• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Kuqezinjtë shohin makthe në Shkodër, Skocia “na deh me qytetarinë” dhe na shënon 4 gola

22:44 : 17/11/2018
në SPORT

Ndër vite Kombëtarja shqiptare është përballur me kundërshtarë të ndryshëm, nga ato më të dobëtat, deri të ato elitaret, që i kanë dhënë tonin futbollit botëror, por vështirë të gjesh në histori, një “makth” si ky që kuqezinjtë përjetuan mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi, ku u mposhtën me rezultatin e thellë 0-4 nga Skocia.

Mërgim Mavraj duhej të ishte lideri që do të udhëhiqte Kombëtaren kuqezi drejt suksesit, por “katranosi” gjithçka pasi la skuadrën me 10 futbollistë pas vetëm 23 minutash lojë, moment ky që i hapi udhë një “nate të zezë” të futbollit shqiptar.

Që nuk do të ishte mbrëmja e kapitenit u pa që në minutën e dytë, kur Mavraj gaboi pozicionim dhe më pas rrëshqiti, duke humbur kundërshtarin, që u nis rrezikshëm drejt portës së Berishës.

Në minutën e 14’ ishte Xhaka që e teproi me tentativën për driblim, duke humbur topin pak metra larg zonës, ndërsa Fraser nuk fali, duke lëvizur bukur, lënë në vend Gjimshitin dhe çuar topin në rrjetën e Berishës.

Lexo edhe:

Berisha: Shqipëria është kthyer në një diktaturë autoritare, ku droga vendos për gjithçka

Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë

Vetëm 9 minuta më vonë, loja ndalet për një faull të dyshimtë të Mavrajt, ndërsa kapiteni humb qetësinë (diçka vërtetë e rrallë për të) dhe godet me kokë kundërshtarin, i cili bën pjesën e tij të aktrimit dhe përplaset në tokë.

Kaq mjafton që arbitri kryesor rus, me ndihmën edhe të asistentëve të tij, t’i tregojë kapitenit kartonin e kuq dhe të lërë kuqezinjtë me 10 futbollistë në fushë, duke bërë “malore të thepisur” vazhdimin e takimit.

Panucci tenton të reagojë, për të mbajtur skuadrën në lojë dhe vendos të largojë Ergys Kaçen, për të hedhur në fushë një mbrojtës, që në rastin konkret ishte Ardian Ismajli, debutues me fanellën kuqezi.

Por “tmerri” nuk mbaron me kaq, pasi në momentin që sinjalizohet minuta e parë shtesë, skocezët ekzekutojnë një goditje dënimi dhe topi përplaset në dorën e njërit prej lojtarëve të murit, ndërsa arbitri rus nuk ngurron të akordojë 11-metërsh.

Protestat e kuqezinjve nuk vlejnë, ndërsa penalltinë e ekzekuton me mjeshtëri Steven Fletcher, që dërgon topin për herë të dytë në rrjetën e portës së Berishës, duke kompletuar një 45-minutësh të tmerrshëm për Kombëtaren Shqiptare.

Në fillim të pjesës së dytë, kuqezinjtë tentojnë të reagojnë, duke organizuar disa manovra sulmuese, por pas vetëm 7 minutash, “tradhtohen” edhe nga Berat Gjimshiti, që lë fushën e lojës i dëmtuar dhe zëvendësohet nga Kastriot Dermaku, edhe ky debutues.

Para portës së Berishës luajnë dy lojtarë debutues, që për më tepër nuk njihen aspak lojën e njëri-tjetrit dhe kjo shfrytëzohet maksimalisht nga skocezët, që çajnë vazhdimisht në qendër dhe arrijnë të shënojnë edhe dy gola të tjerë, duke çuar rezultatin në 0-4.

Të zhgënjyer maksimalisht nga ajo që po shihnin në fushën e lojës, tifozët e shumtë që kishin mbushur shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, kërkuan largimin e trajnerit Panucci dhe këtë e bënë në gjuhën e tij, duke thirrur në kor “Panucci Vaffanculo”.

Nga ana tjetër, trajneri italian i kuqezinjve zgjodhi të ndjekë në heshtje 30 minutat e fundit të takimit me Skocinë, që mund të kenë qenë edhe të fundit e drejtimit të Kombëtares Shqiptare prej tij.

Skocia merr maksimumin nga transferta në “Loro Boriçi” dhe tashmë në kuotën e 6 pikëve, do të diskutojë vendin e parë në grup pas 3 ditësh, kur do të presë në Glasgow skuadrën e Izraelit.

Nga ana tjetër, Shqipëria mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme, një kompeticion të cilin “e nderoi” vetëm në start, për të gabuar gjithçka në 3 takimet pasardhëse dhe tashmë në vendin e fundit në grup, rrezikon rënien në Ligën D.

E vetmja notë pozitive, nëse mund të cilësohet e tillë, është ajo e debutimit të Ardian Ismajlit dhe Kastriot Dermakut me fanellën kuqezi, me dy qendërmbrojtësit që nuk mund ta kishin imagjinuar kurrsesi një natë të tillë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Shqipëria është kthyer në një diktaturë autoritare, ku droga vendos për gjithçka

13:33 : 04/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë

13:23 : 04/08/2025
AKTUALITET

Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

13:04 : 04/08/2025
RAJONI

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme

12:50 : 04/08/2025
AKTUALITET

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë

12:41 : 04/08/2025
BOTA

Kremlini: Putin mund të takohet me Zelenskyn

12:40 : 04/08/2025
Para

Panuçi pas humbjes: Kam besim te skuadra, do vazhdoj të drejtoj Shqipërinë sepse…

TË GJITHA

Berisha: Shqipëria është kthyer në një diktaturë autoritare, ku droga vendos për gjithçka

13:33 : 04/08/2025

Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë

13:23 : 04/08/2025

Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

13:04 : 04/08/2025

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme

12:50 : 04/08/2025

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë

12:41 : 04/08/2025

Kremlini: Putin mund të takohet me Zelenskyn

12:40 : 04/08/2025

Dhunuan 3 persona në aksin Fushë Krujë-Vorë, ndalohet 26-vjeçari, bashkëpunëtori në arrati

12:21 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com