• Kontakt
Friday, October 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxheti 2019, Sejko: Kujdes me PPP-të!

16:49 : 19/11/2018
në AKTUALITET, EKONOMI

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, doli sot në një konferencë për mediet, ku foli rreth qëndrimit të institucionit që ai drejton mbi projektbuxhetin e viti 2019.

Sipas Sejkos, në projektbuxhetin 2019 prirjet janë për ruajtjen e konsolidimit fiskal, pasi sipas tij duhet të vijojë të jetë ankora kryesore e hartimit të politikës fiskale dhe udhërrëfyesi kryesor i zbatimit të Buxhetit edhe në të ardhmen.

Sejko tha se gjatë këtij viti parashikohen investime publike në vlerën 5.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por në të njëjtën kohë në kuadër të vlerësimit eksplicit të rreziqeve të mundshme ndaj realizimit të buxhetit, do të ketë reduktim të shpenzimeve. Kjo sipas Sejkos, do të shmangë rritjen e defiçitit buxhetor.

“Projektbuxheti i vitit 2019 paraqet një risi, në drejtim të vlerësimit eksplicit të rreziqeve të mundshme ndaj realizimit të buxhetit. Banka e Shqipërisë e mirëpret këtë risi, dhe inkurajon që ajo të jetë pjesë integrale e planeve të buxheteve vjetore dhe afatmesme.

Lexo edhe:

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

Horoskopi, e premte,16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Në lidhje me këta skenarë rreziku, Banka e Shqipërisë ka komentet e mëposhtme:

Së pari, vlerësimi i ndikimit të goditjeve të mundshme negative, në ekonomi apo në të ardhurat publike, duhet të shoqërohet me identifikimin e masave që duhen marrë në drejtim të reduktimit të shpenzimeve, për respektimin e vlerës së deficitit buxhetor.
Së dyti, vlerësimi i rrezikut që vjen nga programet e partneritetit publik-privat, apo ndryshe PPP-të, sugjeron se shmangiet nga kërkesat e ligjit për pagesat vjetore të PPP-ve deri në nivelin 5% të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës, do të përballohen nëpërmjet rritjes së të ardhurave. Banka e Shqipërisë gjykon se, përtej këtij mekanizmi rregullues në funksion të respektimit të tavanit ligjor, rritja e mundshme e deficitit buxhetor duhet të shmanget nëpërmjet reduktimit të shpenzimeve buxhetore.”, tha Sejko.

Reduktimi i shpenzimeve, në mënyrë të drejtëpërdrejtë sjell edhe uljen e investimeve, ndonëse qeveria parashikon rritje të tyre, me anë të krijimit të kushteve të favorshme dhe luftës së informalitetit.

Më tej ai dha disa sugjerime lidhur me ritmin e konsolidimit fiskal në afatin e mesëm, ku tha:

“Ritmi i realizimit të shpenzimeve buxhetore gjatë vitit vazhdon të shfaqë një përqendrim të theksuar në tremujorin e katërt. Ky fenomen, i përsëritur dhe i diktuar në masën më të madhe nga ritmi jo i njëtrajtshëm i realizimit të investimeve publike, krijon luhatje të panevojshme gjatë vitit në treguesit e likuiditetit dhe të normave të interesit në tregun e brendshëm financiar. Gjithashtu, ai tenton të vështirësojë kontrollin e shpenzimeve dhe të respektimit të limiteve të buxhetit, si dhe të reduktojë efektivitetin e tyre.”

Sipas sejkos, duhet të përfshihen tavanet mbi vlerën e kontraktuar të PPP-ve, pasi ky “do të ishte një element plotësues i kufizimit të parashikuar në këtë ligj mbi kufijtë maksimalë të lejuar për alokimin e fondeve për shërbimin e PPP-vë në një vit buxhetor. Gjithashtu, ai do të ankoronte në baza më të qëndrueshme, detyrimet potenciale që i vijnë buxhetit nga PPP-të.”

Më tej mbi administrimin e Programeve të Partneritetit Publik – Privat, Sejko sugjeroi:

“Në plotësim të komenteve të mëparshme mbi këto programe, gjej me vend të theksoj dhe një herë nevojën për: përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë vlerësimin, kontraktimin dhe monitorimin e këtyre projekteve, sidomos sa i takon anës ligjore dhe financiare të tyre. Gjithashtu, PPP-të e kontraktuara në lëmin e investimeve publike duhet të jenë konform programit strategjik afatmesëm e afatgjatë të investimeve, sikundër janë identifikuar në programet e zhvillimit të vendit”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e premte,16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qyno: U dorëzua një video 5 orësh në SPAK, më pas u vendos për kontrollet

22:56 : 16/10/2025
BOTA

Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”

22:49 : 16/10/2025
BOTA

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

22:42 : 16/10/2025
AKTUALITET

Një “top betoni” 20-katësh, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit

22:33 : 16/10/2025
Para

"Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it"

TË GJITHA

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025

Horoskopi, e premte,16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/10/2025

Hetimet për Portin e Limionit/ Qyno: U dorëzua një video 5 orësh në SPAK, më pas u vendos për kontrollet

22:56 : 16/10/2025

Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”

22:49 : 16/10/2025

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

22:42 : 16/10/2025

Një “top betoni” 20-katësh, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit

22:33 : 16/10/2025

Turqia planifikon burg për promovimin e LGBTQI dhe kufizime në ricaktimin e gjinisë

22:29 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com