• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë e bllokuar nga vakancat

19:20 : 22/11/2018
në AKTUALITET, EKONOMI

Banka e Shqipërisë bëri të ditur zyrtarisht se Këshilli Mbikëqyrës nuk është në gjendje të marrë vendime për shkak se Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk kanë zgjedhur në kohë kandidatët zëvendësues për gjashtë nga nëntë anëtarët, një situatë e paprecedent kjo për bankën qendrore.

Gjashtë prej nëntë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u ka mbaruar mandati së fundmi ndërsa tre anëtarët e mbetur nuk ishin në gjendje të merrnin vendime, duke krijuar një situatë të paprecedentë për bankën qendrore në historinë e re të Shqipërisë.

Në një njoftim për shtyp, banka bëri të ditur se në mbledhjen e fundit të Këshillit të zhvilluar më 21 nëntor, “nuk u morën vendime”.

“Çështjet e planifikuara për vendimmarrje në mbledhjet e muajit nëntor do të trajtohen në mbledhjet e ardhshme, atëherë kur Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të ketë numrin e nevojshëm të anëtarëve për zhvillimin e mbledhjeve dhe marrjen e vendimeve përkatëse,” bëri të ditur banka në njoftim për shtyp.

Lexo edhe:

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë sipas parimeve ligjore duhet të zëvendësohen në mënyrë graduale përgjatë shtrirjes së mandatit të tyre shtatëvjeçar, në mënyrë që në institucion të ruhet memoria institucionale dhe të shmanget rreziku i kapjes së bankës qendrore nga shumica parlamentare e rradhës.

Por në vitin 1998, qeveria socialiste e kohës zgjodhi gjashtë nga nëntë anëtarë, të cilët u zëvendësuan në grup në 2004 dhe 2011. Gjithsesi, në të dyja rastet mes partive politike shqiptare, PD dhe PS më 2004 dhe PD, PS dhe LSI më 2011, kishte një mirëkuptim politik për të ndarë mes tyre të drejtën e propozimeve të kandidatëve dhe për rrjedhojë, këshilli mbikëqyrës i BSH pati një lloj balance informale.

Në gjendjen aktuale, mirëkuptimi politik për të zëvendësuar gjashtë anëtarët apo për t’i dhënë një mandat të dytë atyre duket se mungon ndërsa Kuvendi i Shqipërisë nuk ka kryer në kohë detyrat e veta funksionale në përzgjedhjen e kandidatëve.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka një gamë të gjerë detyrash, përfshirë mbikëqyrjen e veprimtarisë operacionale të bankës, e cila kërkon vendimmarrje të menjëhershme.

Aktualisht Këshilli Mbikëqyrës duhet të vendosë nëse banka qendrore do të vijojë apo jo me politikën e vet të ndërhyrjes në tregun e këmbimit valutor, ndërkohë që tre anëtarët e mbetur, Guvernatori Gent Sejko, zëvendësguvernatorja e Dytë Natasha Ahmetaj dhe anëtari Tonin Kola nuk janë në gjendje të marrin vendim sepse u mungon kuorumi.

Burimi: BIRN

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025
AKTUALITET

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025
Para

Video/Opinionisti ngre fustanin e moderatores live, i zbulon një sekret

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com