• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Çfarë po blen Erjon Velija me Unazën e Re?

11:30 : 22/11/2018
në OP-ED

Nga Armand Shkullaku

Brenda dramës së madhe që po luhet këto ditë të ftohta me banorët e dëshpëruar të Unazës së Re, ka edhe një dramë tjetër të vogël, personale, e cila përditë e më shumë po merr përmasa groteske.

Kjo është drama e Erjon Velisë. Kryetari i Bashkisë duket i kapluar nga ethe të forta dhe i përfshirë fuqishëm në krizën e Unazës së Re. Madje aq shumë, sa ka rrezikuar të dëmtojë edhe imazhin e sajuar me kosto të lartë “të djalit të mirë dhe tolerant”, duke rrëshkitur në përcaktime raciste që kanë provokuar jo pak opinionin publik. Nga mëngjesi deri në mbrëmje, me nxënës shkollash e veteranë, me sportistë e artistë, Veliaj ka vetëm një refren: Projekti i Unazës së Re do të bëhet!

Në opinion është krijuar ideja se ky projekt është beteja vendimtare e Velisë, se ai përbën një sfidë dhe provë të fortë për kreun e bashkisë në planet e tij të zhvillimit të kryeqytetit dhe pikërisht për këtë arsye, ai duket më i përfshirë se kurrë. E tamam këtu, vimë tek ajo drama e vogël, që i jep gjithë dimensionet e banales këtij angazhimi epik të kryetarit të Bashkisë në betejën e Unazës së Re.

Projekti në fjalë, nuk ka lidhje fare me Bashkinë e Tiranës. Erjon Veliaj nuk ka asnjë zë në kapitull në zgjerimin e Unazës së Re. Mirëpo ethet që kanë mbërthyer atë, janë aq të forta sa me gjasë shumica e njerëzve janë bindur që ky është një projekt i Bashkisë dhe jo i qeverisë. Ndërkohë, projekti, investimi, tenderimi, zhvillimi, mbikëqyrja, etj, janë krejtësisht në kompetenca të qeverisë, ministrisë së Transporteve dhe ARRSH dhe nuk kanë të bëjnë me asnjë plan apo përgjegjësi të Bashkisë.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

Po atëherë përse ky protagonizëm i djaloshit me “rrënjë të thella në kryeqytet”? Përse po bëhet vullnetarisht shënjestër e kritikëve dhe e pakënaqësisë qytetare, kur ajo që po ndodh nuk ka lidhje me institucionin e tij? Mos vallë “lejfeni” i vogël po vetësakrifikohet për partinë, nuk po i lë vetëm shokët e idealit dhe është i gatshëm të ndajë me ta koston e kripur të një projekti 40 milion dollarë për 2 kilometra?

Përgjigja e këtyre pyetjeve të çon tek ajo drama e vogël qesharake. Erjon Velija po e bën këtë betejë jo se ka hallin e atyre dy kilometrave që do e “europianizojnë” Tiranën, as se i dhimbset kryeministri, Damiani apo organizata. Ai ka hyrë në një sfidë që nuk i përket, vetëm për të “blerë” rikandidimin e tij.

Nga dita kur Edi Rama nuk pranoi të pohojë publikisht, nëse Erjon Velija do të jetë kandidati i Rilindjes për Tiranën qershorin e ardhshëm, edhe pse u pyet disa herë, gjumi për djaloshin ambicioz u vra. Ankthi për mandatin e dytë, është shpjegimi i vetëm për lajthitje si ato me shpellarë apo përbetimet se unaza do të bëhet, kur diçka e tillë nuk varet fare nga Bashkia. Pasiguria për rikandidimin është gjithashtu shpjegimi për lumin e kronikave në televizione, ndezjen e dritave nëpër lagjet e qytetit, vendosjen e flamurëve nëpër ballkone, shkrimeve për veshjet e zonjës Ajola dhe historive të shpifura me banorë që prishin vullnetarisht lokalet e tyre. Ai ka hyrë në një betejë jo që të fitojë projekti i zgjerimit të Unazës së Re, por që të sigurojë një vend në zemrën e Ramës dhe sa më brenda unazës së ngushtë të organizatës.

Erjon Velija jo vetëm nuk ka lidhje me projektin, por në dhëmbët e tij nuk mbetet asgjë edhe nga ato 40 milionët që do të shkojnë për 2.2 kilometra. Por ai është i gatshëm të vetëpërdoret në emër të asaj që i rrjedh më pas, nëse merr një mandat të dytë për Tiranën. Dhe akti i parë për këtë kalon nga Edi Rama. “Djaloshi i bërë vetë” e di këtë dhe nuk ka nevojë që shefi t’ia kërkojë. Ai po jep provën se pranon t’i dalë për zot jo vetëm zullumeve të veta por edhe bëmave të organizatës.

Kështu bëri edhe me projektin e kullave të Teatrit, kështu po vepron edhe me Unazën. Doli vullnetar për të marrë mbi shpinë barrën e të tjerëve. Por këto janë rregullat e organizatës dhe Erjoni i ka kuptuar më së miri. Aq mirë, sa zelli i tij i tepruar nuk mund të mos të të shkaktojë të përziera. Kur e sheh ashtu të ngrysur, që përpiqet të trashë zërin brenda fallcitetit të tij emblematik dhe të përbetohet se Unaza e Re do të bëhet, mjafton vetëm një pyetje: “po bashkia çfarë roli ka në këtë projekt”, për të kuptuar që këtij njeriu, gjëja që i dhemb më pak për ta vënë në shërbim të arrivizmit të tij, është dinjiteti.

Dhe drama personale e Erjon Velisë bëhet më therrëse kur lidhet me atë të banorëve të Unazës së Re. Një njeri që lufton për të fituar besimin e shefit brenda organizatës dhe mijëra të pashpresë që luftojnë për të mbijetuar në qytetin që drejtohet prej tij.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

Fjalimi i shthurur i Ramës në foltore, solli reagimin e protestuesve jashtë Kuvendit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com