• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosova dhe Serbia me akuza të ndërsjella për moszbatim të marrëveshjeve

18:52 : 18/11/2018
në RAJONI

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, vlerësohet në mënyra të ndryshme nga palët në negociata.

Kryesisht mbizotërojnë akuzat dhe fajësimet reciproke pse marrëveshjet e caktuara nuk janë zbatuar në tërësi apo nuk janë zbatuar fare. Prishtina akuzon Serbinë se nuk po përmbush pothuajse asnjë marrëveshje të arritur në Bruksel.

Kryetarja e komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme, Vjosa Osmani, thotë se bazuar në raportin e Qeverisë nënkuptohet se 90 për qind e marrëveshjeve të arritura nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë.

“Një konkludim nga gjitha këto që lexova, nëse shprehim në vëllim apo përqindje moszbatimin e këtyre marrëveshjeve nga ana e Serbisë ato mund të arrijnë në mbi 90 për qind, pra nuk ka marrëveshje të cilën ajo nuk e shkel së paku pjesërisht”, ka deklaruar Osmani.

“Sa i përket Kosovës edhe në raportet e fundit ndërkombëtare flitet vetëm për moszbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe ndërkaq Kosova për aq sa jemi të informuar ne edhe nga qeveritë paraprake edhe nga kjo e tanishmja i ka zbatuar obligimet e veta që dalin nga të gjitha marrëveshjet tjera”, ka thënë Osmani.

Lexo edhe:

Kylian Mbappe do të mbajë numrin “10” te Real Madrid

Tragjedi në Turqi/ 10 punonjës humbin jetën në përpjekje për të shuar zjarret 

Në anën tjetër, edhe nga Beogradi ka fajësime pse Prishtina nuk po e përmbush pjesën e vet të obligimeve. Madje, akuzat shtrihen jo vetëm në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe marrëveshjeve tjera, pjesë e të cilave janë edhe Kosova edhe Serbia, siç është rasti me CEFTA-n, një marrëveshje rajonale për tregti të lirë.

Pavarësisht se CEFTA nuk bën pjesë në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do të vazhdojë me dialogun, përderisa Prishtina të mos e shfuqizojë masën e vendosjes së taksës prej 10 për qind për prodhimet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

“Serbia është e gatshme për dialog, por para saj dikush duhet të sillet me përgjegjësi. Duhet të përmbushë pjesën e vet të obligimeve. Beogradi i ka përmbushur të gjitha ndërsa Prishtina detyrimin e vetëm, atë për formimin e Asociacionit të komunave serbe nuk e ka përmbushur”, kishte deklaruar Vuçiq, pas takimit të fundit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel.

Përderisa Beogradi dhe Prishtina e gjuajnë topin te njëra tjetra për moszbatim të marrëveshjeve në Bruksel, ish kryenegociatorja kosovare në këto bisedime Edita Tahiri, që ka qenë e përfshirë në dialogun për arritjen e pothuajse gjitha këtyre marrëveshjeve, thotë se në fakt janë të pavërteta deklaratat se Serbia nuk e ka zbatuar asnjë marrëveshje, mirëpo lista e marrëveshjeve që ajo nuk i zbaton është më e gjatë sesa e Kosovës:

“Ajo që unë nuk pajtohem kur dëgjoj disa deklarata ku thuhet se Serbia fare nuk ka zbatuar marrëveshjet kjo fare nuk qëndron. Për tu zbatuar marrëveshjet dhe për të kthyer sovranitetin e Kosovës në veriun e Kosovës, faktikisht tri palët janë angazhuar edhe Kosova edhe Serbia edhe BE-ja, pra nuk mund të thuhet se Serbia fare nuk ka zbatuar, por e ka listën më të gjatë të marrëveshjeve të pazbatuara”, tha Edita Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Rezultatet e zbatimit të këtyre marrëveshjeve, sipas Edita Tahirit, vërehen në terren, në veçanti në shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri. Kjo sipas saj, dëshmohet me vendosjen e doganës, policisë si dhe organeve gjyqësore në veri, të cilat para arritjes së marrëveshjeve kanë funksionuar paralelisht me sistemin juridik e kushtetues të Kosovës.

Për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, sipas Tahirit, ka kontribuar edhe Serbia. Megjithatë ajo thotë se janë ende shtatë marrëveshje të cilat Serbia nuk po i zbaton, përderisa Kosova, nënvizon ajo, është treguar më përgjegjëse në këtë proces, përveç marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të cilën ende nuk e ka zbatuar. Faktin që Serbia akuzon Kosovën për moszbatim të asnjë marrëveshje, Tahiri e quan gënjeshtër.

“Tani t’ju them që Serbia e ka zakon të flasë gënjeshtra, kjo nuk është risi që po e them unë, janë të njohur për këtë punë. Kosova ka qenë vazhdimisht e përgjegjshme dhe ka zbatuar pjesën më të madhe të marrëveshjeve, çka nuk vlen për Serbinë e cila edhe sot kur po flasim janë shtatë marrëveshje që nuk i ka zbatuar dhe më kryesore është marrëveshja për energjinë, pastaj marrëveshja për njohjen e diplomave, ende nuk i ka kthyer dokumentet kadastrale edhe pse Kosova ka zbatuar pjesën e vet. Kemi bllokimin e hapjes së urës së Ibrit, edhe pse ky është dështimi i Bashkimit Evropian i cili është dashur të kryej këtë punë. Ndërsa sa i përket Kosovës, ngecjet janë te çështja e Asociacionit”, thekson Tahiri.

Ndërkohë, Tahiri thotë po ashtu se lansimi i temës për ndryshim apo korrigjim të kufijve, është paraqitur si pengesë e re.

“Kësaj qeverie ndoshta iu është dukur komode të mos merret me dialogun, mirëpo kryeministrit i plasi nën tavolinë “bomba” e çështjes së kufijve. Kështu që ka gabuar shumë kryeministri që ka mohuar përgjegjësinë për dialogun”, theksoi Tahiri.

Moszbatimi i marrëveshjeve ka qenë një ndër problematikat që nga fillimi i dialogut, thotë Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës. Kjo problematikë, nënvizon ajo, e bënë këtë dialog me shumë pikëpyetje në veçanti nëse shishen afatet e parapara për zbatim nga palët në dialog.

“Tani kur flasim për atë se sa palët kanë arritur të përmbushin obligimet e tyre patjetër se pala serbe është ajo që në vazhdimësi është bllokuese dhe palë e cila nuk ka marrë përsipër obligimet për të cilat është dakorduar në kuadër të dialogut. Nga ana tjetër problematika e Kosovës ka qenë në marrëveshjen e Asociacionit të komunave serbe, atë që Serbia gjithmonë e citon”, thekson Krasniqi.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ka nisur në vitin 2011, fillimisht si dialog për çështje teknike, pastaj edhe në nivelin politik. Bashkimi Evropian u ka kërkuar që në fund të bisedimeve, të dyja vendet të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, e cila pos tjerash, do t’u hapte atyre rrugën e integrimit ne BE./REL

Lajme të lidhura

SPORT

Kylian Mbappe do të mbajë numrin “10” te Real Madrid

22:14 : 23/07/2025
A firefighter extinguishes a forest fire near the town of Manavgat, east of the resort city of Antalya, Turkey, July 30, 2021. REUTERS/Kaan Soyturk
BOTA

Tragjedi në Turqi/ 10 punonjës humbin jetën në përpjekje për të shuar zjarret 

22:10 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Sa do ia bëjë gropën Rama, Veliajt?”/ Abilekaj: As drejtësia, as PS, vendos vetëm Rama

22:10 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

21:50 : 23/07/2025
RAJONI

Arrestohen 4 zyrtarë në Kosovë, dyshohet se lehtësuan bartjen e paligjshme të pronave

21:48 : 23/07/2025
SPORT

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

21:40 : 23/07/2025
Para

Kylie Jenner qenka e martuar dhe ne nuk e dinim!

TË GJITHA

Kylian Mbappe do të mbajë numrin “10” te Real Madrid

22:14 : 23/07/2025
A firefighter extinguishes a forest fire near the town of Manavgat, east of the resort city of Antalya, Turkey, July 30, 2021. REUTERS/Kaan Soyturk

Tragjedi në Turqi/ 10 punonjës humbin jetën në përpjekje për të shuar zjarret 

22:10 : 23/07/2025

“Sa do ia bëjë gropën Rama, Veliajt?”/ Abilekaj: As drejtësia, as PS, vendos vetëm Rama

22:10 : 23/07/2025

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

21:50 : 23/07/2025

Arrestohen 4 zyrtarë në Kosovë, dyshohet se lehtësuan bartjen e paligjshme të pronave

21:48 : 23/07/2025

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

21:40 : 23/07/2025

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com