tone të ngritura ai theksoi se askush nuk i ndalon shqiptarët në projektin e tyre të bashkimit si shtete, edhe pse kjo,- tha Rama, do të shkaktonte reagim në Beograd.

Deklarata të tilla të kryeministrit shqiptar, në fakt nuk janë të papritura. Ai edhe më parë në Kosovë kishte dalë me teza që kishin shkaktuar reagim edhe tek ndërkombëtarët kur ishte shprehur për një “president të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë”. Se sa afër realitetit ishte kjo deklaratë, mbase më së miri e shpjegon reagimi i atëhershëm i një deputeti të Kuvendit të Kosovës I cili u shpreh se “Me Shqipërinë nuk po mundemi të zgjidhim problemin e patates, jo më të kemi një president”.

Nëse këto ide të shfaquara si një ushqim për opininonin publik në rrjet, do të ishin synime të vërteta të tij apo qeverisë së Shqipërisë, do të ishte vështirë e besueshme që ai të kishte një raport të relaksuar me presidentin serb, Vuçiç. Në fakt ideja për “ndarjen e Kosovës” është përmendur si një projekt i treshes Vuçiç-Rama-Thaçi. Vetë kryeministri i Shqipërisë nuk e ka mohuar idenë e korrigjimit të kufirit ku kohë më parë kishte thënë se “kjo gjendje ekzistuese e Kosovës nuk mund të vazhdojë më”, duke deklaruar hapur mbështetjen e tij për presidentin Thaçi.

Lexo edhe:

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

Ashtu si me çështjen e “bashkimit të shqiptarëve”, të njëjtën gjë ai ka bërë edhe me Çështjen Çame. Me tone të larta i shqiptonte nga foltorja e Kuvendit Vangjel Dules se “nëse nuk të pëlqen ta quaj çështja çame, është çështje shqiptare”. Por kur nuk kanë rrjedhur shumë ujë nga këto deklarata të zjarrta, kur erdhi puna për të shtruar letrat në tavolinën e bisedimeve, “çështja Çame” u zhduk. Pala greke kishte deklaruar se në asnjë çast nuk do të pranonte bisedime nëse Shqipëria përmendte këtë çështje.

Pra siç duket premtimet, apo deklaratat e tilla nacionaliste nuk kanë përputhje me atë që ndodh realisht.

Por përse kryeministri i Shqipërisë bën deklarata të tilla, kur edhe ai e di se janë përtej mundësive të tij që ti shndërrojë në veprime konkrete?!

Si një lider ballkanik, edhe Rama nuk bën përjashtim që sa herë i kërcënohet pushteti gjenë strehë tek nacionalizmi dhe këto qëndrime të tij fasadë në periudha të ndryshme, duket se reflektojnë situatën e brendshme në vend. Duke pasur si qëllim zhvendosjen e vëmendjes tek tema të tilla që nuk është se varen vetëm nga shqiptarët, ai synon fshehjen e zhvillimeve politike në Shqipëri ku qeveria e tij nuk është në një pozicion komod.

Edhe ideja e bashkimit të shqiptarëve (Shqipëri-Kosovë) është në në varësi të zhvillimeve të brendshme dhe atyre ndërkombëtare.

Më 17 Tetor 2016 Edi Rama në një intervistë për “Al Xhazira” deklaroi, se bashkimi me Kosovën, nuk ka qenë asnjëherë qëllim për Shqipërinë. Ishte koha kur Shqipërisë i ishte premtuar hapja e bisedimeve për në BE.

Megjithatë ai vetëm pas 6 muajsh bën kthesën. Kur plasi skandali i kanabisit dhe daljes në skenë të Saimir Tahirit. Edi Rama sërish do të rendtte pas nacionalizmit.

“E vetmja mënyrë për të mbajtur Ballkanin në këtë frymë paqësore dhe bashkëpunuese… është të mbahet e hapur rruga e BE-së… Askush nuk do të donte të kthehej nga vetja dhe të kërkonte për bashkime më të vogla, të gjithë do të pëlqenin të bashkoheshin në unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, perspektivë, hapësirë, atëherë sigurisht unione të vogla mund të ndodhin”, tha Rama duke aluduar bashkim të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çfarë është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet”, deklaroi përpara ligjvënësve kosovar kryeministri i Shqipërisë.

Nuk do të kalonte shumë kohë kur Rama sërish i hodhi “benzin zjarrit”. Me rastin e 10- vjetorit të pavarësisë së Kosovës gjatë fjalimit në parlamentin e Kosovës Rama foli për një politikë të jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe për një simbol të unitetit.

Kjo deklaratë shkaktoi jo pak tollovi ku përveç Serbisë reagoi BE dhe SHBA. Asgjë e papritur pasi ai këtë synonte në një kohë kur në vend kishte plasur një tjetër çështje që do ta vinte atë në vështirësi, çështja “Xhafaj”.

Por kryeministri që siç e ka të udhës që kur zihet ngushtë të thotë se “e kanë kuptuar gabim”, shfaqi një tjetër qëndrim vetëm pas pak kohësh, më 16 Maj të vitit 2018.

“Unë gjithmonë kam thënë se kam një ëndërr që në të bashkohemi nën një qiell të Bashkimit Evropian dhe kurrë nuk kam ëndërruar për një ‘Shqipëri të Madhe’ sepse kam ëndrra të mëdha, për një ‘Evropë të Madhe’, me të gjithë shqiptarët brenda”, tha ai duke folur për Euroneës.

Sot në Pejë ai bëri sërish prapakthehu dhe iu kthye strehës së nacionalizmit. Duke mos marrë parasysh se kostot për turfullime të tilla nacionaliste mund t’i vuajë Kosova, doli sërish me idenë e “bashkimit”, madje për këtë vuri dhe një afat.

E gjitha në një kohë kur Kosova, pas vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe mund të gjendet në vështirësi edhe vetë, por ‘Shqipëria mëmë’ përveçse flalimeve dhe marrëveshjes që deri tani për nga ana e zbatimit në praktikë kanë lënë për të dëshiruar, nuk i ofron asgjë konkretisht.

Ndërkohë që në Shqipëri qeveria e Edi Ramës gjendet në vështirësi për shkak të situatës politike dhe protestave të fuqishmë të banorëve të Astirit, dhe shpërthimet e tij nacionaliste së bashku dhe me gjestin e kapjes me “forcë” e dorës së Haradinajt, sërish duket se kanë lidhje pikërisht me atë që po “vlon” në Shqipëri. Mbetet për t’u parë sa do i zbresë temperaturat dhe mbi të gjitha si do interpretohet pak më vonë në takimet e ardhshme në Bruksel.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025
BOTA

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

14:51 : 10/05/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

14:35 : 10/05/2025
AKTUALITET

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025
AKTUALITET

Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

14:19 : 10/05/2025
AKTUALITET

Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh, dheu zë poshtë dy punëtorë, vdes njëri

14:13 : 10/05/2025
Para

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

TË GJITHA

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

14:51 : 10/05/2025

11 Maji/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

14:35 : 10/05/2025

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025

Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

14:19 : 10/05/2025

Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh, dheu zë poshtë dy punëtorë, vdes njëri

14:13 : 10/05/2025

Plagosi të shoqen dhe më pas vrau veten, reagon gruaja e stilistit kosovar/ FOTO

14:07 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com