• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Operacioni i madh ndërkombëtar BOCA, goditet mafia shqiptare

10:21 : 24/11/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Një aksion i madh ndërkombëtar është zhvilluar kundër një rrjeti të trafikut të kokainës. Dhjetra persona janë arrestuar në Brescia të Italisë më 22 Nëntor, si anëtarë të dyshuar të organizatave kriminale. Në operacionin e koduar “BOCA” (Operacioni në Brescia kundër krimit shqiptar) policia italiane bashkëpunoi me atë shqiptare, belge, gjermane dhe greke për të arrestuar të dyshuarit. Në pranga janë vënë në total 56 persona, të cilët janë anëtarë të tre grupeve kriminale, mes të cilëve një numër i madh janë shqiptarë. Në Selanik të Greqisë u arrestua një 22-vjeçar shqiptar për llogari të Italisë.

Sipas mediave italiane, “truri” i këtyre organizatave ishin tre shqiptarë. Njëri banonte në Belgjikë, i dyti në Holandë dhe i treti në Gjermani. Nuk dihet nëse ata janë në mesin e të arrestuarve.

Autoritetet italiane thonë se grupet kriminale e merrnin kokainën nga Amerika Latine dhe më pas shpërndarja bëhej në Itali. Rruga e trafikut kalonte përgjatë Holandës, Gjermanisë dhe përfundonte në Itali. Organizata kriminale dyshohet se ka trafikuar 1 ton kokainë përgjatë një viti, duke qarkulluar kështu 100 milionë Euro. Kjo organizatë kriminale kishte në pronësi edhe një dyqan të shitjes së automjeteve. Këto makina, kryesisht luksoze, i përdornin për të transportuar lëndën narkotike.

Konkretisht, pasi kokaina mbërrinte nga Amerika Latine në portet e Holandës, transportohej me makina drejt Frankfurit dhe më pas në Itali. Automjetet që përdoreshin nga anëtarët e bandës ishin Audi Q5, Peugeot 208, BMW Serie 5, Mercedes – Benz A Class, Opel Insigna dhe dy Peugeot 3008.

Lexo edhe:

Horoskopi, 20 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

Gjatë kontrolleve në depot dhe vendet e organizatës në veri të Italisë dhe në Holandë, policia sekustroi 130 kg kokainë dhe armë zjarri. Po kështu, u konfiskuan edhe pasuri të patundshme dhe asete të tjera, vlera e të cilave shkon në mbi 1 milion Euro. Dyshohet se fitimet nga droga të organizatës kriminale investoheshin më pas në Shqipëri. Policia ka zbuluar gjithashtu një rast të agresivitetit të këtyre bandave, që megjithëse të ndara, janë në fakt pjesë e një organizate. Para disa kohësh, organizata kishte rrëmbyer një prej bashkëpunëtorëve të tyre pasi ky i fundit kishte tentuar të shiste drogë në mënyrë të pavarur.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 20 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 19/08/2025
BOTA

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

22:53 : 19/08/2025
SHOW BIZ

U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi

22:49 : 19/08/2025
AKTUALITET

Skandal në AKU/ Denoncimi: Ish-prokurori Alket Mersini, goditi punonjësen shtazënë

22:37 : 19/08/2025
RAJONI

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

22:06 : 19/08/2025
BOTA

Moti i keq shkakton probleme në jugun e Italisë, përmbytje në disa zona

21:54 : 19/08/2025
Para

Në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, kapet i shumëkërkuari me 3 emra

TË GJITHA

Horoskopi, 20 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 19/08/2025

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

22:53 : 19/08/2025

U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi

22:49 : 19/08/2025

Skandal në AKU/ Denoncimi: Ish-prokurori Alket Mersini, goditi punonjësen shtazënë

22:37 : 19/08/2025

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

22:06 : 19/08/2025

Moti i keq shkakton probleme në jugun e Italisë, përmbytje në disa zona

21:54 : 19/08/2025

Zjarret/ Eksperti i sigurisë: Dëmet kapin vlerën e 325 milionë eurove! Institucionet s’morën masa

21:33 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com