• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si i godet Buxheti i ri i “Rilindjes” të pamundurit/ Analiza e PD

14:36 : 16/11/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike e ka konsideruar buxhetin e vitit 2019, si buxhetin më antisocial. Grida Duma, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, analizoi zë më zë ndihmën ekonomike të parashikuar të jepet, pagën minimale, pensionet, kompensimin për ish-të përndjekurit, prej nga rezulton se buxheti o ri godet më të pamundurit.

BUXHETI ANTISOCIAL

“Buxheti i Rilindjes nga viti në vit ka vetëm një synim, godet profesionistët me taksim gjobitës në paga, godet më të varfrit në ndihmën ekonomike dhe në pagën minimale mohon borxhin historik të të përndjekurve politikë dhe favorizon një pakicë që nuk janë më të fortët, por shërbyesit e pushtetit.

Varfëria në Shqipëri nuk është më varfëri ekonomike, është plakje popullsie dhe shkretëtim i kapitalit human dhe burimor.

Lexo edhe:

NBA/ Los Angeles Lakers shiten për 10 miliardë dollarë

Konflikti/ Irani thirrje qyterarëve të Izraelit: Largohuni nga objektet ushtarake

Me këtë buxhet rilindas që, vit pas viti e shet Shqipërinë në koncensione për tre dekadat e ardhshme, arratia e të aftëve, e profesionistëve, e krahut më vital të punës është varrosja e mirëqenies dhe zhvillimit”, tha Duma.

NDIHMA EKONOMIKE

“Buxheti i Rilindjes godet më të pamundurit në Shqipëri, ata që jetojnë pa asnjë të ardhur dhe që nuk u është dhënë asnjë mundësi për të punuar. Vetëm në dy vite familjet në mjerim janë shtuar me 50 mijë.

Jemi në vitin e dytë të të ashtuquajturës “Reformë e Ndihmës Ekonomike” dhe mbahen të fshehura pikët e përcaktimit dhe përllogaritjes së varfërisë.

Nga 103 mijë para 5 vitesh, sot përftojnë afërsisht 80 mijë dhe pjesa tjetër mbahet varur çdo muaj nën presionin dhe iluzionin se do t’i mëshirojnë ose do t’i përdorin si peng vote.

Jemi në vitin e gjashtë të buxhetimit rilindas dhe duket sikur shqiptarët s’kanë qënë të gjallë, por të vdekur në shifra, se çdo vit e njëjta shifër fikse për varfërinë. 6 vite rradhazi po e njëJta shifër asnjë rritje dhe asnjë zbritje. Sipas rilindjes në 6 vite asnjë nuk u bë as më pak i varfër, as më më shumë i varfër.

Kur këto familje abandonohen, siç po ndodh, janë po xhepat shqiptarëve që do ta paguajnë me shtrenjtë e shumëfish braktisjen e tyre. Ky nuk është kursim, por shpenzim edhe më i madh. Sepse varfëria deri në mbijetesë do të prodhojë krimin dhe krimi mbajtjen e burgjeve e gjykatave e kostove të ndëshkimit. Varfëria e 50 mijë familjeve të braktisura do të kushtojë jo vetëm jetët e tyre, por edhe shumëfish nga taksat e shqiptarëve”.

Image

PAGA MINIMALE

“Paga minimale parashikohet të rritet me 10 mijë lekë, në një kohë kur shtrenjtimi i jetës kërkon një rritje minimale me 40 mijë lekë në muaj për të përballuar rritjen e çmimeve. Ashtu si është paraqitur nga Konfederata e Sindikatave, rritja e pagës minimale duhet të ishte 280 mijë lekë në muaj, nga 240 mijë që është aktualisht”.

PENSIONET

‘Në buxhetin 2019 deklarohet se pensionet do të indeksohen sipas inflacionit, pra maksimumi rritja vjetore do të jetë 2%. Gjatë këtyre pesë viteve, pensionet janë indeksuar si breshka me nga 2 %, ndërsa çmimet dhe faturat e pensionistëve janë rritur deri në 42%.

Një pensionist që sot paguan bukën 10% më shtrenjtë, ushqimet bazike deri në 35 % më shtrenjtë, ujin 40% më shtrenjtë, energjinë 23% më shtrenjtë dhe i është shtuar edhe taksa e pronës, e për ironi në disa Bashki paguan edhe taksë arsimi, me 2 përqind të indeksimit të pensionit, nuk mund të përballojë rritjen mbi 42% të shpenzimeve të jetesës.

Pensionistët duhet ta dinë se as këtë indeksim minimal nuk do ta marrin që nga 1 janri, por vetëm dy muaj para zgjedhjeve.

Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket vlerës mesatare të pensionit ( rreth 98 euro), në një kohë kur Maqedonia e ka rreth 191 euro dhe Bosnja rreth 179 euro”.

TË PËRNDJEKURIT POLITIKË

“Përgjatë një viti beteja e përfaqësuesve të të përndjekurve politikë u përcoll me premtime nga qeveria se ‘askush nuk do të mbetej pa paguar, sidomos trashëgimtarët e parë’.

Buxheti i 2019 i përgjysmon fondet për shtresën e ish të përndjekurve politikë nga 20 milion dollarë në 10 milionë dollarë. Me këtë ritëm do të duhen 3 dekada për të shlyer faturën financiare ndaj kësaj shtrese të përvuajtur në histori’.

Image

ALTERNATIVA E PD

“Shqipëria po përballet me sfidën më të madhe të 30 viteve të fundit, shkretimin plakjen e popullsisë së vet nga shterimi i njerëzve më aktive më vitale për ekonominë e vendit. Kjo sepse rilindja ka vetëm një mision, të pasurojë një pakicë shërbyesish duke shteruar shumicën që e vjel.

Programi ynë që nis me taksimin e sheshtë, jep zgjidhje çlirimit të ekonomisë dhe uljes së informalitetit, i jep zgjidhje motivimit të profesionistëve dhe mosavantazhimit të pakicës në kurriz shumicës.

Masat që Partia Demokratike do të marrë për ndalimin e koncensioneve që e kanë shitur të ardhmen e vendit duke i kthyer ato në mbështetje të të pamundurve; ku cdo familje në nevojë do të marë ndihmë ekonomike dhe paga minimale do të pasqyrojë shtrenjtimin e jetës.

Aplikimi i një vizioni ekonomik të thjeshtë e transparent duke ndalur koncensionimin e Shqipërisë duke e kaluar atë në investime për të ndërtuar shanset e barabarta për arsim dhe kujdes shëndetësor është zgjidhja e vetme e domosdoshme dhe e menjëhershme për të ndaluar shkretimin e Shqipërisë në mundësi dhe në njerëz”.

Lajme të lidhura

SPORT

NBA/ Los Angeles Lakers shiten për 10 miliardë dollarë

17:23 : 19/06/2025
BOTA

Konflikti/ Irani thirrje qyterarëve të Izraelit: Largohuni nga objektet ushtarake

17:21 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar

17:18 : 19/06/2025
AKTUALITET

Del autopsia/ Gentiana Hudhra u godit 17 herë me thikë nga ish-burri

17:13 : 19/06/2025
SPORT

Pistë e re për Armando Brojën, e kërkon gjiganti holandez

17:05 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Fryrja” me vota e PS dhe PD më 11 Maj, sa u janë hequr deri më tani nga rinumërimi

17:01 : 19/06/2025
Para

Ndahet nga jeta papritur aktorja dhe modelja e njohur

TË GJITHA

NBA/ Los Angeles Lakers shiten për 10 miliardë dollarë

17:23 : 19/06/2025

Konflikti/ Irani thirrje qyterarëve të Izraelit: Largohuni nga objektet ushtarake

17:21 : 19/06/2025

“Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar

17:18 : 19/06/2025

Del autopsia/ Gentiana Hudhra u godit 17 herë me thikë nga ish-burri

17:13 : 19/06/2025

Pistë e re për Armando Brojën, e kërkon gjiganti holandez

17:05 : 19/06/2025

“Fryrja” me vota e PS dhe PD më 11 Maj, sa u janë hequr deri më tani nga rinumërimi

17:01 : 19/06/2025

Përcaktohen datat e nisjes së kampionateve në futbollin shqiptar

16:44 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com